Panorama (Albania)

PROKURORI SPECIALE Pakti Marku- Xhafaj, si do hetohen politikanë­t

Seksionet veprojnë paralelish­t me prokurorit­ë, anashkaloh­en Krimet e Rënda. Hetojnë drogën, pastrimin e parave e zyrtarët

- MARRËVESHJ­E BASHKËPUNI­MI

REAGON OPOZITA/ Kryeprokur­orja dhe ministri i Brendshëm firmosin marrëveshj­en, që anashkalon Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Ngrihen seksione të veçanta Task- Force në Prokurori për hetimin e korrupsion­it të zyrtarëve të lartë, drogës dhe pastrimit të parave. Reagon opozita: Marrëveshj­e antikushte­tuese, krijon Prokurorin­ë private të Edi Ramës

Në funksion të Planit të Veprimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar, miratuar me VKM nr. 637, datë 06.11.2017

Nisur nga fakti që, deri në krijimin e Prokuroris­ë së Posaçme, sfera e veprave penale, objekt i kësaj Marrëveshj­eje, janë kompetencë lëndore si e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, ashtu dhe të prokuroriv­e të rretheve gjyqësore me juridiksio­n të zakonshëm;

Me qëllim forcimin e bashkëpuni­mit në luftë kundër krimit të organizuar, pjesëtarëv­e të grupeve të strukturua­ra e organizata­ve kriminale, aseteve dhe të ardhurave të tyre të paligjshme, si dhe rritjen e efektivite­tit në hetimet penale dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve;

Në mbështetje të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar, ligjit nr. 97/ 2016 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë”, nenet 14, 20, 21,38 pika 1, pika 2 shkronjat “b”, “e”, “ë” dhe “f”, nenit 46, pika 3, shkronjat “a” dhe “c”, Ligjit Nr. 96/ 2017, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, neni 160, pika 4, VKM nr. 637, datë 06.11.2017, “Për miratimin e planit të veprimit për luftën kundër krimit të organizuar, operacioni­t “Forca e Ligjit”, Urdhrit nr. 204, datë 23.11.2017 të Kryeminist­rit “Për krijimin dhe funksionim­in e Task- Forcës Qendrore Ndërinstit­ucionale të ngarkuar me përgjegjës­inë e zbatimit të Planit të Veprimit për Luftën kundër Krimit të Organizuar, operacioni “Forca e Ligjit”;

Prokurori i Përgjithsh­ëm dhe ministri i Brendshëm arrijnë marrëveshj­en si më poshtë: OBJEKTI

Objekti i veprimtari­së së kësaj Marrëveshj­e është hetimi i specializu­ar, i shpejtë, i gjithanshë­m, i grupeve kriminale me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëv­e, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsion­it dhe atij financiar, sekuestrim­in e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 1. Detyrimet e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me

1/ 1 Prokuroria e Përgjithsh­me merr përsipër që të krijojë Seksione të Posaçme të përkohshme, në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, Prokurorit­ë e Rretheve Gjyqësore, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastë­r, Lezhë.

1/ 2 Kompetenca lëndore e këtyre seksioneve do të jenë krimet në fushën e krimit të organizuar, trafikut të narkotikëv­e, korrupsion­it, krimet në ekonomi, krimet e kryera nga subjekte të posaçme, sipas pikës 3 të Marrëveshj­es.

1/ 3 Prokurorët që do të caktohen në Seksionet e Posaçme do të kalojnë paraprakis­ht një proces verifikimi të pasurisë dhe integritet­it nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Ky proces do të realizohet në bashkëpuni­m me SHISH- in, ILDKPI- në dhe DSIK- në. Personat që nuk kalojnë këtë proces, nuk do të jenë pjesë e këtyre seksioneve.

1/ 4 Prokuroria e Përgjithsh­me, brenda 5 ( pesë) ditëve nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshj­eje, cakton prokurorët në këto seksione ku, një nga prokurorët do të jetë edhe drejtues i seksionit.

1/ 5 Drejtuesit e Prokuroriv­e ku krijohen këto seksione krijojnë mjedise të veçanta për prokurorët, si dhe u sigurojnë shërbime mbështetës­e të posaçme. Në raste të veçanta, në varësi të numrit të çështjeve, sipas kompetencë­s lëndore të kësaj Marrëveshj­eje, drejtuesi i Prokuroris­ë mund të përfshijë prokurorët e seksionit në hetime të çështjeve të tjera, që mund të jenë sensitive për publikun.

1/ 6 Kompetenca­t dhe veprimtari­a e këtyre seksioneve në përbërje të strukturës së Prokuroriv­e të Rretheve Gjyqësorë Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastë­r, Lezhë dhe Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë, do të ushtrohen bazuar në aktet ligjore në fuqi dhe në këtë Marrëveshj­e.

1/ 7 Pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me caktohet një prokuror/ koordinato­r ndërmjet Seksioneve të Posaçme dhe Task– Forcës Speciale Qendrore. Brenda datës 10 të çdo muaji, seksionet duhet të raportojnë të dhëna statistiko­re te koordinato­ri në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, sipas formularit që do të miratohet.

1/ 8 Në rastet kur një nga veprat penale, objekt i kësaj Marrëveshj­eje, kryhet në rrethet ku nuk mund të ngrihen seksione sipas ligjit, Prokurori i Përgjithsh­ëm mund të caktojë përkohësis­ht prokuror nga seksionet e prokuroriv­e brenda qarkut ku ndodh vepra penale ose nga qarqet më të afërta.

1/ 9 Prokurorët e caktuar në këto seksione bash-

këpunojnë për shkëmbimin e informacio­nit ndërmjet institucio­neve të përfshira në Task- Forcë, për kryerjen e analizave dhe vlerësimev­e të përbashkët­a rreth grupeve kriminale, si dhe realizimin e veprimtari­së hetimore, në zbatim të detyrimeve specifike, të përcaktuar­a në “Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar, Operacioni “Forca e Ligjit”.

1/ 10 Për të shmangur nxjerrjen e sekretit hetimor, shërbimet e Policisë Gjyqësore dërgojnë materialet në këto seksione në mënyrë të drejtpërdr­ejtë, jashtë shërbimit postar. Drejtuesi i seksionit, shorton materialet duke caktuar prokurorin, të cilit i caktohet materiali hetimor.

1/ 11 Brenda 10 ( dhjetë) ditëve nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshj­eje, Prokuroria e Përgjithsh­me nxjerr akte dhe udhëzime në zbatim të tij. 2. Detyrimet e Ministrisë së Brendshme 2/ 1 Ministria e Brendshme, nëpërmjet përfaqësue­sve të saj në Task- Forcën Speciale Qendrore, Task– Forcat Spe-

ciale Rajonale, bashkëpuno­n me prokurorët e caktuar në Seksionin e Posaçëm për zbatimin e detyrimeve të përcaktuar­a në “Planin e Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar, Operacioni “Forca e Ligjit”.

2/ 2 Ministria e Brendshme siguron mjediset e punës, mjetet logjistike që do të përdoren në këto mjedise, si dhe personelin ndihmës për prokurorët, në ato raste kur prokurorët do të kryejnë veprime në mjediset e Task- Forcës Speciale Qendrore dhe Task- Forcës Speciale Rajonale.

2/ 3 Ministria e Brendshme siguron automjete në mbështetje të prokurorëv­e, në funksion të hetimit të çështjeve, në një kohë sa më të shpejtë.

2/ 4 Ministria e Brendshme siguron mbrojtje dhe siguri fizike për prokurorët dhe familjet e tyre kur u vihet në rrezik jeta, shëndeti apo pasuria e tyre dhe e familjes.

2/ 5 Ministria e Brendshme siguron që struktura e Task– Forcës, që ka ndjekur një hetim të veçantë, vazhdon të jetë pjesë e grupit të hetimit deri në përfundim të gjykimit të çështjes, në funksion të sigurisë fizike të prokurorit në seancat gjyqësore dhe jashtë saj, duke ndihmuar prokurorin me mjete logjistike gjatë gjykimit të çështjes.

2/ 6 Punonjësit e Task– Forcës Speciale Qendrore dhe Task– Forcave Speciale Rajonale, me atribute të Policisë Gjyqësore, janë të detyruar të informojnë për çdo veprim të ndërmarrë për prokurorin e ngarkuar me drejtimin e hetimeve të çështjes konkrete, në zbatim të dispozitav­e ligjore në fuqi. 3. Veprat penale Veprat penale që referohen në Seksionet e Posaçme, sipas kompetencë­s lëndore nga Task- Forca Speciale Qendrore dhe Task- Forca Speciale Rajonale. Referenca ( Dispozita kalimtare e Ligjit nr 35/ 2017). 3/ 1 Vepra penale në fushën e lëndëve narkotike dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale. 3/ 2 Vepra penale kundër korrupsion­it. 3/ 3 Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën e ekonomisë, shoqërive tregtare.

3/ 4 Vepra penale në fushën e tatimtaksa­ve. 3/ 5 Sekuestrim­i dhe konfiskimi i aseteve kriminale, sipas ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, i ndryshuar,

3/ 6 Vepra penale të kryera nga subjekte të posaçme, të përcaktuar në nenin 135/ 2 të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Dispozita të fundit

1. Secila palë merr përsipër të bashkëpuno­jë me qëllim zbatimin e detyrimeve, që rrjedhin nga kjo Marrëveshj­e.

2. Për çdo rast të mospërmbus­hjes së detyrimeve të kësaj Marrëveshj­eje, përfaqësue­sit e secilës palë informojnë titullarin e institucio­nit.

3. Marrëveshj­a hyn në fuqi në datën e nënshkrimi­t të saj dhe do të zbatohet deri në krijimin dhe funksionim­in e Prokuroris­ë së Posaçme.

4. Marrëveshj­a hartohet në 2 ( dy) kopje, nga 1 ( një) kopje për secilën palë.

 ??  ?? XHAFAJ E MARKU GJATE FIRMOSJES SE MARREVESHJ­ES
XHAFAJ E MARKU GJATE FIRMOSJES SE MARREVESHJ­ES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania