Panorama (Albania)

Avionit për në Europë, nga Rinasi apo Podgorica?...

- NDUE DEDAJ vijon nga faqja 1

Nëfillim, titulli i këtij ar tikulli ishte: “Shqiptarë, mos ikni!” Por u ndryshua gjatë shkrimit të tij. Një paradoks... Edhe t’u thuash...

shqiptarëv­e të mos ikin, por të qëndrojnë këtu e bashkë me ty të bëjnë vendin e vet, domethënë vendin tonë, Shqipërinë - edhe të pohosh të vërtetën se ata nuk kanë si të mos ikin, përderisa avioni për në kryeqytete­t e Europës kushton disa herë më lirë nga aeroporti i Podgoricës në Mal të Zi, sesa nga Rinasi. Po dhe nga aeroporti i Shkupit. Nga aeroporti i Prishtinës. Gjithkund, më lirë se këtu. Shqiptarët për të shkuar në Bruksel, Paris, Stokholm etj., nuk i drejtohen aeroportit të tyre me emrin e “Nënë Terezës”, 15 kilometra nga Tirana, por atyre të vendeve fqinje, 200- 300 km më larg. Ky është “kursi” i fluturimit të njerëzve të thjeshtë, që janë dhe taksapague­sit e mëdhenj të këtij vendi, por nuk ndodh kështu me ministrin e Jashtëm, Kryeminist­rin dhe qeveritarë­t e tjerë, të cilët për punët e shtetit fluturojnë nga Rinasi, paçka se sa kushton bileta. Për ta, ajo asnjëherë nuk është e shtrenjtë. Nuk është e shtrenjtë bileta as për përfituesi­t e paligjshëm nga tenderat e punëve publike dhe investimev­e strategjik­e, le pastaj trafikantë­t e ndryshëm, që nuk iu hyjnë në sy jo vetëm biletat e kripura, por as vetë avionët. ( Ndërkohë, do të ishte cinike nëse nuk do të përmendnim përpjekjet e qeverisë për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës dhe jetësimin e atij të Kukësit.)

E prapë, shqiptarë mos ikni! Keni pesëqind vjet që vetëm ikni, ikni. E di se ky kumt tingëllon si një varg dëshpërues i një narrative të vjetër shqiptare. Por ky është realiteti gri... Një miku im i ri ka përfunduar në Kinë, mësues i gjuhës angleze. Ai shkruan se me të gjitha gjerat, është disa herë më mirë se në Shqipëri, me pagesën, qiratë, kushtet e jetesës, atëherë ai, me shaka ( të hidhur), pyet: Atëherë, më thuaj ti, më mirë kinez apo shqiptar? Sa të tjerë para tij kanë pyetur kështu, më mirë italian, grek, belg, amerikan, anglez, apo shqiptar? Kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për kombësinë tënde, racën shqiptare, por për qeverisjen e politikën, po! Ato nuk kanë arritur t’i frenojnë ikjet për 28 vjet, por pa dashje i kanë stimuluar. Nuk mirëpriten kur kthehen, vetëm sa për sy e për faqe, nuk iu krijohen hapësira për investime. E “mund” shtetin moralisht dhe një emigrant i vetëm, që shteti e përball me një burokraci dërrmuese. Ai ka ardhur në vendin e tij nga Greqia, ku ka punuar për njëzet vite, dhe nuk e ka marrë dot lejen për të ndërtuar shtëpinë pa dhënë ryshfet. Nuk e ka pranuar këtë dhe ka krisur e ka ikur. Ka ardhur përsëri kur i janë bërë fëmijët për shkollë, por ata, sipas tij, nuk kanë këtu standardet e Greqisë, ndaj, në pranverë, ka vendosur t’i heqë dy fëmijët nga shkolla e t’ia mbathë sërish për në tokën greke, që është togfjalësh­i më i lakuar në ligjërimin e tij. Por a janë thirrur njerëz të tillë, të flasin në Parlament, ndonjëherë sy në sy me baballarët e politikës? Kush i dëgjon ata? Askush. Sekserët e pushtetit iu thonë: “I bëni kërkesat tuaja në prag të zgjedhjeve, se atëherë zgjidhet ‘ qesja’ e lejeve dhe premtimeve, se duhen votat”. Paçka se u pa me këto zgjedhje, sa njerëz të punësuar në turravrap u larguan të nesërmen e zgjedhjeve. Njerëz të tillë, të thjeshtë, të ardhur nga emigracion­i për të investuar këtu, me vizione perëndimor­e për veten, fshatin, zonën, qytetin, nuk janë të thirrur as në panelet e debateve televizive, ku shfaqen rregullish­t të njëjtët shefa të politikës etj.

Mbase, vetëm mediat dhe njerëzit e botës së artit e prekin tokësoren e përditshme të këtij vendi pa kërkuar një çmim për mirësinë e tyre. Ata japin dhe mesazhet më të fisme shqipërida­shëse. Piktori i njohur Pashk Përvathi, ekspozitën e tij vetjake të tetorit 2017, e quajti “Shqipëria, vend i bukur”. “Nuk kisha reshtur së lëvizuri në stinë dhe vende të ndryshme për të zbuluar bukuritë e vendit tim. Kisha realizuar një ekspozitë, por edhe një qëllim përmes saj. Kisha përcjellë mesazhin e madh, ta duam vendin se ai është i bukur. Ishte mesazh aktual sepse shumë bashkatdhe­tarë e kishin braktisur vendin vitet e fundit. Nuk e kisha retorikë. Unë e besoj këtë. Mjaftuan ditët në vazhdim për ta konfirmuar titullin e zgjedhur të ekspozitës që i shkonte më së miri veprës së ekspozuar. Ishin të shumtë ata që më thanë se titulli ishte i goditur...” Ka rëndësi, pra, dhe fjala që thuhet, përpos veprës në shërbim të njerëzve. Vërtet që njerëzit kanë sy e shohin, por jo të gjithë mund t’i kuptojnë si duhet dukuritë sociale shqiptare. Ka gjasë që po të ishte shpjeguar mirë ajo që po ndodhte në vendin tonë në vitet e para të tranzicion­it, nuk do të kishim një braktisje të pashembull­t të fshatrave në malësi. Por kjo nuk u bë, pasi politikës i interesoni­n thjesht votat dhe ishte përfshirë dhe ajo nga “trendi” i kohës, domethënë nga kinse e mira i zhvendosje­s masive të njerëzve në zonat fushore e rrethinat e qyteteve. Pa u zgjatur me këtë analizë, që meriton të bëhet pa i kaluar historisë, sot janë të përligjura ikjet e infermiere­ve drejt Gjermanisë, për mirëqenie ekonomike, po jo të djemve adoleshent­ë, që ia varin shkollës dhe edukimit të tyre, me idenë se nesër do të venë në parajsën e emigracion­it. Që të mos ushqejnë iluzione, të rinjtë duhen përfshirë hap pas hapi në nismat, aksionet dhe projektet e zhvillimit, që të ndihen pjesë e tyre dhe nesër, kur të jetë koha që ata të marrin vendime për veten, të rrinë apo të ikin. Kjo i përket shtetit ta bëjë, qeverisë dhe bashkive, ndërsa shoqëria civile ka në dorë ta shkundë administra­tën, që i trajton njerëzit ca të nënës, ca të njerkës, që askush të mos nëpërkëmbe­t në dyert e saj. Mjerisht, kush ka sot një pozitë të vogël apo të madhe në shtet, hiqet si pronar i atij vendi pune dhe kërkon të nxjerrë përfitime prej tij. Është edhe kjo një nga arsyet e emigrimit.

Gjithsesi, shqiptarë, mos ikni, për “inat” të askujt! Të përpiqemi të fluturojmë nga aeroporti ynë për në Europë, Amerikë etj. më parë se nga ato të vendeve të rajonit! Nuk është Podgorica “shpëtimi” ynë ajror, as Shkupi, as Roma, as Athina. Është në të drejtën e qeverisë të kërkojë rekomandim­in për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE, por me këtë hap të rëndësishë­m të pritshëm, janë të lidhura dhe këto gjerat e “vogla”, të përditshme të njerëzve të këtij vendi, si fluturimi me avion me kosto të përballues­hme nga shqiptarët, nga Rinasi i tyre...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania