Panorama (Albania)

Domart Konjari, i dyshuar si porositës i vrasjes

-

Disa orë pas vrasjes së Devi Kasmit, Policia e Tiranës shpalli në kërkim një të kërkuar, të dyshuar si porositës i atentatit. Bëhet fjalë për Domart Konjarin, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia. E megjithëse në arrati dhe i konsiderua­r si një prej personave me rrezikshmë­ri të lartë, Konjari kthehet në qendër të vëmendjes, si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Emri i Konjarit, si person i dyshuar për atentatin te Pediatria përmendet në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikua­r nëse ka rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes. Ndërsa sipas hetimeve të deritanish­me, pista kryesore e Policisë në lidhje me vrasjen e Devi ( Dëfrim) Kasmit, është ajo e konfliktev­e për zonat e influencës së drogës, kryesisht të llojit kokainë. Një konflikt që, sipas Policisë, është mbartur nga Spanja mes Devi Kasmit dhe Domart Konjarit. Madje, burimet shtojnë se po për të njëjtën çështje, Konjari mbeti i plagosur në vitin 2009 në Madrid, ku u vra shoferi i tij në një ngjarje që dyshohet se pati si autor viktimën, Devi Kasmi. Pas kësaj ngjarjeje, që u konsiderua si tentativë për larje hesapesh mes bandave rivale për dërgimin e kokainës në Spanjë, mes Kasmit e Konjarit, mbeti një çështje e hapur, që mesa duket u mbyll mbrëmjen e së hënës në Tiranë. “Më datë 29 janar 2018 u referuan materialet në Prokurorin­ë e Tiranës dhe punohet për kapjen e shtetasit Domart Besnik Konjari, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ‘ Prodhim dhe shitje e narkotikëv­e’ dhe ‘ Armëmbajtj­e pa leje’, sepse në orën 18: 20, në rrugën ‘ Kongresi i Manastirit’, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Devi ( Dëfrim) Bilbil Kasmi, 41 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania