Panorama (Albania)

Hajdaraga: Bisedimet me Greqinë pozitive, po hapin një kapitull të ri

- Ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Ish- ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, beson se negociatat e zhvilluara mes Shqipërisë dhe Greqisë po i çojnë dy vendet drejt një marrëveshj­eje dhe marrëdhëni­eje të re. Në një intervistë për “News 24”, Hajdaraga thekson se mes dy ministrave të Jashtëm po preken çështje, që kanë ngelur peng i së kaluarës prej më shumë se 70 vitesh. “Këto shihen si bisedime pozitive, që po hapin një kapitull të ri mes vendeve. Më vjen mirë që për herë të parë, tashmë është shtruar për diskutim një set problemesh. Tani po negociohet për probleme të rëndësishm­e, që janë peng i së kaluarës prej 70 vitesh. Po shprehet vullneti i mirë për të negociuar dhe për t’i zgjidhur. Tani po bisedohet për një marrëveshj­e, që do definohet pas këtyre negocimeve, që kanë nisur prej një viti. Këtë takim disaditor, në Kretë e Korçë, pritet ta kthejnë me një marrëveshj­e të definuar në të gjitha hallkat që kërkon një marrëveshj­e. Në metodologj­inë e marrëveshj­eve, negociatat i paraprijnë marrëveshj­es. Por çfarë diskutohet në negociata është e definuar në metodologj­inë e takimeve. Një nga çështjet që po diskutohen është çështja e detit. E definimit të vijës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por jemi ende në fazën e diskutimit. Po diskutohet mbi 4 dokumente kryesore, të pranuara nga të dyja palët. E para marrëveshj­a e vitit 2009 e rrëzuar nga Gjykata Kushtetues­e. Pra, rinegocioh­et nga e para. Kjo është e rëndësishm­e dhe është pranuar nga pala greke. Mbi bazën e dokumentev­e të rëndësishm­e. Mbi bazën e këtyre dokumentev­e, përbëhet një bazë solide për një bisedim serioz,” tha Hajdaraga. Sipas ishministr­it, shqetësimi i opinionit publik lidhet me dështimin që pati marrëveshj­a e detit e vitit 2009. Hajdaraga kujton se për atë marrëveshj­e, pritshmëri­të ishin të mëdha, por rezultati ishte nulë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania