Panorama (Albania)

Pakti Marku- Xhafaj, Vasili: Mburojë për drogën

“Anulojeni marrëveshj­en kriminale, po vjen dita e gjykimit”

- Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se, me mbështetje­n e Kryeprokur­ores Arta Marku, dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka arritur të ketë mburojën e tij në trafikun e drogës. Duke iu referuar marrëveshj­es së bashkëpuni­mit, të nënshkruar mes Kryeprokur­ores Marku dhe ministrit Xhafaj, dy ditë më parë, Vasili u ka kërkuar titullarëv­e të institucio­neve të drejtësisë, të mbrojnë veten pasi dita e gjykimit po vjen. “Trafiku i drogës ka tashmë mburojën e vet në drejtësi, marrëveshj­en Marku- Xhafaj. Kryeminist­ri, që udhëheq vetë drogën, i ka emëruar po vetë këta të dy, pra, janë të tre pjesë e së njëjtës kauze të zezë. Kryeminist­ri ka shkatërrua­r zgjedhjet e 25 qershorit dhe i tha Policisë flakni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste. Është kallëzuar Kryeminist­ri në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe është mbyllur meqë me demek kishte kërkuar falje në “Facebook”, pas kryerjes së një krimi shtetëror shumë të rëndë. A ka guxim ta komentojë Xhafaj këtë vepër penale, që dezintegro­i Policinë, rendin, sigurinë publike, sigurisht që jo. A ka guxim Marku ta rihapë këtë dosje të mbyllur turpërisht, sigurisht që jo. Atë, 69 votat e rilindjes nuk e kanë shpënë aty për të çuar përpara drejtësisë Kryeminist­rin. Po ministren e Drejtësisë, që dhunoi kod, ligj e Kushtetutë, e arrestojnë dot këta dy të besuarit e Kryeminist­rit?

Po ish- ministrin e Brendshëm, të akuzuar nga të gjitha anët brenda e jashtë Shqipërisë, a e arrestojnë dot këta dy besnikët e Kryeminist­rit? Jo dhe jo”, shprehet Vasili. Sipas kreut të Grupit Parlamenta­r të LSI- së, mar- rëveshja e nënshkruar mes Markut dhe Xhafës është një turp dhe varros pa kthim Reformën në Drejtësi.

“Ata janë aty të dy bashkë në marrëveshj­en e turpit për t’i mbyllur, për t’i mbuluar e për t’i groposur këto çështje, si dhe për të varrosur pa kthim Reformën në Drejtësi. Kjo është mar- rëveshje për të arrestuar e përndjekur gjithë shqiptarët, për të ringjallur përndjekje­n politike të Sigurimit të Shtetit dhe për mos dënuar kurrë trafikantë­t dhe Kryeminist­rin e tyre. Anulojeni këtë marrëveshj­e kriminale, mbroni veten të paktën, vjen shpejt dita e gjykimit, mos harroni”, deklaron Vasili.

 ??  ?? Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku
Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania