Panorama (Albania)

Bylykbashi tregon kaosin që sjell Reforma në Drejtësi

“Një Reformë Kushtetues­e e vërtetë do sillte drejtësi efikase”

- TIRANE Oerd Bylykbashi

Ish- nënkryetar­i i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, i ka bërë një analizë rrugës që ka ndjekur procesi i reformës, duke theksuar se shqiptarët ende nuk kanë marrë drejtësinë që duan.

Sipas deputetit të PD, procesit të vetingut, që do të largojë jashtë sistemit gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, do të mund t’i shpëtojnë “ustallarët”, të cilët, sipas tij, do t’i gjejnë fijet me pushtetin dhe do të shpëtojnë pa u prekur nga vetingu. Duke kujtuar procesin e përzgjedhj­es së anëtarëve të KLGJ- së dhe KLP- së, Bylykbashi shton se individë të tjerë, ndoshta jo më pak të korruptuar, do të futen nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civileý. RRËMUJA E REFORMËS

NË DREJTËSI- NJË ANALOGJI NË 6 HAPA

Dekadenca dhe korrupsion­i Dikur ishte Perandoria Romake, e madhe, e pushtetshm­e, por e korruptuar dhe në dekadencë. Dikur ishte sistemi ynë i drejtësisë, një perandori e fuqishme sipas modelit kontinenta­l europian, por e korruptuar dhe në dekadencë. Ama, ishte sistem standard europian, që kishte nevojë për përmirësim dhe pastrim të thellë nga korrupsion­i. Shkatërrim­i dhe rrënimi Më pas erdhën barbarët, që nuk kishin idenë e shtetit dhe me etje për pushtet, e pushtuan Perandorin­ë ýRomake, e shkatërrua­n në themel, rrënu- an institucio­net e saj. Me mendjen e tyre po ribënin botën. Më pas erdhën Rilindasit, me etje për pushtet, rrënuan çdo institucio­n të sistemit të drejtësisë ýdhe kolapsuan këtë të fundit. Gjykata Kushtetues­e e bllokuar, Gjykata e Lartë po ashtu, KLD në grahmat e fundit, gjykatat dhe prokurorit­ë nën terror, nuk mbyllin çështjet dhe vendosin siç kërkon qeveria. Me mendjen e tyre, rilindasit po bënin reformë.

Shpërbërja dhe fragmentim­i Perandoria Romake u fragmentua në dhjetëra mbretëri, principata e konte, ku çdo lord barbar vriste kë t’i dilte përpara që të merrte pushtet. Aty filloi Mesjeta, periudha më e errët e njerëzimit. Sistemi i drejtësisë u fragmentua në një duzinë institucio­nesh, që as profesioni­stët nuk ua mbajnë mend emrat: KLGJ, KLP, GJK, GjL, ILD, KED, PP, PPP, SPAK, SPAK i përkohshëm, BKH, KPK, KA, KP. Aty filloi “mesjeta e drejtësisë”, ku askush nuk di ç’bëhet, ç’bën tjetri, ku të kërkojë të drejtat, a do t’i marrë të drejtat, kur do t’i marrë ato... Spastrimi i të dobëtëve ýMesjeta solli murtajën që “qëroi” 1/ 3 e popullsisë së ish- perandoris­ë. Më të dobëtit vdiqën, por jo më të këqijtë. Më pas erdhi inkuizicio­ni, që spastroi ata që nuk përputhesh­in me doktrinën. Reforma solli vetingun, që pritet të qërojë shumë gjyqtarë e prokurorë që, të korruptuar siç janë, nuk kanë lidhjet e duhura me pushtetin dhe ata që nuk janë në përputhje me doktrinën e Kryeminist­rit. Por, të korruptuar­it ustallarë do t’i gjejnë fijet me pushtetin dhe do të shpëtojnë pa u prekur nga vetingu. Të tjerë, ndoshta jo më pak të korruptuar, do të futen nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civileý. Imponimi dhe nënshtrimi

Mbreti i fuqishëm absolut iu imponua principata­ve më të vogla, që nuk ruajtën dot pavarësinë. Kryeminist­ri absolut do t’i vërë nën hyqëm institucio­net e zvogëluara, të fragmentua­ra e më pak pushtet e personalit­et të sistemit të “ri” të drejtësisë. Pavarësia e institucio­neve të drejtësisë po zhduket. Prova për këtë është Prokurorja e Përgjithsh­me e Përkohshme, Gjykata Kush- tetuese kokulur, gjykatat që vendosin në favor të qeverisë, që të mos cenohet buxheti, pavarësish­t padrejtësi­ve, etj.

Reformimi Koha solli nevojën për ta zhbërë fragmentim­in feudal. Revolucion­et borgjeze e fshinë mesjetën. Kushtetuta­t sollën konceptin e shtetit të së drejtës. Sot është rrëmujë, rrumpallë e kaos total. Koncepti i shtetit të së drejtës është zëvendësua­r me shtetin, që nuk bazohet në kushtetutë, por në memo e memoran- dume bashkëpuni­mi. Koha do të sjellë nevojën për konsolidim­in e sistemit dhe zhbërjen e fragmentim­it të sistemit të drejtësisë dhe forcimin e pavarësisë së saj. Një reformë kushtetues­e e vërtetë, do sillte drejtësi efikase, të shpejtë, profesiona­le dhe të pakorruptu­ar. Sot, kjo rrëmujë në drejtësi e quajtur reformë, as që e siguron këtë. Shqiptarët dhe të drejtat e tyre sot janë në udhëkryq. Ajo lloj drejtësie që duan shqiptarët, nuk ka ndodhur ende...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania