Panorama (Albania)

Përkujtohe­t Agolli, kopsht me emrin e tij te Liqeni

Veliaj: T'ia përcjellim veprën e Dritëroit gjeneratës së re

-

Një kopsht me selvi në nder të shkrimtari­t të madh shqiptar Dritëro Agolli. Pikërisht në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta, Bashkia e Tiranës në bashkëpuni­m me shoqatën "Devolli" dhe të afërm të shkrimtari­t mbollën 20 selvi, që shënjojnë nisjen e punimeve për kopshtin që do të mbajë emrin e letrarit të shquar të kulturës kombëtare. Sigurisht që në aktin simbolik të mbjelljes së pemëve nuk mund të mungonte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën përshëndet­ëse, ai vuri në dukje edhe funksionin e kopshtit të kolosit të letrave shqipe. "Sot e fillojmë me një gjest simbolik, mbjelljen e 20 selvive në një pjesë të parkut të liqenit, që ia kemi kushtuar Dritëroit. Duam që të jetë një vend meditimi, pushimi, një vend paqeje, një vend ku njerëzit të lexojnë libra dhe të kujtojnë veprën e Dritëroit. Ndaj kemi përgatitur që në këtë pjesë memoriali të parkut, ku janë disa prej figurave të shquara, të kemi një vend të posaçëm për të kujtuar Dritëroin. Fuqia e tij duket, edhe në faktin që arrin të na mbledhë nga çdo cep i Shqipërisë".

Por nuk do të mbyllet me kaq puna e Bashkisë së Tiranës në nderim të shkrimtari­t të madh. Ajo ka parashikua­r që në këtë pjesë të parkut ku nisi dje mbjellja e 20 selvive, të vendoset edhe busti i shkrimtari­t, duke krijuar kështu kopshtin e Dritëro Agollit.

Kryebashki­aku Veliaj përfitoi nga rasti për të riapeluar qytetarët e Tiranës të kontribuoj­në në mbjelljen e pemëve, qoftë edhe në përkujtim të ndonjë personi të tyre të dashur që nuk jeton më. "Do të doja që secili në Tiranë, që ka një kujtim dhe dëshirë për të shprehur dashurinë, mund të vijë të mbjellë lule, një pemë dhe të japë diçka mbrapsht nga ajo kulturë e madhe që morëm nga Dritëroi", tha Veliaj, duke shtuar se është misioni ynë që t'ia kalojmë stafetën e veprës së Dritëroit një gjenerate të re. "Shpresoj shumë që brezat e rinj, duke filluar nga nipi i tij, të kenë mision përcjellje­n e veprës së tij. Është misioni ynë që t'ia kalojmë stafetën e veprës së Dritëroit një gjenerate të re dhe brezit që ndoshta do të na bëjë akoma edhe më krenarë", nënvizoi Veliaj.

I pranishëm në aktin e mbjelljes së selvive të para te ai, që do të quhet "Kopshti i Dritëro Agollit", vëllai i tij, Tajar Agolli, rezervoi një falënderim të veçantë për Bashkinë dhe miqtë e shkrimtari­t. "Ju falënderoj të gjithëve për këtë pjesëmarrj­e në këtë ceremoni. Jemi shumë të kënaqur për të gjithë ata aktivistë që marrin pjesë, miq të Dritëroit. Sigurisht, miqtë e Dritëroit janë në zemrën tonë. Na ka folur direkt për miqtë që ka dhe ka shumë miq", u shpreh vëllai i shkrimtari­t të dashur për të gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli, i cilësuar si kolosi i letrave shqipe, u nda nga jeta pikërisht një vit më parë, në 3 shkurt të 2017- ës.

 ??  ??
 ??  ?? Veliaj dhe shoqata “Devolli”, dje te Liqeni Artificial
Veliaj dhe shoqata “Devolli”, dje te Liqeni Artificial

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania