Panorama (Albania)

Shpërthen qepenin me makinë, vjedh dyqanin për 4 minuta

Autori u fut me kapuç në kokë, mori varëset e argjendari­së

- SHKODER/

Një argjendari në qendër të qytetit të Shkodrës ka rënë pre e një grabitjeje.

Ngjarja, sipas Policisë Vendore të Shkodrës, ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 2: 45. Policia bën me dije se është vjedhur me thyerje një dyqan argjendari­e, në lagjen "Vasil Shanto" , me pronar shtetasin E. Dragusha. Argjendari­a e vjedhur është te zona e njohur e Tregut Valutor në Shkodër. Mësohet se autori ka vepruar duke marrë një makinë tip "Volkswagen" dhe ka goditur pjesën e përparme të argjendari­së, duke shpërthyer kështu qepenat e këtij subjekti. Menjëherë, hajduti është futur brenda argjendari­së. Sipas burimeve, autori ka vepruar me shpejtësi brenda subjektit, duke marrë disa bizhuteri argjendi, që shkojnë në një vlerë prej afro 4- 5 milionë lekë të vjetër. Pasi ka marrë bizhuterit­ë, kryesisht varëse të kushtueshm­e, autori ka dalë nga aty dhe është larguar me shpejtësi, duke mos arritur që të kapet nga forcat e Policisë. Sipas të dhënave, sapo ai ka goditur me makinë qepenat e argjendari­së, ka rënë sinjali i alarmit, duke qenë se ky subjekt kishte një kontratë me një prej policive private. Pas afro 4 minutash, policia private ka shkuar në vendngjarj­e, por nuk e ka gjetur aty autorin. Shtatë minuta më pas, policët privatë kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Një patrullë, që ka qenë në lëvizje, ka shkuar me shpejtësi, por pa arritur që të kapë autorin. Sipas Policisë Vendore të Shkodrës, vetëm pak metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur automjeti i braktisur, me të cilin është kryer vjedhja me thyerje. Forcat e Policisë dyshojnë se ky mjet është i vjedhur, ndërsa nuk ka as targa të vendosura. Nga këqyrja e mjetit, rezulton se nuk është ndezur normalisht me çelës, por i janë shkëputur telat dhe autori e ka ndezur përmes kësaj lidhjeje të improvizua­r, siç ndodh kur dikush vjedh një makinë.

Autori në këtë vjedhje ka përfituar edhe nga errësira, por edhe moti i përkeqësua­r, duke marrë bizhuterit­ë dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Më pas, ai ka braktisur edhe makinën, që dyshohet se e ka vjedhur në një nga lagjet afër vendit të ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë, autori ka qenë me kapuç dhe ka vështirësi për ta identifiku­ar se kush mund të jetë. Policia vazhdon hetimet për këtë vjedhje. Grupi hetimor në vendngjarj­e ka fiksuar dhe administru­ar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes, kryesisht kamerat e sigurisë të objekteve aty. Policia bën me dije se vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e autorit. Gjatë vjedhjes, Policia, përmes kamerave të sigurisë, ka parë se mjete të ndryshme kanë përshkuar aty, por askush prej tyre nuk ka njoftuar Policinë. Argjendari dhe subjekte të tjera vijojnë të jenë pre e vjedhësve duke qenë se është një rast që përsëritet në këtë zonë në qytetin e Shkodrës.

 ??  ?? Argjendari­a e grabitur në Shkodër
Argjendari­a e grabitur në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania