Panorama (Albania)

Këmbësorja përplaset për vdekje në Laprakë, po ecte te vijat e bardha

-

TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi dje në mëngjes, te kryqëzimi kryesor i Laprakës. Një kalimtare 56 vjeçe mbeti e vdekur në vend, pasi u përplas nga një automjet, në kohën që po kalonte rrugën në vijat e bardha. Ngjarja ndodhi rreth orës 06: 20, në kryqëzimin e rrugës "Dritan Hoxha" me atë "Lord Bajron". Viktima është shtetasja Lumturi Demiri, e cila banon në Laprakë. Burime nga Policia thanë se një automjet tip "Volkswagen", që lëvizte nga sheshi "Shqiponja" në drejtim të "Zogut të Zi", nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke përplasur për vdekje 56vjeçaren. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Edmond Goxhaj, ka ndaluar menjëherë pak metra më tej, duke tentuar t'i japë ndihmën e parë së aksidentua­rës, por sipas Policisë, ajo nuk ka pasur shenja jete. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar drejtuesin e mjetit. Ndërsa mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, është gjetur edhe një sasi prej rreth 0.8 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Policia tha se Edmond Goxhaj është arrestuar me akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimi­t rrugor me pasojë vdekjen" dhe "mbajtje e lëndëve narkotike". Në të njëjtën rrugë, mbrëmjen e së premtes ndodhi një tjetër aksident automobili­stik, ku mbetën të plagosur tre të rinj. Policia tha se arrestoi drejtuesin e njërës prej makinave që u përfshi në aksident, pasi rezultoi se nuk kishte leje drejtimi dhe ishte në gjendje të dehur. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Artur D., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë. Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 01: 10, në rrugën "Dritan Hoxha", duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip "BMW", është aksidentua­r me mjetin tip "Opel", me drejtuese shtetasen me iniciale N. Sh., 29 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip "Opel", si dhe dy pasagjerët, shtetasit D. B., 23 vjeç dhe Q. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, të cilët pasi morën mjekimin në spital, u larguan për në banesë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania