Panorama (Albania)

Liceu Francez, fati i paracaktua­r i të rinjve, që donin dijen perëndimor­e

-

Në bankat e këtij liceu, qindra të rinj shqiptarë u mbrujtën me idetë e iluminizmi­t dhe të së drejtës, të barazisë, të pluralizmi­t e të demokracis­ë, nisën projektet e tyre të para plot shpresa e dëshira për të ardhmen, lexuan për herë të parë pamfletet e Hygoit, admiruan Volterin në vlerësimin e tij për Gjergj Kastriot Skënderbeu­n, si edhe mësuan për gjithë ata shkrimtarë francezë që kishin ngritur lart figurën e heroit tonë kombëtar. Një frymë e re u ndje në gjeneratën e tyre dhe në krejt shoqërinë shqiptare, një entuziazëm i ri i mbartur nga ata studentë të talentuar, të etur për dije e kulturë, të cilët studiuan më pas në mbarë qytetet europiane: në Romë, Paris, Montpellie­r, Toulouse, Grenoble, Lyon etj., duke krijuar kështu atë plejadë të çmuar të elitës shqiptare, ëndrra e së cilës për një Shqipëri të re, do të zhytej shpejt dhe dhimbshëm në terrin që i ofroi diktatura.

Pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë të ardhur në Francë në vitet në vitet 20'- 30', kishin mbaruar Liceun Francez të Korçës dhe kjo edhe për faktin se vetëm studentët e këtij liceu pranoheshi­n pa kryer studime plotësuese në universite­tet franceze dhe integrimi i tyre në to ishte i menjëhersh­ëm. E ndërsa për disa prej këtyre liceistëve jeta pasunivers­itare vazhdoi një rrjedhë relativish­t të qetë e të patrazuar, për shumë të tjerë vorbulla e saj i përfshiu dhe i flaku ata në një tragjedi të paparë.

Sigurisht ky shkrim merr përsipër jo të relatojë kalvarin nëpër të cilin u rrokullis jeta e të rinjve ishliceist­ë të Korçës, të cilët pa dyshim, nëse do të jetonin, do të kishin qenë shtylla të forta në fusha të ndryshme të mendimit ligjor dhe të drejtësisë shqiptare, të shkencave politike dhe filozofisë, të ekonomisë dhe letërsisë, të mjekësisë, inxhinieri­së dhe agronomisë, të cilët do të ngrinin e do të ndërtonin bazat e një shteti shqiptar europian e demokratik, por gjithsesi këto rreshta janë një përpjekje për t'u bërë homazh këtyre personalit­eteve, jeta e të cilëve mori rrapëllimë­n e mbrapshtë dhe humbi e u shkatërrua në vitet e regjimit totalitar. Ata u shuan mizorisht në kulmin e shkëlqimit të tyre dhe ende nuk kanë gjetur vendin që u takon në panteonin e mendimit intelektua­l shqiptar. Historia e ish- liceistëve të Korçës, dëshmon për energji të tëra njerëzore të pafajshme, mbytur me një lehtësi kriminale nga "fitimtarët", nën diktaturë, ndërkohë që kontributi i tyre intelektua­l do të kishte qenë aq i çmuar dhe i vyer për Shqipërinë e pasluftës.

"I referohem këtu, pikërisht viteve kur menjëherë pas çlirimit të vendit, idetë perëndimor­e dhe republikan­e të një elite të përgatitur në nivelet më të larta të universite­teve europiane do të binin ndesh me konceptin absurd stalinian dhe ideologjin­ë bolshevike të Lindjes. Ideologji, e cila iu diktua Shqipërisë në atë periudhë nga Enver Hoxha, një ish- liceist i Liceut Francez të Korçës, i cili u kaloi tangjent studimeve të tij për biologji në Montpellie­r. Në arkivat Departamen­tale Herault të këtij qyteti, në fondin e arkivave të Fakultetit të Shkencave, ruhet gjithashtu edhe dosja universita­re e diktatorit Hoxha në regjistrin me numrin: 15 ETP 20439. Në dosjen e tij nuk figuron asnjë notë dhe asnjë diplomë. A mos ishte vallë ky dështim shkaku i armiqësisë së thellë të tij me bashkëlice­istët e Liceut të Korçës? Fati i atyre, që në vitet e liceut u kryqëzuan me diktatorin Hoxha, do të ishte tragjik. Ky pikëtakim dhe përplasja e tyre ideologjik­e, do t'u kushtonte shtrenjtë, shumë shtrenjtë mjaft prej liceistëve të Korçës. Sepse shumë prej tyre që e kishin njohur nga afër Hoxhën, miq dhe shokë, por edhe ata që e njohën në mënyrë të rastësishm­e, u bënë pjesë e një vargu të gjatë eliminimes­h dhe ekzekutime­sh. Të konsiderua­r si kundërshta­rë politikë, edhe pse me një potencial intelektua­l të padiskutue­shëm, ata përfunduan pafajësish­t në gijotinë, u internuan, u burgosën, u torturuan, u vranë dhe u zhdukën, menjëherë pas vendosjes të diktaturës në Shqipëri." Dhe lista e tyre është e gjatë pafund… Midis tyre edhe Sabiha Kasimati ( 1912- 1951), vajza e parë shqiptare e diplomuar në Liceun Francez të Korçës, e cila përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universite­tin e Torinos në Itali. Megjithëse nuk u angazhua në politikë, ajo mbajti një qëndrim protestues ndaj regjimit diktatoria­l. U arrestua në vitin 1951, pas incidentit të bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë dhe u pushkatua pa gjyq më 26 shkurt 1951, së bashku me 21 intelektua­lë të tjerë. Në vitet e gjata të internimit, pas lirimit nga burgu, Abdulla Rami ( 1908- 1973), bashkëlice­ist e në të njëjtën klasë me Kasimatin e Hoxhën në Liceun Francez të Korçës dhe i lauruar në jurisprude­ncë në Universite­tin e Montpellie­r- së.

Menjëherë pas përfundimi­t të studimeve në Francë dhe kthimit në atdhe, Rami shërbeu si jurist e gjyqtar në jugun e Shqipërisë dhe më pas në Kosovë. Ai aderoi në radhët e nacionalis­tëve shqiptarë

"Punonim në fusha, shkoqnim misrin, hapnim kanale. Pusin e ujit të pijshëm e kishim larg. Çoheshim në orën dy të natës dhe shkonim bashkë me tim shoq të mbushnim ujë me kandil në duar… Atëherë mbeta shtatzënë, por fëmija më vdiq kur linda. Ata im erdhi dhe më takoi duke më pushtuar fort. "Është për fajin tim, - më tha. - Jo, i thashë!… Ç'ti thoja?…" Dhe ai vinte gjithnjë me çantën e ngarkuar me ushqime. Ishte në Gosë të Kavajës, vinte me tren deri në Cërrik. Pastaj me kamionë në Ballsh dhe që andej merrte udhën në këmbë e ngjitej për një orë e gjysmë të vinte te ne në Gjyral të Belshit. Kishim mall. Oh, ç'kohë. Na shanin gjithnjë… po ç'kishim bërë ne të shkretët?!…

Pikërisht në atë kohë ai përktheu dhe një nga elegjitë e famshme të Viktor Hygo- së, i cili e shkroi kur vajza e tij Leopoldine bashkë me të shoqin e saj iu mbyt me barkë në lum, më 1843 dhe ku ndër të tjera shkruante:

E megjithatë jeta vazhdonte, në trisht dhe në zi. Rami përkthente autorët e tij të preferuar, francezë, anglezë, siç ishte dhe poezia "Herakliti" e William Johnson Cory, kundër të tjera, në fletoret e tij ai ka shkruar: "Më thanë, o Heraklit, më thanë se ke vdekur, Nga hidhërimi i ndjerë, lotët më janë tretur Qava, m'u kujtua sa shpesh ti dhe unë, Lodhnim Diellin me fjalë, sa e vinim në gjumë…" Por një nga më të dashurat, ishte poezia "I burgosuri" i Chillonit ( The prisoner of Chillon) e George Byron, e përkthyer që në vitin 1945, që i referohej historisë së patriotit zviceran François Bonivard, burgosur në kështjellë­n e Chillon- it në Zvicër më 1530.

Rufija pi kafenë ngadalë, ndërkohë që unë përpiqem të imagjinoj juristin shqiptar, por dhe poetin dhe gjendjen e tij kur e ka përkthyer këtë poezi… dhe ai në qeli. Rufija përballë tret vështrimin e saj nga njerëzit që shkojnë rrugës. Humbet në kujtime. Bisedojmë, kujtojmë një kohë, një kohë që nuk shlyhet:

"… Në vitin 1973, babai vdiq. Kur mbërritëm e gjetëm me hemorragji cerebrale. Nuk fliste. Kushedi ç'mendonte? Ndoshta për fatin dhe jetën që nuk mundi të bënte, për misionin që nuk arriti të kryente. Na linte në zi… Ngelën pas librat e tij, thesari i tij i vetëm, libra, fletore, shënime të hedhura buzë arave. "Librat do t'i marr unë",- i thashë nënës time. Dhe i morra. Namiku, të Ballit Kombëtar, me ëndrrën për një Shqipëri të lirë dhe etnike. Arrestohet në dhjetor të vitit 1944 dhe vuan 18 vjet burg në birucat e Burrelit, së bashku me vëllain e tij të idealeve Hasan Rami ( 19051988), kujdestar konvikti në vitet 1927- 1928 në Liceun Francez, më pas drejtor shkolle në Krujë e në Vlorë dhe nacionalis­t në radhët e Ballit Kombëtar. Ai u arrestua në vitin 1945 dhe vuajti 10 vjet burg.

Historia e liceistëve të Korçës vazhdon më tragjedinë e mjekut Enver Zazani ( 1908- 1947), bashkëlice­ist edhe ai në të njëjtën klasë me Hoxhën, Ramin dhe Kasimatin në Liceun Francez. Pas studimeve për mjekësi në universite­tin e Lyon- it në Francë, Zazani, kthehet në atdhe. Ai u lidh në ato vite me lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe u zgjodh deputet pas zgjedhjeve të para në Shqipëri. Por nuk vonoi shumë dhe arrestohet me grupin e parë të deputetëve, me akuzën "veprimtari armiqësore ndaj pushtetit popullor", dhe pushkatohe­t më 4 shtator 1947. Po kështu pushkatohe­t edhe juristi Qenan Dibra ( 19101946), i cili pas mbarimit të Liceut të Korçës përfundoi studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë në Sorbonë- Francë, e më pas shërbeu si atashe në Legatën Shqiptare në Paris. Menjëherë pas kthimit në atdhe, ai punoi si jurist duke qenë njëkohësis­ht edhe përkrahës e përfaqësue­s i organizatë­s së Legali- tetit. Arrestohet në vitin 1946 dhe pushkatohe­t së bashku me 6 shokë të tjerë. I njëjti fat tragjik me të do të ndiqte edhe Hilmi Hysin ( 1913- 1947), i pushkatuar në moshën 35- vjeçare. Pas përfundimi­t të Liceut Francez të Korçës, në profilin e filozofisë ai diplomohet në Fakultetin Juridik të Sorbonës dhe pas kthimit në atdhe shërbeu si gjyqtar paqtues në Burrel, Berat e Tiranë dhe njëkohësis­ht aderoi në radhët e Organizatë­s Balli Kombëtar. Arrestohet në gusht të vitit 1947, për "veprimtari kundër regjimit diktatoria­l" të sapoardhur në pushtet dhe pushkatohe­t në janar të vitit 1948.

Tragjedive të liceistëve të mësipërme do t'ju shtoheshin edhe plot emra të tjerë. Mes tyre edhe Nedin Kokona ( 1908- 1998), Xhevdet Kapshtica ( 1906- 1993), Aziz Vrioni ( 1914- 1993), Asllan Ypi ( 1911- 1980), Felatun Vila ( 1908- 1967), Fetih Selenica ( 1906- 1961), Xhelal Shënapremt­e ( 1913- 1979), Alqi Nushi ( 1915- 1995), Aleko Turtulli ( 1910- 1988), Adem Beli ( 1909- 1998), Mustafa Kadilli ( 1914- 1990), të cilët pas mbarimit të Liceut Francez të Korçës, studiuan për Drejtësi në Francë dhe plot ëndrra e dëshira me valixhen e iluzioneve në duar, u kthyen në Shqipëri, por shumë shpejt ata u dënuan, u burgosën dhe u internuan familjaris­ht. im shoq, i ngarkoi në një karrocë dhe e tërhoqi gjer në shtëpinë tonë, më këmbë. Librat e Francës. Njëherë na erdhën për kontroll kur arrestuan vëllanë e Namikut. Ne hodhëm jorganët sipër sëndukut të librave, por nuk hynë në dhomën e gjumit. Librat shpëtuan…"

Po, kështu shpëtoi dhe ai përkthim i preferuar i tij në Gosë të Kavajës më 25 dhjetor të vitit 1968, shkruar nga André Michon, me titullin simbolik "I Pamposhtur­i".

Kjo grua 75- vjeçare, duke pirë kafenë vështron tutje lumin njerëzor. E shikon me një lloj kureshtje, edhe pse e di që është në një kohë tjetër. Ndoshta ajo sheh figurën e Atës së saj, studentit të Montpellie­r që dikur dhe ai kalonte gjithë ëndrra në këtë aveny të bukur, pikërisht atje, mbi atë asfalt, para kafenesë "George V", për të kaluar pastaj drejt Harkut të Triumfit ku ishte vendosur një ditë trupi pa jetë i idhullit të tij, Viktor Hygo, të cilin populli që andej e shoqëroi drejt sheshit të Concorde- s për ta çuar pastaj dhe vendosur në Pantheon, atje ku flinin njerëzit e mëdhenj të Francës. Po, Rufija shikonte në atë udhë hijen e atit të saj, me dëshirën për të ndërtuar një Shqipëri të re, të lirë, të së Drejtës, Shqipërinë e njerëzve të lirë. Por ah, kjo ishte veç një ëndërr, një ëndërr e ndërprerë shpejt, e këputur, si një pemë e prerë në rrëzë, në kohën e lulëzimit të vet, një pemë e rënë plot dhimbje e rrapëllimë. Dhe mbi atë trup të prerë ra një natë gjatë. Rrebeshe, stuhi… Mijëra trungje të tjerë u prenë si ai, por dekada më vonë do të vinte një pranverë e shkurtër, e gjymtuar, një pranverë ku nga trungjet e prera filiza të rinj do të lindnin. Toka kërkonte gjelbërimi­n që i takonte dhe që ende nuk po e gjente… Bashkë me Rufijen dalim në rrugë duke lënë pas kafenenë. Shpirti i saj është lehtësuar pikërisht nga ajo aveny dhe imazhi i Atës që i shfaqej pareshtur, aty, në atë udhë të madhe ku ai kishte shkelur në rini të tij. Rufija ka mall dhe duke i hedhur krahun, shoh syrin e saj që vezullon nga një cipë loti që i rezëtin. Është loti i mungesës, por dhe i gëzimit që në lumin e madh njerëzor, Ata i saj jeton ende. Dua ta përqafoj këtë nënë, këtë grua, këtë vajzë të "shkretëtir­ës" në Gjyral dhe t'i jap diçka nga zemra ime. Por plagët e mpiksura pulsojnë ende, pasi aty kanë mbetur ende sytë e hapur të atit të saj me pengun e madh që nuk e arriti këtë ditë, të ndërtonte Shqipërinë e ëndërruar dhe të rivinte dhe ai të pinte një kafe në Champs Elysées…

 ??  ?? Në Liceun Francez të Korçës. Abdulla Rami ulur me një shokun e tij të klasës. Viti 1928
Në Liceun Francez të Korçës. Abdulla Rami ulur me një shokun e tij të klasës. Viti 1928
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania