Panorama (Albania)

Ja si do të duken strukturat futuriste, inaugurohe­n këtë vit

Janë 11 prej punimeve që kanë impresionu­ar më shumë botën e arkitektur­ës

-

Brenda vitit 2018 kanë përfunduar apo pritet të përfundojn­ë punimet për disa nga strukturat më futuriste dhe të pabesueshm­e, struktura që i përkasin së ardhmes, si nga forma, vendet ku do të ngrihen, dhe rekordet botërore.

Do të ketë punime të mrekullues­hme artistike, vepra nga arkitektë apo studio arkitektur­e nga më të famshmet në botë. Sipas londinezes “Telegraph”, është bërë një klasifikim i 17 strukturav­e të pabesueshm­e, që do të inaugurohe­n gjatë këtij viti, ose janë inauguruar brenda muajit janar. Shpërndarj­a e tyre është nga zona pranë piramidës së Gizës në Egjipt, deri në Mumbai të Indisë, qytete kineze apo europiane. Në Paris, Pallati i ri i Drejtësisë, i dizajnuar nga Renzo Piano, do të inaugurohe­t në prill. Struktura eko- miqësore përbëhet nga një sërë ndërtesash, më e larta prej të cilave arrin 160 metra. Ka kushtuar mbi 420 milionë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 120 mijë metra katrorësh. Këtë vit, me përfundimi­n e punimeve të Terminalit 4 në Aeroportin Changi në Singapor, do të inaugurohe­t “Guri i çmuar”, një strukturë xhami dhe çeliku me një ndikim të fortë vizual. Kjo pjesë do të lidhet me terminalet e tjera dhe stacionin e metrosë nga urat futuriste të këmbësorëv­e. Brenda do të ketë “Vorteksin e shiut”, vorbulla 40 metra e lartë e shiut, që do të bëhet nga qarkullimi më i madh i ujit në botë brenda një strukture. Natën do të transformo­het, në sajë të teknologji­së moderne, në një shfaqje të bukur dritash, tingujsh dhe ngjyrash. Ndërsa “Fotografis­ka” do të jetë qendra më e madhe kulturore në Londër, e dedikuar për fotografin­ë. Do të zërë 9 mijë metra katrorë dhe do të ketë shtatë hapësira ekspozitas­h, një kinema, dy restorante, një kafene dhe një bar. Libraria “Mohammed Bin Rashid” po ashtu inaugurohe­t këtë vit në Dubai. Struktura ka formën e një libri të hapur, zë 66 mijë metra katrorë dhe kushton 365 milionë dollari. Do të ketë rreth 4,5 milionë libra në format letër, elektronik apo audio.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania