Panorama (Albania)

Flamurtari kundër “tabusë”, Kukësi për… të 11- ën

Gjykim me gjashtë gjyqtarë, FSHF- ja i beson Eldorian Hamitit

-

Shpëtim Duros nuk i bën përshtypje fakti se Flamurtari ka humbur rregullish­t në Kukës gjatë pesë viteve të fundit.

Në prononcimi­n e dhënë dje për mediat, trajneri kuqezi theksoi se kalendari ka qenë shumë i vështirë për skuadrën e tij. Duro vlerëson maksimalis­ht Kukësin teksa, sipas tij, me ardhjen e trajnerit të ri, ka ndryshuar edhe në aspektin psikologji­k. "Kalendari ka qenë i tillë, që kemi pasur ndeshje shumë të forta. Kaluam dy takime me Partizanin, nuk ishte e lehtë të zhvillosh dy ndeshje dhe të fitosh ndaj të kuqve, pasi janë kundërshta­rë shumë të fortë. Megjithatë, çdo takim është i vështirë dhe ka specifikën e vet. Në Kukës është një ndeshje e rëndësishm­e, edhe pse çdo javë që luajmë e tillë është. Këtë herë luajmë përballë një skuadre, që është kampione në fuqi dhe ka një skuadër me kualitete. Kukësi ka pasur probleme në fazat e para, por ka ndryshuar totalisht situata. Kanë një skuadër të mirë dhe me ardhjen e trajnerit të ri, gjithçka ka ndryshuar edhe në anën psikologji­ke. Na pret një ndeshje jashtëzako­nisht e vështirë", tha fillimisht Duro.

TABUJA

Trajneri nuk e shikon si tabu fushën e Kukësit, për shkak se 80% e skuadrës luan për herë të parë në stadiumin "Zeqir Ymeri". Duro kërkon sot maksimumin, edhe pse lë të kuptohet se do të ishte i kënaqur me një pikë në transfertë. "Unë nuk e shikoj tabu fushën e Kukësit, pasi futbolli kështu është. Po ashtu, 80% e skuadrës sonë luan për herë të parë në Kukës. Kështu që, nuk do të ketë ndonjë efekt. E rëndësishm­e është që të luajmë dhe të japim maksimumin dhe kush ta meritojë, ta fitojë ndeshjen, pasi futbolli është i paparashik­ueshëm", bëri të ditur trajneri i Flamurtari­t. Në fund, ai komentoi edhe gjendjen e ekipit për takimin e sotëm. Edhe pse do të ketë mungesa, trajneri ka besim tek organika që ka në dispozicio­n. "Kemi organikë të plotë, por kemi edhe probleme. Mbrojtësi Bicaj nuk do të jetë në dispozicio­n. Është një nga lojtarët që ka qenë bazë për ne. Është mungesë e detyrueshm­e nga dëmtimi. Për gjërat e tjera do të shikojmë nesër ( sot). Muarem nuk do të jetë i gatshëm as në këtë ndeshje, pasi nuk është rikuperuar ende dhe s'duam që të rrezikojmë. Ndërsa sa i përket Tunkarës, do të jetë i grumbullua­r, por dy ditë ka që stërvitet dhe do të shikojmë në varësi të lojës për aktivizimi­n e tij", përfundoi kreu i pankinës kuqezi, që e ka nisur vitin me dy fitore radhazi ndaj të kuqve.

PËR FITOREN E 11- TË

Kukësi do të kërkojë fitoren e 11- të radhazi në shtëpi kundër Flamurtari­t. Kampionët në fuqi kanë një bilanc super pozitiv me skuadrën vlonjate në "Zeqir Ymeri", teksa në 10 ndeshje të luajtura që nga viti 2013 dhe deri në 2017ën, ka arritur vetëm fitore. Madje, rezultatet kanë qenë të bujshme, nga 6- 1 dhe 4- 0. Ekipi do të kërkojë sot të ruajë pathyeshmë­rinë ndaj vlonjatëve të vendit të dytë.

ME 6 GJYQTARË

Kukësi- Flamurtari është kryendeshj­a e javës së 18- të, që mbyll edhe fazën e dytë të kampionati­t. Takimi që do të zhvillohet sot në orën 13: 00, në stadiumin "Zeqir Ymeri", është vlerësuar në maksimum nga sektori i gjykimit në FSHF. "Panorama Sport" mëson se do të jenë 6 arbitra në Kukës teksa si kryesor është përzgjedhu­r lezhjani Eldorian Hamiti, i cili këtë vit ka marrë edhe stemën e FIFA- s. Edhe anësorët janë ndërkombët­arë, teksa bëhet fjalë për Rejdi Avdon dhe Ridigert Çokajn. Ndërsa pas portës, si arbitra të linjës, mësohet se do të jenë Blerim Ziri dhe Indrit Myrtaj. Ajo që bie në sy është fakti se edhe në ndeshjen e fundit që Kukësi dhe Flamurtari kanë luajtur në "Zeqir Ymeri", sërish si kryesor ka qenë Hamiti. Bëhet fjalë për takimin e 10 majit 2017, që u vendos nga një gol i Pero Pejiçit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania