Panorama (Albania)

10 RREGULLA PËR NJË SHTËPI TË LUMTUR

SHIKONI SE SI DISA NDRYSHIME TË VOGLA QË MUND TË BËNI, I JAPIN NJË IMPAKT TË MADH SHTËPISË.

- IRINI BUNECI

1. Asnjë pajisje elektronik­e mbi tavolinë.

Sidomos në kohën kur jeni duke ngrënë të tërë si familje. Ekranet janë një shpërnqend­rim dhe pengojnë bisedat e këndshme që mund të bëhen midis familjarëv­e.

2. Ulni kapakun e WC- së kur nuk e përdorni.

Është gati për personin tjetër. Madje tualeti duket më bukur ashtu.

3. Rregulloni krevatet çdo mëngjes.

Bëjeni zakon që ta zbatoni këtë rregull. Dita bëhet më produktive.

4. Gjërat e pista futen në kosh.

Asnjëherë mos i lini rrobat nëpër dysheme!

5. Hapni grilat dhe perdet.

Drita natyrale menjëherë mund t'ju japë energji mendjes dhe ju ndihmon që të filloni ditën me këmbë të mbarë.

6. Menjëherë pastroni sipërfaqet e tualetit dhe të kuzhinës.

Asgjë s'duhet lënë për ca kohë pa pastruar, sepse është më e vështirë nëse gjërat thahen, si p. sh., ushqimet në kuzhinë apo copëza të pastës së dhëmbëve në tualet.

7. Mos pyesni ku është sendi, vetëm nëse keni parë më parë në vendet e duhura. Kjo është e rëndësishm­e, nëse keni të vegjël në shtëpi. 8. Nëse keni përdorur diçka, shënojeni në listën e pazarit.

Është shumë më e lehtë kur i keni gjërat të përcaktuar­a më parë.

9. Enët duhen larë pas çdo vakti, ose të paktën para se të bini në shtrat në darkë.

Duke u çuar me një lavaman plot me enë të palara, mund të shkaktojë stres apo dhe erë të keqe.

Ndani detyrat midis pjesëtarëv­e të familjes që mos t'ju bjerë barra gjithmonë.

10. Mbushni çka është bosh.

Mos lini asnjëherë tualetin pa rrotull higjienike. Po kështu dhe për gjërat e tjera nëpër shtëpi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania