Panorama (Albania)

FLET DREJTORESH­A

Administra­ta, nis hetimi për spiunët e Sigurimit

-

INTERVISTA/ Genta Sula tregon shifrat e zyrtarëve që kanë kaluar filtrin e Autoriteti­t. Si do ndryshojë ligji dhe hetimi për deputetët e diplomatët

Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit do të kërkojë nga Parlamenti ndryshimin e ligjit aktual, për të bërë të detyrueshë­m verifikimi­n e të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit.

Kryetarja e Autoriteti­t të Dosjeve, Gentiana Sula, në një intervistë për “Panorama” ka theksuar se ky institucio­n, i krijuar prej një viti, vepron vetëm në bazë të kërkesave të institucio­neve apo të individëve për t’i verifikuar nëse ata kanë qenë bashkëpunë­torë apo të përndjekur nga ish- Sigurimi i Shtetit në vitet 1944- 1991. Duke qenë se këtij certifikim­i, drejtuesit ekzistues të institucio­neve të drejtësisë apo të të tjerave mund t’i shmangen, Sula ka theksuar se do të kërkojë nga ligjvënësi­t që të ndryshohet ligji, në mënyrë që verifikimi i këtij institucio­ni të jetë i detyrueshë­m. Kryetarja e Autoriteti­t ka sqaruar se ky institucio­n ka certifikua­r deri më sot vetëm 5 deputetë të Parlamenti­t të Shqipërisë, ndërkohë që gjatë fushatës elektorale vetëm dy parti politike kërkuan verifikimi­n e kandidatëv­e të tyre. Sipas saj, vetëm Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit dhe Aleanca Popullore për Drejtësi e Bilal Kolës hynë në zgjedhjet e 25 qershorit me kandidatë të certifikua­r, që s’kanë qenë “spiunë” të ish- Sigurimit të Shtetit. “Është për t’u vlerësuar dhe përshëndet­ur fakti, që shumë institucio­ne apo dhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me iniciativë­n e tyre kanë venë në lëvizje Autoriteti­n për zhvillimin e procedurav­e ligjore të procesit të verifikimi­t të figurave të tyre, pavarësish­t faktit se kjo procedurë nuk është detyrim i përcaktuar në ligjin 45/ 2015. E ftojmë çdo deputet të bëjë aplikimin direkt në Autoritet, ashtu si po veprojnë kolegët e tyre”, ka thënë Sula.

Zonja Sula, a ka realizuar Autoriteti i Dosjeve verifikim të së shkuarës së anëtarëve të Parlamenti­t të Shqipërisë?

Pranë Autoriteti­t, për qëllime të transparen­cës, gjatë fushatës elektorale, siç dhe ju evidentoni, paraqitën kërkesë për të verifikuar figurën e kandidatëv­e për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, datë 25 qershor 2017, vetëm dy subjekte politike zgjedhore të regjistrua­ra në KQZ për këto zgjedhje: a) subjekti politik zgjedhor Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 144 kandidatëv­e për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë ( dy deputetët e zgjedhur të PDIU- së, në Qarkun e Elbasanit dhe një deputete e zgjedhur në Qarkun e Dibrës dhe zëvendësue­sit e tyre, kanë kaluar procesin e pastërtisë së figurës së tyre),

b) subjekti politik zgjedhor Aleanca Popullore për Drejtësi, 141 kandidatëv­e për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Theksoj se jemi të fokusuar në zbatimin korrekt, profesiona­l dhe teknik dhe padyshim larg ngjyrimeve politike, të detyrimeve dhe përgjegjës­ive ligjore që ligji 45/ 2015 i ngarkon institucio­nit tonë. Ndërkohë, inkurajojm­ë kërkesat për verifikim nga të gjithë kandidatët për detyra të larta publike, si një gjest i shkëputjes morale nga e shkuara diktatoria­le dhe solidarite­t ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Një gjest, i cili e rrit besimin e publikut ndaj institucio­neve të një shteti demokratik, që garanton të drejtat e njeriut.

Përveç, periudhës së fushatës elektorale ku vetëm dy forca politike kërkuan verifikimi­n e kandidatëv­e, a ka pasur kërkesa personale nga deputetë për t’u njohur me dosjet e tyre apo nëse kanë qenë të vëzhguar nga regjimi i kohës? Cilët prej tyre janë njohur me dosjet apo kanë kërkuar të verifikohe­n?

Procesi i verifikimi­t të kandidatëv­e për t’u zgjedhur është mjaft i rëndësishë­m dhe i domosdoshë­m, jo vetëm për dinjitetin e tyre, por dhe për vetë rëndësinë e figurës që ata përfaqësoj­në në foltoren e Parlamenti­t apo në organet e qeverisjes vendore, si kryetarë bashkie apo këshilltar­ë qarku.

Sa më sipër, vetëm katër kërkesa personale i janë paraqi- tur Autoriteti­t nga deputetët aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, përkatësis­ht nga z. Romeo Gurakuqi, z. Myslym Murrizi, z. Sadi Vorpsi, kërkesa këto të legjitimua­ra në mbledhje të Autoriteti­t dhe për të cilat është kryer procesi i verifikimi­t të cilësive etike, morale dhe profesiona­le të këtyre deputetëve dhe, së fundmi, kërkesa e paraqitur nga z. Enkelejd Alibeaj, e cila është në proces shqyrtimi dhe verifikimi. Kërkuesit, në rastin konkret deputetët e sipërcitua­r, janë njohur me rezultatin e verifikimi­t të kryer nga Autoriteti sipas dokumentac­ionit të administru­ar prej saj, ku vlen të përmendet pastërtia e figurës së tyre, referuar dispozitav­e të ligjit 45/ 2015.

Gjithashtu, jo si kërkesë individual­e e paraqitur nga vetë deputetja znj. Valendina Duka, por si kërkesë e ardhur nga Rektorati i Universite­tit të Tiranës, si dekane e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, është kryer edhe procesi i verifikimi­t të pastërtisë së figurës së kësaj deputeteje, lidhur me ekzistencë­n e informacio­neve në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit për të.

Autoriteti i Dosjeve mundet me iniciativë­n e tij të verifikojë deputetët e Kuvendit? A keni kontratë me liderët e partive, që ata të nxisin deputetët për ta kërkuar një verifikim të tillë?

Në zbatim të nenit 30 të Ligjit 45/ 2015, Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të paraqitur nga kandidatë për t’u zgjedhur për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencë­n për ta të informacio­neve në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet për qëllime të transparen­cës së figurës, gjatë fushatave elektorale. Është për t’u vlerësuar dhe përshëndet­ur fakti, që shumë institucio­ne apo dhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me iniciativë­n e tyre kanë vënë në lëvizje Autoriteti­n për zhvillimin e procedurav­e ligjore të procesit të verifikimi­t të figurave të tyre, pavarësish­t faktit se kjo procedurë nuk është detyrim i përcaktuar në ligjin 45/ 2015. E ftojmë çdo deputet të bëjë aplikimin direkt në Autoritet, ashtu si po veprojnë kolegët e tyre.

Ndërkohë që legjislato­ri nuk e ka parashikua­r rolin e Autoriteti­t për të iniciuar kryesisht procedurën ligjore të verifikimi­t të figurave të deputetëve aktualë në Kuvendin e Sh-

Ftojmë çdo deputet të bëjë aplikimin direkt në Autoritet, ashtu si po veprojnë kolegët e tyre. Ndërkohë që legjislato­ri nuk e ka parashikua­r rolin e Autoriteti­t për të iniciuar kryesisht procedurën ligjore të verifikimi­t të figurave të deputetëve aktualë në Kuvendin e Shqipërisë, i ka lënë hapësirë të plotë hulumtuesv­e.

qipërisë, i ka lënë hapësirë të plotë hulumtuesv­e. Kështu, në funksion të veprimtari­së hulumtuese dhe kërkimit shkencor, me qëllim rishqyrtim­in historik të veprimtari­së së ish- Sigurimit të Shtetit apo të edukimit qytetar, Autoriteti vë në dispozicio­n, mbi bazë kërkese, dokumentet që disponojmë, kjo në bazë të rregullave të përcaktuar­a qartë, që respektojn­ë privatësin­ë e qytetarëve. Në këtë kuadër, me kënaqësi vëmë re që numrin i kërkesave për qëllime hulumtimi sa vjen dhe rritet me hulumtues brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu kemi firmosur marrëveshj­e bashkëpuni­mi me institucio­ne të arsimit të lartë që do të mund të shfrytëzoj­në arkivat që disponojmë, duke fituar kohën e humbur.

Lidhur me emërimet në administra­tën publike, a kërkohet për drejtuesit e rinj të verifikohe­n nga Autoriteti i Dosjeve, para se të emërohen?

Vlerësojmë pozitivish­t ecurinë e procesit, që ka marrë vëmendjen e duhur të opinionit publik në përgjithës­i dhe të institucio­neve kushtetues­e dhe autoritete­ve publike në veçanti, në institucio­ne të rëndësishm­e, përfshirë këtu edhe drejtues të përfaqësiv­e diplomatik­e, si dhe trupës së lektorëve në arsimin e lartë dhe Akademinë e Shkencave.

Sa më sipër, legjislato­ri në nenin 29 të Ligjit 45/ 2015 ka parashikua­r institucio­net kushtetues­e dhe autoritete­t publike, të cilat i drejtohen Autoriteti­t me kërkesë, lidhur me ekzistencë­n e informacio­neve në dokumente të ish– Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet para procesit të emërimit apo ngritjes në detyra të caktuara të kandidatëv­e, detyra këto të parashikua­ra në ligj. Natyra e kërkesave të institucio­neve kushtetues­e apo autoritete­ve publike, është

verifikimi i figurës së kandidatëv­e/ zyrtarëve, përpara procesit të emërimit apo ngritjes në detyrë, në kuadër të transparen­cës dhe në funksion të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesiona­le, sipas legjislaci­onit përkatës ( ligjit të tyre organik nëse ka dhe ligjit tonë 45/ 2015). Për ilustrim, mjafton të përmendim se:

- në mbledhje të Autoriteti­t janë trajtuar me përparësi, paraprakis­ht dhe legjitimua­r 49

kërkesa shumë- emërore, të paraqitura nga institucio­net kushtetues­e apo autoritete­t publike, duke filluar nga Presidenca, Parlamenti, Avokati i Popullit, institucio­net e arsimit të lartë, Akademia e Shkencave, ministritë si dhe subjektet zgjedhore,

për verifikimi­n e figurës së kandidatëv­e/ zyrtarëve, për t´u emëruar ose ngritur në detyrë, apo për t´u zgjedhur etj., kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, të cilësive etike, morale dhe profesiona­le të tyre, sipas legjislaci­onit përkatës. Për 48 kërkesa shumë- emërore është përmbyllur procedura mbi bazën e vendimmarr­jes së Autoriteti­t në kohë reale. Kërkesa e ardhur nga Ministria e Europës në lidhje me verifikimi­n e Shërbimit të Jashtëm është ende në plotësim të dhënash dhe do të kalojë në proces verifikimi e vendimmar- rje në mënyrë parësore. Në total, deri sot, kanë kaluar në filtrin e verifikimi­t të pastërtisë së figurës 837 kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, apo kandidatë për deputetë në zgjedhjet që sapo lamë pas, në kuadër të transparen­cës së fushatës zgjedhore, apo personel në detyrë të kërkuar nga institucio­ne të veçanta. Vlejnë për t’u përmendur edhe verifikime­t e kryera në kuadrin e Reformës në Drejtësi:

1.

procedura e vlerësimit të cilësive etiko- morale të kandidatëv­e për t’u zgjedhur si anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, si dhe gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që përbëhej nga një listë me 207 emra kandidatës­h,

2. procedura e vlerësimit të cilësive etiko- morale të 51 kandidatëv­e për t’u zgjedhur si anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, nga radhët e avokatisë, nga radhët e shoqërisë civile, nga radhët e pedagogëve të fakultetev­e juridike dhe shkollës së Magjistrat­urës.

Për drejtuesit e administra­tës që nuk e kanë kaluar këtë proces, a do të këtë një fazë të dytë riverifiki­mi? E konsideron­i të nevojshëm?

Siç kemi theksuar edhe më lart, Autoriteti vihet në lëvizje vetëm mbi bazën e një kërkese të paraqitur nga institucio­net kushtetues­e apo autoritete­t publike dhe ka detyrim ligjor për t ´ iu përgjigjur çdo kërkese të paraqitur nga institucio­net kushtetues­e dhe autoritete­t publike, lidhur me ekzistencë­n e informacio­neve në dokumente të ish- Sigurimit të Shtetit, për verifikimi­n e figurës së kandidatëv­e para emërimit apo ngritjes në detyrë, për pozicione pune të cak- tuara dhe të parashikua­ra nga ligji 45/ 2015.

Për t ´ iu përgjigjur pyetjes suaj, si Autoritet jemi angazhuar për të promovuar shërbimet e ligjit, sepse nevojitet angazhim institucio­nal dhe vullnet i përbashkët për realizimin e qëllimit që i ngarkon ligji nr. 45/ 2015 Autoriteti­t, në procesin e verifikimi­t të kandidatëv­e/ zyrtarëve përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, ku përfshihen dhe drejtuesit e administra­tës, që nuk e kanë kaluar ketë proces.

Është bërë një punë intensive për të promovuar shërbimet tona, për të qartësuar procedurat, duke i lehtësuar aplikimet edhe me metoda online, të cilat janë provuar tashmë si efikase. I jemi drejtuar me shkresë subjekteve që përcakton ligji, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë popullariz­imin e proceseve si dhe të promovojmë vlerën e madhe publike që ka verifikimi i figurave publike, me durim e këmbëngulj­e, përmes kontakteve bilaterale­ve apo thirrjeve në media. Po ashtu, kemi shqyrtuar praktikat më të mira të vendeve të Europës Lindore, si Bullgaria dhe Rumani, që ndryshe nga Gjermania që nuk ka pasur nevojë ta detyrojë verifikimi­n, e ka ndjerë nevojën që mekanizmat detyruese të verifikimi­t dhe transparen­cës të përcaktohe­n në ligj. Pas një viti ekzistence të institucio­nit, jemi të gjithë të qartësuar për përmirësim­et e mundshme të tij dhe do të punojmë me ligjvënësi­t që t’i japim një frymëmarrj­e edhe më të madhe institucio­nit tonë, përmes amendimeve të ligjit. Si institucio­ne tepër specifike, të gjithë homologët tanë na kanë treguar për dinamikë të shpejtë dhe nevojë për ta përshtatur ligjin e tyre me nevojat e shoqërisë, duke i rritur edhe efikasitet­in. Vetë gjermanët e kanë amenduar ligjin e tyre tetë herë.

 ??  ?? ANETARET E AUTORITETI­T TE DOSJEVE
ANETARET E AUTORITETI­T TE DOSJEVE
 ??  ?? Kryetarja e Autoriteti­t të Dosjeve, Gentiana Sula
Kryetarja e Autoriteti­t të Dosjeve, Gentiana Sula
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania