Panorama (Albania)

Parku i Butrintit, rritet me 40% çmimi i biletave

Vendimi në fundvit irriton operatorët turistikë, Arben Çipa: Na bie në kurriz, kontratat me agjencitë e huaja u firmosën në tetor

- SARANDE/

Vizitorët vendas apo të huaj, që do të duan të vizitojnë Parkun e Butrintit, do t’u duhet të paguajnë gati dyfishin e çmimit.

Një urdhër i fundvitit, më konkretish­t ai me nr. 843 datë 29.12.2017, i Ministrisë së Kulturës bën me dije ndryshimin e çmimit të biletave për hyrjen në Parkun Kombëtar të Butrintit. Tanimë, një vizitor vendas, nga 350 lekë do të paguajë 500 lekë. Ndërsa për turistët e huaj, çmimi i biletës është bërë nga 500 që ishte, në 700 lekë. Kjo ka krijuar pakënaqësi te grupet e interesit, kryesisht ato turistike në Sarandë. Në një intervistë për “Panorama”, Arben Çipa, kryetar i “Shoqatës së Hotelierëv­e, operatorëv­e turistikë dhe restorante­ve” në Sarandë, e quan vendimin të njëanshëm dhe kohën si të gabuar, kur është bërë ndryshimi i rritjes së çmimit të biletës.

Z. Çipa, cili është reagimi juaj për rritjen e çmimit të biletës hyrëse në Parkun Kombëtar të Butrintit?

Koha kur është bërë rritja e çmimeve, është e gabuar. Fundi i dhjetorit, shumë gabim. Shtator- tetori është koha kur duhen bërë ndryshimet, pasi është periudha kur të gjitha kompanitë firmosin kontratat, me të gjithë ndryshimet, të cilat mund të ndodhin edhe në bazë të një ligji, ashtu siç ka ndodhur tani me vendimin e brendshëm të Ministrisë së Kulturës, në lidhje me rritjen e çmimeve. Nëse doni të thellohem pak dhe ta komentoj çështjen e ngritjes së çmimeve, ky është një vendim, i cili do të thosha se është i njëanshëm, që ka ardhur pa u konsultuar me subjektet dhe grupet e interesit, të cilat lidhen në një formë zinxhiri me shumë kompani të tjera, të cilat operojnë jashtë territorit shqiptar. Pra, kur përgatitet një paketë, e cila përfshin edhe hyrjen në Butrint, në rastin konkret, përgatitet një buxhet dhe bëhet një kontratë me agjencitë homologe. Në këtë kuadër ndërtohet paketa me të gjithë zërat, duke përfshirë edhe hyrjen në Butrint. Dhe s’ka ndonjë formë që ky çmim të ndryshojë, pasi kontratat janë të mbyllura. Pra, kjo rëndon në kurriz të subjekteve turistike të Shqipërisë dhe, pa dyshim, përcillet edhe te subjektet homologe, në rastin tonë si në Korfuz apo te kroçerat, të cilat vizitojnë vendin tonë.

Po për turistët vendas, çfarë do të thoshit për këtë rritje çmimi?

Për turistët vendas, me keqardhje do të thosha se kjo do t’u kushtojë. E dimë se buxheti i turistit vendas është pak më ekonomik, ku në rastin konkret, deri para një muaji, ata paguanin një hyrje thjesht 3500 lekë të vjetra. Tani i bie që të paguajë 5000 lekë të vjetra. Pra, ka një ngritje diku me 40 për qind. Duhet parë edhe ana sociale nëse duhet të ndryshojë për kategori si invalidë, pensionist­ë apo studentë, pagesa për hyrjen në Butrint. Të gjitha kategoritë nga fillimi i 2018, sipas këtij vendimi, do të paguajnë 30- 50 për qind më tepër për të hyrë në Parkun Kombëtar të Butrintit. Ndërsa për turistët e huaj, pagesa nga 500 lekë, është bërë 700 mijë.

Numri i vizitorëve është në rritje. Po të ardhurat e përfituara, keni informacio­n?

Jam dëshmitar i këtyre viteve për situatën në Butrint. Çdo vit, numri i turistëve ka një tendencë diku edhe 100 për qind rritje, në periudha të caktuara të vitit. Pra, në total, numri nga një vit në vitin tjetër është në ndryshim me diku 40- 50 mijë vizitorë më tepër. Llogaria ësh- të shumë e thjeshtë për t’u bërë se sa janë të ardhurat. Atëherë, çfarë investimes­h po bëhen në Butrint? Asnjë investim qoftë në territorin brenda në Butrint, qoftë në territorin jashtë, i cili lidhet me detyrimin për Butrintin për të ofruar një infrastruk­turë te këta operatorë, te këta vizitorë, për të cilët nuk janë marrë masat as për një parkim të monitoruar të menaxhuesh­ëm gjatë orëve të ditës, të paktën, apo edhe shërbime të tjera, të cilat janë bazike.

Po për Butrintin natën, çfarë do të thoshit?

Megjithëse aktiviteti ynë është gjatë orëve të ditës më tepër, nata në Butrint apo rrethinat përreth tij lënë për të dëshiruar. Errësirë, vetëm errësirë, syri diku të sheh ndonjë dritë në horizont nga fshati Vrinë. Kemi shumë ankesa nga vizitorët. Duhen marrë masat që të ndryshojë kjo situatë, të marrë erë menaxhim europian dhe jo vend arkaik. Është e pabesueshm­e me gjithë këto të ardhura, të mos ndryshojë absolutish­t asgjë? Ku shkojnë këto fonde? Nuk ekziston as treguesi më i vogël 1 për qind, që në Butrint investohet.

 ??  ?? Parku i Butrintit
Parku i Butrintit
 ??  ?? Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëv­e
Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Operatorëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania