Panorama (Albania)

Ndryshon skema për punësimin e mësuesve, si do testohen

Zamira Gjini: Testimet dixhitale në Tiranë, përgjatë gjithë shkurtit

- BESARTA BASHA

Po ashtu, nuk do të jetë një datë fikse siç ka ndodhur vitet e kaluara, por disa të tilla në të cilat do të provohen njohuritë e mësuesve, për t’i renditur më pas në listën e punësimeve. Të gjitha këto risi i bën me dije për gazetën drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini. Një grup pune po merret me udhëzimin përkatës, që pritet të publikohet brenda pak ditëve dhe që do të saktësojë të gjithë procedurën. Më pas, Qendra e Shërbimeve Arsimore ( QSHA) do të hartojë një plan të detajuar me kalendarin e datave për testimet në të gjitha profilet e mësuesisë.

“Provimet e ‘ Mësues për Shqipërinë’ do të zhvillohen përgjatë muajit shkurt. Por ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të bëhen në një datë, por në data të ndryshme, sipas profileve. Të gjitha do të bëhen në Tiranë dhe duam t’i bëjmë dixhitale. Me këtë rrisim akoma më shumë cilësinë dhe sigurinë e provimit. Shmangim totalisht ndërhyrjet. Kush do,

Ndryshon e gjithë skema e provimit të mësuesve që janë në pritje për t’u punësuar. Pas centralizi­mit të punësimeve, të cilat do të monitorohe­n nga një sistem qendror, e jo nga drejtoritë arsimore në rrethe, edhe testimi do të përqendroh­et vetëm në Tiranë.

shkon te agjencia, regjistroh­et, jep testimin, të cilit i bashkohen dhe pikët e dosjes dhe renditet te portali ‘ Mësues për Shqipërinë’, në bazë të të cilit punësohet”, sqaron Gjini. Provimi për punësim do të zhvillohet i ngjashëm me atë të mësuesve të rinj, që duan të licencohen. Këtë vit nuk do të ketë më një format testimi në letër, por në formë elektronik­e, me shumë gjasë në ambientet e QSHA- së. “Do të ketë një grafik

4300 MËSUES figurojnë të jenë punësuar prej tre vitesh, që nga implementi­mi për herë të parë në 2015- ën i nismës së punësimeve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ndërkaq, çdo vit, rreth katër mijë arsimtarë në të gjithë vendin futen në garë për të zënë një nga vendet e punës që hapen në profilin e tyre.

datash, sipas profileve të mësuesisë. Tani jemi duke bërë gati udhëzimin, të cilin do ta publikojmë shumë shpejt”, shprehet drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MASR. Ndërkohë, mësuesit kanë edhe pak ditë kohë në dispozicio­n të përgatiten për provimet. Në faqen zyrtare të Institutit të Zhvillimit të Arsimit ata mund të gjejnë 17 programet orientuese, mbi bazën e të cilave do të hartohet provimi.

PUNËSIMET I gjithë portali i krijuar për punësimin e mësuesve i është nënshtruar ndryshimev­e. “Më- sues për Shqipërinë” me emrin e vjetër, por këtë vit me funksione krejt të reja ia lë menaxhimin e punësimit të mësuesve njësisë qendrore, duke shmangur kështu tërësisht drejtoritë arsimore. Transparen­ca dhe efikasitet­i janë dy pikat e forta të proces- it të punësimit të mësuesve, i cili në bazë të udhëzimit të ministrisë kalon në tri faza: konkurrimi me dosje, testimi dhe përzgjedhj­a e vendit të punës. Ndërsa e para ka përfunduar që në dhjetor të 2017ës, tashmë të gjithë kandidatët për mësues presin pikët e testimit, të cilat të mbledhura me ato të dosjes caktojnë rendin e tij në listën e pritjes për profilin që iu përkasin. Këtë vit, që në aplikim, mësuesit vetë mund të zgjedhin vendet e punës për të cilat aplikojnë për të pritur më pas radhën, të cilën ia dikton portali, e nuk varet nga vullneti i drejtuesve të drejtorive apo zonave arsimore. Nga ky vit, gjithçka do të menaxhohet nga portali, i cili harton në mënyrë automatike listën e fituesve bashkë me pikët në rend zbritës nga ato me pikë maksimale deri tek ata me më pak pikë. Të parët në listë janë favoritë për t’u punësuar në rast se krijohet një vend i lirë pune.

 ??  ??
 ??  ?? Zamira Gjini, drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MASR
Zamira Gjini, drejtoresh­a e Arsimit Parauniver­sitar në MASR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania