Panorama (Albania)

Organizato­ri Aurel Hoxhallari u arrestua 3 herë gjatë 4 viteve të fundit

-

Aurel Hoxhallari, personi që u shpall në kërkim të premten nga Policia e Tiranës, si organizato­r i grupit të strukturua­r kriminal që realizoi vrasjen e Devi Kasmit, ishte arrestuar edhe më parë për organizimi­n e një tjetër vrasjeje me pagesë që dështoi. Më 10 janar në vitit 2015, Hoxhallari bashkë me kushëririn e tij u arrestuan si të dyshuar për atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani. Atentat që dështoi, pasi personi që ai kishte “kontraktua­r” si vrasës me pagesë, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, në Rrugën e Kavajës. Por ky nuk është rasti i parë që Hoxhallari është përballur me Policinë. Gjatë 4 viteve të fundit, përveç këtij rasti, që ishte edhe akuza më e rëndë e ngritur ndaj tij, 40- vjeçari ishte arrestuar edhe dy herë të tjera. Më 28 maj të vitit 2013, ai u arrestua nga Policia e Kavajës, gjatë operacioni­t të koduar “Gloku”. Policia tha se kishte arrestuar Aurel Hoxhallari, në atë kohë 35 vjeç, lindur dhe banues në Yzberisht të Tiranës. Ai rezultonte person në kërkim, i dënuar nga Gjykata e Tiranës më 18 mars 2011 për armëmbajtj­e pa leje. Vendim që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli në tetor të po atij viti, duke e dënuar me 6 muaj heqje lirie. Bashkë me të, Policia e Kavajës arrestoi edhe një 28- vjeçar nga Tepelena. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i tyre u bë në bazë të një informacio­ni të marrë se mjeti me targa AA 180 GT, tip “Volgsvagen Passat”, nuk i ka ndaluar asnjë postblloku policor që nga qyteti i Lushnjës deri në Rrogozhinë. Automjeti është ndjekur nga shërbimet policore dhe është bërë e mundur kapja e tij brenda qytetit të Kavajës në lagjen Nr. 5, ku pas veprimeve është bërë e mundur të kapet dhe një armë zjarri e llojit “Glok”. E megjithëse u arrestua në fla- grancë, Hoxhallari qëndroi vetëm pak ditë në qeli dhe u la i lirë për t’u arrestuar sërish, kësaj here në Tiranë. Më datë 7 janar 2016, ai u kap nga shërbimet e Komisariat­it nr. 6, pasi ishte shpallur në kërkim më datë 27 nëntor 2015, në lidhje me ngjarjen për të cilën ai u ndalua në 2013 dhe u la i lirë. Gjykata e Kavajës e kishte dënuar në mungesë me 4 muaj e 26 ditë burgim për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit së Policisë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 ?? Aurel Hoxhallari ??
Aurel Hoxhallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania