Panorama (Albania)

Të dashurit të Viola Spiros i sekuestroh­en 1.4 milionë euro pasuri

"Forca e Ligjit" bllokon një hotel, biznese, vila, makina luksoze e truall të Valentin Selajt e 2 vëllezërve të tij

-

"Forca e Ligjit" goditi dje në Lezhë, duke sekuestrua­r 1.4 milionë euro pasuri në emër të tre vëllezërve Selaj, që dyshohen të jenë ngritur me të ardhura nga krimi.

Pronat e sekuestrua­ra janë në pronësi të Valentin Selajt, i dashuri i moderatore­s sportive, Viola Spiro, dhe të dy vëllezërve të tij, Parlind dhe Arlind Selaj. Bëhet fjalë për 7 ambiente biznesi, hotel, bar e restorant, 4 ambiente banimi, apartament­e e vila, 4 parcela toke me sipërfaqe rreth 12 mijë metër katror si dhe 9 automjete luksoze. Të gjitha këto prona, që u vunë nën sekuestro preventive, pas një procedimi penal të nisur në vitin 2017 nga Policia e Prokuroria e Lezhës, kapin vlerën e 1 450 000 eurove. Për sekuestrim­in e tyre, Policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, për akuzën "pastrim i produkteve të veprës penale". Tre vëllezërit Selaj, Policia i konsideron grup kriminal, ndërsa thekson se përveç Valentin Selajt, që u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, edhe Ardian Selaj ka qenë i dënuar më parë në Itali, për trafikim narkotikës­h dhe ka qenë i dënuar me 4.6 vite burgim.

ARRESTIMI NE ITALI

Në nëntor të vitit të kaluar, Policia italiane dhe ajo holandeze finalizuan një megaoperac­ion antidrogë duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut në Roterdam e më pas në Firence. Një prej të arrestuarv­e, i konsiderua­r nga mediat italiane si "zoti i kokainës", ishte shtetasi shqiptar Valentin Selaj, i dashuri i moderatore­s Viola Spiro. Gazeta italiane "La Nazione" i kushtoi një artikull të veçantë çiftit, duke publikuar në faqen e parë foton e të dyve, ku shkruan se i dashuri i prezantues­es shqiptare kishte një rol kryesor në trafikun e drogës. Sipas mediave italiane, Valentin Selaj ishte personi që sillte kokainën nga Amerika e Jugut në Firence, duke kaluar më parë përmes Holandës. Grupi shqiptar i trafikut të kokainës, që drejtohej nga i dashuri i Viola Spiros, u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra. Dy prokurore të Amsterdami­t, një oficere e sektorit investigat­iv në Holandë dhe një tjetër në Itali. Pas hetimeve intensive, që u iniciuan nga dy prokuroret holandeze, Policia italiane dhe ajo e Holandës finalizuan një megaoperac­ion antidrogë më 16 nëntor, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut. Gazetarët italianë ironizonin rreth pasurisë që kishin ngritur me qindarka grupi i trafikut të drogës. "Një kuriozitet; një tjetër bos droge i grupit, jetonte në një vilë luksoze e stilit ' Scarface'. Madje, ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt, edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka", ironizonin gazetarët italianë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Hoteli i sekuestrua­r
Hoteli i sekuestrua­r
 ??  ?? Pronat e vëllezërve Selaj që u sekuestrua­n dje nga Policia
Pronat e vëllezërve Selaj që u sekuestrua­n dje nga Policia
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania