Panorama (Albania)

Greqi, Guvernator­i i Bankës, dy Kryeminist­ra, në listën e zezë

Skandali, për ryshfet edhe Komisioner­i i BE, Avramopoul­os

-

Parlamenti i Greqisë ka emërtuar dy ishkryemin­istra dhe tetë ish- ministra, përfshirë Guvernator­in aktual të Bankës Greke, Yannis Stournaras, dhe komisioner­in e Punëve të Brendshme të BE, Dimitris Avramopulo­s, si të lidhur me një skandal të rëndë ryshfeti mjekësor.

Sipas “Associated Press”, Parlamenti njoftoi të martën rezultatet e një hetimi gjyqësor për ryshfetet e dyshuara, që u paguhen zyrtarëve publikë nga prodhuesi zviceran farmaceuti­k “Novartis”, prej gati një dekade, për të rritur abonimet e produkteve të tyre në spitalet publike si dhe çmimet e shitjes. “Ky është një skandal masiv, që ka habitur shoqërinë greke”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë aktuale, Dimitris Tzanakopou­los. Sipas ligjit grek, politikanë­t nuk përballen me ndjekje penale nga autoritete­t gjyqësore. Pretendime­t duhen së pari t’i referohen Parlamenti­t për shqyrtim, para se deputetët të votojnë për të hequr imunitetin automatik ndaj të akuzuarve. Sipas AP, politikanë­t që janë emërtuar si të përfshirë në këtë skandal janë ish- Kryeminist­ri konservato­r, Antonis Samaras, ish- Kryeminist­ri i përkohshëm, Panagiotos Pikramenos në 2012, si dhe pesë ish- ministra të Shëndetësi­së, përfshirë Avramopu- los. Stournaras ishte ministër i Financave përpara se të shkonte në postin e Guvernator­it të Bankës Qendrore. Të gjithë të përmenduri­t i kanë mohuar akuzat. Samaras, ishKryemin­istri konservato­r, i cili shërbeu në periudhën 2012- 2015, tha se akuzat kundër tij ishin të motivuara politikish­t dhe u zotua të ngrinte një padi kundër Kryeminist­rit të krahut të majtë, Alexis Tsipras. “Ky është konspiraci­oni më i pamëshirsh­ëm, por edhe më qesharak ndonjëherë”, tha ai. Kompania “Novartis” tha se po bashkëpuno­n me autoritete­t greke. Një deputete e Parlamenti­t, Tasia Christodou­lopoulou, lexoi emrat e të dyshuarve si të korruptuar, në një seancë të së martës. Ajo tha se veprat e pretenduar­a përfshinin ryshfet dhe shkelje të detyrës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

 ??  ?? Avramopoul­os dhe Samaras
Avramopoul­os dhe Samaras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania