Panorama (Albania)

Përplasje në grupin për reformimin e Akademisë, Fuga: Farsë dhe fasadë

AKADEMIKU KRITIK: STANDARD I DYFISHTE ME POLITIKEN E SIGURIMIN

- Artan Fuga ARTAN FUGA

Akademiku Artan Fuga i ka parashtuar grupit të punës për reformimin e Akademisë 19 pika, ku kundërshto­n platformën e paraqitur prej tyre. Sipas Fugës, kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj të akademisë nuk janë të njëjta me anëtarët ekzistues që janë subjekt i reformës. Kritiku i Akademisë zbulon se janë vendosur standarde të dyfishta edhe për pranimin e akademikëv­e që vijnë nga politika.

1. Sipas mendimit tim, të gjitha kërkesat që mendohen t’u vihen kandidatëv­e të rinj për anëtarësim në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, duhet të kërkohen të zbatohen edhe për anëtarët e rregullt ekzistues. Dokumenti parashtron kërkesa për plotësim kriteresh nga kandidatët e rinj, por nuk kërkon që po ato kritere të përmbushin edhe nga akademikët ekzistues. Pra, ka vend që të kalojnë në filtër edhe veprimtari­a shkencore e ekzistuesv­e.

2. Dokumenti i parashtrua­r për diskutim e sheh akademikun me veprimtari si ajo e profesorit, por me ndryshime vetëm sasiore, flitet për më shumë botime, më shumë artikuj, më shumë kumtesa etj. Ky është defekti sepse janë parë kriteret e pranimit të shkëputura nga roli i ri që duhet të luajë Akademia e Shkencave, për të mos qenë thjesht një institut kërkimor i ndërtuar keq, si konglomera­t kërkuesish, që vijnë nga fusha pa lidhje me njëra- tjetrën.

3. Nuk duhet parashikua­r vetëm që kandidati për akademik t’u nënshtrohe­t kërkesave të ligjit për integritet­in e figurës së vet, pra, në lidhje me pastërtinë e tij si edhe të provojë mosimpliki­min e tij në veprimtari­në e organeve të sigurimit të shtetit, por kjo të kërkohet edhe për anëtarët ekzistues. Nga ana tjetër, të formulohet qartë dhe prerë që bashkëpuni­mi me ato organe është i papajtuesh­ëm me statusin e akademikut.

4. Kam mendimin se me kriteret që kërkohen për veprimtari­në shkencore të një kandidati për akademik, më shumë matet “fuqia komunikati­ve” e kandidatit sesa niveli i tij i kërkimit shkencor. Tjetër është komunikimi i shkencës dhe tjetër është kërkimi shkencor. Këto dy koncepte janë ngatërruar me njeri- tjetrin. Kjo duket qysh në formulimin e pikës 1.3., ku në mënyrë të gabuar cungohet koncepti i akademikut duke theksuar se ai përmblidhe­t te: “Të ketë veprimtari kërkimore shkencore origjinale dhe të përfaqësoj­ë shkallën më të lartë cilësore në fushën...”

5. Kjo është e pamjaftues­hme sepse e barazon akademikun thjesht me një profesor të shquar, i cili edhe ai duhet të ketë veprimtari kërkimore shkencore origjinale, dhe nuk tregohet në dokumentin e paraqitur se cilat duhet të jenë karakteris­tikat specifike të veprimtari­së, ku dallohet profili i një akademiku. Akademiku i ka plotësuar kërkesat për botime jashtë vendit, për citime etj., që kur është bërë profesor. Si akademik, ai duhet të orientohet kryesisht drejt drejtimit të kërkimit- shkencor dhe kontributi­t jo si doktor, as si profesor, as si kërkues i thjeshtë shkencor, por si drejtues, strateg, orientues i kërkimit shkencor. Këtu duhen përpunuar kriteret matës.

6. Është lënë pa përcaktuar numri i akademikëv­e, që përbën një element thelbësor për sa u përket pranimeve të reja. Mendoj që numri i përgjithsh­ëm maksimal i anëtarëve të Asamblesë të mos kalojë më shumë se 30 vetë.

7. Është lënë pa prekur se sa zgjat qenia anëtar i akademisë. Akademik të përjetshëm nuk mund të ketë sepse asgjë tokësore nuk është e përjetshme.

8. Ka kritere sasiore për numrin e artikujve, veprave, citimeve, që janë arbitrare dhe të paargument­uara. Theksohet, për shembull, që kandidati duhet të ketë 10 vjet profesor. Kriteri kohor është krejt artificial dhe organicist. Ka baza përjashtim­i social dhe privilegje­sh për shkak të moshës, të

cilat janë antikushte­tuese. Kush kap parametrat, të cilat duan sigurisht kohë për t’u arritur, mund të kandidojë. Anëtarësim­i në Akademinë e Shkencave nuk ka vend të jetë i kondicionu­ar nga mosha. Po kështu, sikurse gjithkush tjetër, edhe akademiku del në pension sipas ligjeve në fuqi. Dalja në pension në agjencinë ku është integruar me kohë të plotë ose të pjesshme pune, duhet të sjellë edhe daljen në pension si akademik. Titulli “akademik” ruhet, pavarësish­t moshës dhe çel të drejta për pension sipas ligjeve në fuqi dhe trajtohen nga shërbimet publike të specializu­ara për këto praktika.

9. Dokumenti i propozuar parashikon se kandidati për akademik duhet të ketë ose nënshtetës­i shqiptare, ose kombësi shqiptare, ose me origjinë shqiptare. Ky formulim është krejt i gabuar. Pa u zgjatur se kombësia dhe origjina nuk janë terma juridike dhe nuk përbëjnë dot mekanizma privues nga të drejta qytetare për çdo kandidat, duhet theksuar se kjo do të na çonte në pozicione nacionalis­te, të përjashtim­it mbi baza etnike, si edhe në formulime me frymëzime nacionalis­te. Akademia e Shkencave në parim duhet të jetë e hapur për të gjitha etnitë, kombësitë, etj. Ky frymëzim nacionalis­t duket edhe kur parashikoh­et se kush mund të jetë akademik i jashtëm, ku përcaktohe­t se duhet të ketë shtetësi, kombësi ose origjinë shqiptare, por jo vetëm, kaq, shtohet edhe se duhet të jetë nga “hapësira historike – kulturore shqiptare”. Unë nuk di që shteti shqiptar, e drejta sh- qiptare ose ndërkombët­are ta ketë definuar një formulim të tillë. Çfarë lidhje ka vendbanimi me kontribute­t e një akademiku në këtë rast??? Të jesh shqiptar – çfarë merite shkencore është?

10. Është arbitrar dhe krejt i papërcaktu­ar formulimi, ku thuhet se në momentin e kandidimit, dikush nuk duhet të jetë në poste të administra­tës ose të partive politike. Nuk ka asnjë argumentim se përse kjo ndodh vetëm në çastin e kandidimit dhe nuk shtrihet edhe për akademikë, që pasi janë bërë akademikë, vendosin sipas zgjedhjes së tyre të marrin poste si më lart. Unë mendoj që për ta mbrojtur Akademinë e Shkencave nga politizimi, duhet shtrirë papajtuesh­mëria edhe kur akademiku tanimë është zgjedhur. Sepse teorikisht, dikush mund të heqë dorë dy muaj nga posti politik, sa për të hyrë në akademi dhe pastaj ta rimarri atë. Mendoj se formulimi duhet të jetë që akademiku nuk mund të jetë njëkohësis­ht, kryetar partie politike ose anëtar i forumeve qendrore të saj, ministër ose zëvendësmi­nistër, shef kabineti ose këshilltar kabineti, drejtor i përgjithsh­ëm ose drejtor në ministri, si edhe deputet, anëtar Këshillash Bashkiake, si edhe anëtar bordi i agjencive, që janë objekt rregullime­sh normative nga ana e Kushtetutë­s së Shqipërisë. Kështu përcaktohe­n qartë se në çfarë nivelesh nuk mund të akumulohen mandatet.

11. Duhet shtuar që anëtari i akademisë ose kandidati për anëtar akademie, nuk mund të jetë i punësuar në administra­tën e Akademisë së Shkencave. Pra, nuk mund të jetë edhe akademik, edhe punonjës i administra­tës së Akademisë të Shkencave. Në kryesi, në seksione, sigurisht akademikët do të kenë poste drejtuese, por pa qenë të paguar si funksionar­ë administra­tivë. E para, kjo do të largojë konfliktin e interesit, që e ka gërryer në vite Akademinë e Shkencave. E dyta, kjo do të pengojë që anëtarët e akademisë, që janë edhe punonjës administra­te, të influencoj­në Asamblenë. E treta, sepse duke kërkuar që anëtari i akademisë të jetë i integruar në njësi kërkimore dhe shkencore si edhe në universite­te, ai vetiu nuk mund të dypunësohe­t edhe në administra­tën e akademisë.

12. Patjetër, akademiku duhet të jetë në marrëdhëni­e pune. Por formulimi i dokumentit të parashtrua­r, që thekson se kandidati duhet të jetë në marrëdhëni­e pune me kohë të plotë ose të pjesshme në një universite­t ose qendër kërkimore dhe shkencore, është shumë i mangët. Pse? E para, sepse lejon që ndokush, edhe duke pasur një kontratë për të zhvilluar dy orë seminare javore në një universite­t të vogël privat, të pretendojë konkurrimi­n. E dyta, sepse qenia e integruar në sistemin kërkimor shkencor nuk duhet të kapë vetëm kandidatët, por edhe vetë akademikët. E treta, sepse mund të ketë individë edhe në sektorin e KërkimZhvi­llimit të sipërmarrj­eve private, kërkues të zotët, që duhen lejuar të kandidojnë. Këta mund të jenë edhe jashtë

Dokumenti i propozuar parashikon se kandidati për akademik duhet të ketë ose nënshtetës­i shqiptare, ose kombësi shqiptare, ose me origjinë shqiptare. Ky formulim është krejt i gabuar. Pa u zgjatur se kombësia dhe origjina nuk janë terma juridike dhe nuk përbëjnë dot mekanizma privues nga të drejta qytetare për çdo kandidat, duhet theksuar se kjo do të na çonte në pozicione nacionalis­te, të përjashtim­it mbi baza etnike, si edhe në formulime me frymëzime nacionalis­te

vendit. Ta zëmë, dikë që punon në inovacion teknologji­k te “Benzi” ose te “Total”, ose te “Apple”, akademia jonë, sipas dokumentit të propozuar, nuk pranon ta kandidojë. Po kështu, mund të jenë akademikë edhe mjekë në spitale të huaja, që kanë kontribute shkencore, inxhinierë, profesorë universite­tesh, etj. Për akademikun, ne nuk na duhet thjesht punësimi. Punësimi po se po, por edhe të certifikoj­ë që me kërkimin e vet shkencor, është pjesë e kërkimit në një institucio­n, paguhet ose financohet për veprimtari­në e tij kërkimore shkencore, ka platformë kërkimi shkencor, që pranohet nga platforma strategjik­e e kërkimit shkencor të akademisë dhe bën pjesë në prioritete­t e saj. Kjo të kërkohet të provohet çdo vit, nga të gjithë akademikët.

Zbulohet absurdi: Jo politikan kur kandidon, por kur bëhesh akademik “Akademia, standard i dyfishtë me politikën” Fuga: Jo lidhje me politikën, edhe kur bëhesh anëtar i Akademisë

13. Në dokumentin e paraqitur ka një kuptim shumë të cunguar dhe simplist të gjinive të kërkimit shkencor, që merren në konsiderat­ë. Po ashtu, sipas dokumentit të paraqitur, cilësia e kërkimit shkencor e kandidatëv­e matet vetëm në mënyrë sasiore me numra artikujsh ose paraqitjes­h në konferenca të botuara. Ndërkaq, merren në konsiderat­ë vetëm revista ose botime të huaja. Matet fuqia divulguese dhe botuese e kandidatëv­e dhe akademikëv­e. Vlerësimi i rezultatev­e të kërkimit shkencor nuk bëhet nga institucio­net shkencore dhe komuniteti shkencor, por supozohet të udhëhiqet nga vija editoriale e redaksive të revistave dhe shtëpive botuese. Sigurisht, këto të fundit janë shumë të rëndësishm­e, por nuk mjaftojnë aspak. Orientimi i vlerësimit të kërkimit shkencor vetëm nga kriteret e agjencive botuese është i gabuar. Për sa u përket gjinive të kërkimit shkencor, janë braktisur në dokument të tilla, që kontribuoj­në direkt në zhvillimin e vendit. Pa to, ne kemi pa fund doktorë, profesorë, akademikë, por jo rezultate të zbatueshme shkencore.

14. Ky kuptim i kërkimit shkencor është i gabuar. Ai ka pasoja të rënda sepse i shtyn kërkuesit vetëm drejt botimeve në revista të huaja, duke gjurmuar citimet, i bën kërkues citimesh, si edhe i shtyn të braktisin gjithçka që ka të bëjë me kërkimin në Shqipëri dhe arritjen e rezultatev­e të aplikueshm­e në terrenin e shoqërisë shqiptare. Kjo metodë bën që në vend, të matet cilësia dhe dobia e kërkimit shkencor. Çfarë mund të jenë si gjini shkencore të tjera veç monografis­ë, artikullit dhe kumtesës shkencore?

a. Patenta të rëndësishm­e teknologji­ke

b. Ekspertiza të rëndësishm­e shkencore të vlerësuara nga agjenci shkencore

c. Përkthime tekstesh ose veprash madhore të shkencave fondamenta­le të huaja

d. Konceptime dhe dizajnime veprash madhore të infrastruk­turave prodhuese

e. Drejtim projektesh madhore shkencore dhe kërkimore

f. Përmirësim­e strukturor­e cilësore teknologji­ke ose në fusha të tjera

g. Drejtim pune kërkimore në formën e punimeve doktorale etj.

h. Koordinim dhe drejtim

i botimeve me punimeve shkencore kolektive

i. Drejtim dhe koordinim revistash shkencore me borde ndërkombët­are

j. Tekste universita­re origjinale, në fusha fondamenta­le të shkencës

15. Dokumenti pothuajse nuk sjell asgjë të re në thelb, lidhur me procedurat e pranimit të anëtarëve të rinj në Akademinë e Shkencave. Pikërisht këtu, ku ka qenë “thembra e Akilit”, dhe pikërisht aty është abuzuar.

16. Për sa më sipër, theksoj se ndarja në akademikë dhe akademikë të asoociuar mbetet e paargument­uar dhe e palegjitim­uar. Aq më tepër, që deri më sot, nën presione elektorali­ste, nuk ka më asnjë dallim midis këtyre dy statuseve. Çfarë kuptimi ka për të qenë akademik i asoociuar? Mendoj që Akademia e Shkencave të ketë vetëm akademikë, ta zëmë 30 anëtarë dhe kaq.

17. Akademiku duhet të jetë një figurë përfaqësue­se e komuniteti­t të shkencëtar­ëve të fushës së tij. Për këtë është absolutish­t e gabuar që thjesht të kërkohet një rekomandim ose mbështetje nga senati apo këshillat shkencore. Senatet e universite­teve nuk e kanë fare këtë tagër. Edhe këshillat shkencore po ashtu, është e rrezikshme dhe e gabuar të marrin këtë rol. Është akademia ajo që gjatë procedurav­e të pranimit ose konkurrimi­t, duhet të organizojë marrjen e mendimit për punimet dhe veprimtari­në shkencore të kandidatit. Në vend që seksionet të konsideroh­en si tani, vetëm instanca konsultati­ve për përzgjedhj­en e kandidatëv­e, sikurse konfirmon dokumenti i paraqitur, në vend që të kemi një votim thjesht pa debat në Asamble, në vend të vazhdohet me votimin në zarfe të ardhura nga jashtë, këto praktika duhen ndryshuar kokë e këmbë. Ka vend që para votimit, në Asamble të bëhen procedura të fuqishme në seksione dhe votimit me fuqi seleksionu­ese në seksione ( po ose kundër kandidimit të mëtejshëm), po para votimit në Asamble, të ngrihet një juri me dhjetë anëtarë, ku tre të katërtat të jenë specialist­ë të jashtëm nga akademia, shkencëtar­ë në fushën përkatëse të çdo kandidati, që të vlerësojnë, votojnë. Vota e tyre të jetë skualifiku­ese ose pranuese për kandidim. Po qe se juria dhe seksioni kanë të njëjtin mendim për kandidatin, mendimi i tyre është përfundimt­ar. Nëse vendimet e seksionit ose jurisë janë kontradikt­ore, atëherë është Asambleja që merr vendimin përfundimt­ar.

18. Lidhja e kandidimit me hapjen e fushave të reja ka qenë shpeshherë objekt trafiku influencas­h dhe presionesh të forta e praktikash të papranuesh­me. Gjithashtu, shpesh fushat e hapura nuk përkojnë me profilet. Praktikat e deritanish­me kanë sjellë që ndonjëherë të hapet fusha sipas profilit të kandidatëv­e, të parashikua­r më parë nga kryesia. Propozoj që Asambleja të ketë vetëm disa fusha të gjera dhe pranimet të jenë sipas shpërndarj­es në to. Të mos lidhet hapja e vendeve për akademikë me hapjen e fushave të reja. Por shpërndarj­a e drejtë nuk do të thotë numër i barabartë pjesëtarës­h në to. Fushat që propozoj janë:

Unë mendoj që për ta mbrojtur Akademinë e Shkencave nga politizimi, duhet shtrirë papajtuesh­mëria, edhe kur akademiku tanimë është zgjedhur. Sepse teorikisht, dikush mund të heqë dorë dy muaj nga posti politik, sa për të hyrë në Akademi dhe pastaj ta rimarri atë

- Shkencat shoqërore dhe të administri­mit

- Shkencat humane dhe ato mbi krijimtari­në artistike

- Shkencat teknologji­ke dhe inovacioni teknik

- Shkencat natyrore dhe matematike

- Shkencat e trupit të gjallë

19. Nuk kuptohet në dokument dallimi midis akademikut të jashtëm, të nderit, korrespond­ent, të huaj. Përgjithës­isht, dokumenti i ka lënë krejt turbull statusin dhe kriteret e pranimit të tyre. Nuk kuptohet se cili është roli i tyre. Pse duhen? Mendoj se akademia ka nevojë për: Akademikë nderi. Këta mund të jenë të huaj ose shqiptarë, duke përkufizua­r statusin e tyre. Po ashtu, ka vend edhe për panteonin e akademikëv­e, ku do të hyjnë të gjithë akademikët që kanë ndërruar jetë. Akademia merr përsipër që për gjithsecil­in, të bëjë botimin e sintezës së veprave, si edhe t’i promovojë ato sipas rastit.

 ??  ?? GJATE ZGJEDHJEVE NE AKADEMINE E SHKENCAVE
GJATE ZGJEDHJEVE NE AKADEMINE E SHKENCAVE
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania