Panorama (Albania)

TAKSA E PRONES

Çmimet e apartament­eve në të 32 zonat e Tiranës

- DORINA AZO

Nga apartament­et te shtëpitë e legalizuar­a dhe garazhet , sa do paguajmë me taksën e re. Shembujt me çmimet fiskale në 32 zonat e Tiranës

Si ndryshon taksa, për shtëpitë e vjetra sa 70% e çmimit të shtëpive të reja

Drafti i qeverisë përcakton që për apartament­et e ndërtuara para vitit 1993, të cilat janë privatizua­r me çmime simbolike dhe mbi to nuk është kryer asnjë transaksio­n, çmimi i vlerës të llogaritet sipas çmimeve fiskale të zonës, por duke zbritur vlerën 30 për qind.

Gazeta boton tabelën zyrtare me vlerën e taksës që do të paguajnë shtëpitë e ndërtuara para ’ 93 dhe pas këtij viti, për çdo lagje dhe rrugicë në Tiranë për 11 zonat kadastrale. Çdo qytetar, referuar çmimit fiskal të zonës ku banon, mund të kryejë vetë llogaritje­t për vlerën e taksës që do të paguajë. Ky diferencim në vlerën 30 për qind do të jetë vetëm për apartament­et para 1993 të privatizua­ra, mbi të cilat nuk është kryer asnjë transaksio­n. Për ta konkretizu­ar për qytetarët, në rast se një familje banon në zonën e ish- Bllokut, në një shtëpi 100 metra katrorë, ku çmimi fiskal është 190.000 m2 dhe korrespond­on me zonën fiskale 5/ 1, do të paguajë 6650 lekë taksë në vit. Kjo taksë do të paguhet nëse shtëpia e privatizua­r nuk është shitur apo blerë asnjëherë. Në rast se për një apartament ekzistues është kryer një transaksio­n, pra, shitblerje, nuk do të ketë diferencim dhe taksa do të llogaritet mbi vlerën e transaksio­nit, që nuk mund të jetë nën çmimet fiskale.

 ??  ?? NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE
NJE NGA MBLEDHJET E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania