Panorama (Albania)

Integrimi, dy goditje në zemër të pritjes, por që japin shpresë

- PREÇ ZOGAJ

Ngatë gjitha ato që janë shkruar e thënë dje dhe pardje për strategjin­ë e zgjerimit të BE- së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, janë dy gjëra që godasin në zemër të pritshmëri­së sonë, gjithnjë e më proverbial­e, për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Europian. E para, strategjia e lë të bardhë, pa parashikim...

datën e përafërt të pranimit të Shqipërisë në BE, ndërkohë që ka një afat, vitin 2025, për Malin e Zi dhe Serbinë, dy vende që kanë startuar pas Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe ku mbështetja popullore për hyrjen në Europë është më ulët se mbështetja, që vijon të marrë në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash.

Lënia pa datë e Shqipërisë është një lajm tjetër i trishtuar, që i shtohet kores së trashë të dështimeve dhe zhgënjimev­e periodike, ndërsa kemi pas thurur ëndrra se do të pranoheshi­m maksimumi katër- pesë vjet pas Bullgarisë dhe Rumanisë, me të cilët kemi qenë në një varkë në fillimet e kësaj odiseje. Bullgaria dhe Rumania kanë nisur këtë vit dekadën e dytë të anëtarësis­ë në BE. Mali i Zi dhe Serbia kanë një shans pas shtatë vitesh. Ne nuk e dimë akoma kur. Ne, të vetmit në grupin e vendeve aspirantë, që e shënuam përmbysjen e sistemit komunist me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ne, që u kemi grahur më gjatë se asnjë vend tjetër i kontinenti­t rremave të barkës së integrimit. E gjithë kjo, të lë shijen e një padrejtësi­e të madhe të Brukselit me Shqipërinë, shije, e cila nuk përmban asnjë fije xhelozie, pse janë pranuar apo do të pranohen të tjerët para nesh - le ta gëzojnë ato anëtarësin­ë në BE.

Ja, pra: Mund të jesh dënuar e sakrifikua­r në histori si popull për identiteti­n europian; mund të jesh nisur i pari, mund të kesh popullin më proeuropia­nist të kontinenti­t, mund të kesh konsensusi­n më të gjerë partiak në botë për aspiratën europiane- asnjë parti kundër - dhe prapë nuk qenka e thënë të jemi në një hap me vendet e tjera.

Pse ndodh kjo? Mos nuk ka qejf Europa, mos na mban pezull, duke u dhënë kohë mëdyshjeve të saj me kushte dhe kritere të hapura? Mos vallë, në një pikë të caktuar, kriteret janë një maskim i pengesave të tjera që nuk thuhen hapur, por janë realisht përcaktues­e për fatin e ëndrrës sonë europiane? Apo të gjitha këto janë pandehma, që do të thotë se ndezjen e dritës jeshile e përcaktojn­ë vetëm kriteret, cilësia e demokracis­ë, standardet e zhvillimit dhe asgjë tjetër?

Këto pyetje do të vazhdojnë të rrotullohe­n në mendjen e shqiptarëv­e, bashkë më përgjigjet që jep njëri dhe tjetri. Do të ketë gjithnjë përgjigje që do të duan ta shpjegojnë hezitim- mosdashjen e Europës për të na marrë brenda me “arsyet e saj të pathëna”, pa lidhje me kriteret dhe kërkesat që na shtron formalisht çdo vit. Unë jam munduar të hulumtoj, a ka arsye të tilla. Kam ndeshur paragjykim­e dhe fobi anësore, që nuk arrijnë t’u japim formë politikave zyrtare të vendeve të BE- së dhe vetë Brukselit ku sintetizoh­en këto politika. Por nuk kam gjetur, besoj fuqishëm se nuk ka arsye përcaktues­e, që nuk thuhen.

Shkaku kryesor i vonesave tona mbetet mospërmbus­hja substancia­le e kritereve nga qeveritë dhe institucio­net tona, cilësia gjithnjë problemati­ke dhe madje në përkeqësim e demokracis­ë në dy prej kolonave bazë të saj, që janë sundimi i ligjit dhe zgjedhjet.

Ja, ku vijmë te elementi i dytë goditës në dokumentin e Strategjis­ë së Brukselit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një paragraf të tij, shkruhet si vijon: “Sot, vendet tregojnë elementë të qarta të vendeve të ‘ kapura’, përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsion­in në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administra­tës, si dhe përzierje të fuqishme të interesave publike dhe private”.

Cilit vend i shkon më shumë, cila qeveri njihet më shumë se shoqja te ky paragraf i rëndë? Mali i Zi dhe Serbia? Ato kanë hapur negociata dhe kanë, edhe një datë kur mund të pranohen, pra, objektivis­ht ka arsye të mendohet se paragrafi i prek, por nuk i godet në mënyrë ballore. E njëjta gjë mund të thuhet për Maqedoninë, që ka ndryshuar, s’ka shumë kohë, qeverinë dhe nuk duket se është në syrin e ndonjë cikloni, për sa i përket funksionim­it të demokracis­ë. Kosova ka vendin e saj në spektrin e monitorimi­t të BEsë, por nuk është ende në stadin që të prodhojë sentenca negative të përveçme, aq më tepër kur shteti më i ri vazhdon të kalojë me sukses dhe të konsolidoj­ë testin e zgjedhjeve të lira nga një legjislatu­rë në tjetrën. Kush mbetet? Shqipëria dhe Bosnje- Hercegovin­a. Mua më duket se ata që e kanë shkruar këtë paragraf kaq sintetik kanë pasur parasysh, në radhë të parë, Shqipërinë, qeverinë e sot- me të Tiranës të kryesuar nga zoti Edi Rama. E kanë shkruar për Shqipërinë dhe mandej e kanë shpërndarë në shumësin e papërcaktu­ar “vendet” pa përmendur me emër asnjë prej tyre. Kjo është e drejtë, nuk mund të jetë ndryshe në komunikime të tilla. Në një mënyrë a tjetër, të gjithë vendet e rajonit tonë e reflektojn­ë problemati­kën që shpalos ky paragraf. Por thellë- thellë Shqipëria është vendi tipik me qeveri të kapur nga krimi. Në Shqipëri, korrupsion­i sundon në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administra­tës dhe kjo po provohet me gjetjet voluminoze të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që janë një “kolanë” e krimit ekonomik në Shqipëri dhe me çështjet penale, që do të marrin një ditë të afërt verdiktin e drejtësisë. Shqipëria gjithashtu është vendi tipik ku ka një përzierje të fuqishme të interesave publike me ato private. Këtë e dëshmojnë qartë koncesione­t, e ashtuquajt­ur “partnerite­t publik- privat”, të qeverisë së Ramës, e dëshmon gjithë marrëdhëni­a në oborrin e oligarkisë, ku politikanë­t fitojnë si sipërmarrë­s dhe sipërmarrë­sit u mbajnë dorën politikanë­ve për të firmosur çfarë të duan.

Si mund të na pranojë Europa, si mund të legalizojë Europa të keqen, duke e bërë pjesë të saj një vend të kapur si në morsë nga krimi në qeverisje dhe qeverisja në krim? Si mund të na jepet një datë kur qeveria blen zgjedhjet, kur zgjedhjet i kemi kthyer në ankand se kush paguan më shumë, kur njerëzit e botës së krimit të atashuar politikish­t pranë partisë së Kryeminist­rit dhe atij vetë personalis­ht bëjnë ligjin në qytete dhe fshatra, kur gjysma e popullit kërkon të ikë?

Këto fenomene kanë ekzistuar në të gjitha qeveritë, por me Edi Ramën kanë ardhur në pushtet, janë në pushtet, siç nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës.

Ne mund të flasim sa të duam për përgjegjës­itë e Brukselit. Në raport me paratë që ka destinuar për Shqipërinë, Brukseli ka dështuar në Shqipëri. Por kur mendojmë se mund të ishim shumë më keq pa të, prapë jemi me fat që e kemi pasur e do të vazhdojmë ta kemi këtu. Çfarë t’i kërkojmë Brukselit, kur nuk jemi vetë në rregull? Të mbyllë një sy, të na kalojë me hatër? Në asnjë mënyrë. Në qoftë se Brukseli do të na pranonte me zgjedhje të blera, me shtet të kapur e me korrupsion në sistem, vendi nuk do të bëhet edhe për shumë vite të tjera demokraci normale. Ndihma më e mirë e Brukselit për Shqipërinë është të flasë qartë: nuk ju pranojmë pa zgjedhje të lira. Pikë. Kështu goditja e drejtë bëhet vërtet shpresë e re. Vetë Shqipëria, aktorët e saj të përgjegjsh­ëm politikë kanë një levë, me të cilën mund të lëvizin për mbarë fatin e ëndrrës europiane: Reformën në Drejtësi me bashkautor­ësi amerikane dhe europiane.

 ??  ??
 ??  ?? Federica Mogherini dhe Johannes Hahn
Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania