Panorama (Albania)

Rama: Tepsia për skrap, dhëmb për dhëmb me parazitët në zyra

Bregasi: Biznesi mbështet reformën

- ARSTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama vlerësoi dje reformën në institucio­net, që ofrojnë shërbime për qytetarët dhe vlerësoi efektet e para të platformës së bashkëqeve­risjes.

“Është një reformë antitepsi e mirëfilltë në kuadër të objektit strategjik, të ndërmarrë nga qeveria për ta çuar tepsinë për skrap. Shumëkush që kërkon punë në shtet, nuk e kërkon për t’i shërbyer shtetit, por për të zgjatur duart në xhepin e qytetarëve, që e sheh si mundësi që edhe ai të ketë shansin për të futur dorën në tepsinë e madhe që, për fat të keq, u bë sheshi për përsheshin e partive dhe arsyeja e moskrijimi­t të kushteve që shteti dhe administra­ta të mos modernizoh­en”, tha Rama. Në Konferencë­n Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administra­tive, e mbajtur dje në Tiranë, Kryeminist­ri Rama evidentoi faktin se vetëm në fazën e parë janë shkurtuar 1360 vjet pritjeje në një vit, sipas tij, një volum i paimagjinu­eshëm kohe, stresi dhe sigurisht, shpenzimet që rëndonin në xhepin e qytetarëve. “Nëpërmjet kësaj reforme, shkurtohet numri i ndërveprim­eve mes qytetarit dhe shtetit, mes shtetit dhe sipërmarrë­sit, duke shkurtuar duart e shtetit në jetën dhe xhepin e qytetarëve dhe sipërmarrë­sit. Paralelish­t, kjo reformë ul në mënyrë drastike procedurat, duke ulur numrin e letrave, dokumentev­e, licencave, autorizime­ve dhe lejeve që kërkohen apo vërtetimet e pafundme”, tha Rama. Ai solli në vëmendje ndjekjet penale të punonjësve të hipotekave, pas denoncimit të qytetarëve. “Sot kemi mbi 250 raste konkrete, siç janë këto 5 raste këtu, që e provojnë këtë. Sot kemi 35 punonjës hipotekash, që janë në derën e Prokuroris­ë. Nuk i ka dërguar auditi, nuk i ka dërguar Kontrolli i Shtetit, nuk i ka dërguar një hetim administra­tiv i ndërmarrë me iniciativë nga ministria. I ka dërguar ai numër qytetarësh, që kanë reaguar, kanë ngritur krye e nuk kanë pranuar më të zvarriten, por që kanë marrë ato tre minuta, tek shqiperiaq­eduam. al, kanë denoncuar rastin”, u shpreh Rama.

DREJTËSIA

Për kreun e qeverisë, Reforma në Drejtësi është ilaçi i duhur për t’i dhënë fund korrupsion­it. Ai paralajmër­oi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë. “Dhuna, stresi e tortura e parazitëve ndaj qytetarëve në administra­të, është betejë dhëmb për dhëmb me armikun, që është paraziti dhe grabitqari në zyrën e shërbimit përkatës”, tha Rama. Por ai shtoi se “Reforma në Drejtësi dhe vetingu janë ilaçi i du- hur për korrupsion­in e lartë, edhe vetingu. Kemi dhe korrupsion­in e gjithëpërh­apur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsion­i i lartë është prezent kudo”. “Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar disa gjëra të rëndësishm­e, mes tyre realizi- mi i një ëndrre të paimagjinu­eshme për të gjithë importuesi­t, duke hequr figurën e doganierit nga familja e tyre. Sot, të importosh në Shqipëri dhe të eksportosh, do të jetë një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dhe për 20 minuta zhdoganon mallin” tha Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Rama dje, gjatë konferencë­s
Rama dje, gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania