Panorama (Albania)

Pse Vlahutin i kërkon qeverisë të bashkëpuno­jë me opozitën

-

Nëfrymë dhe në germë, strategjia e re e Komisionit Europian për zgjerimin me anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor dëshironte të jepte mesazhin që nuk duhet të krijohen pritshmëri për një anëtarësim të shpejtë në BE. Të gjithë njerëzit entuziastë në Tiranë, që prisnin një fjalë të mirë për çeljen e negociatav­e me BE në qershor, morën një kovë me ujë ftohtë. Strategjia e re e zgjerimit...

të KE- së paraqet mundësinë që dy vende nga rajoni, Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potenciali­sht të gatshëm për t’u bashkuar me BE në vitin 2025. Gjithashtu, strategjia ofron mbështetje më të madhe për katër anëtarët e tjerë: Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje- Hercegovin­ë.

Znj. Mogherini, shefja e politikës së Jashtme të BE dhe Johanes Hahn, komisioner për Zgjerimin, vunë në dukje nevojën për kryerjen e detyrave të shtëpisë për Shqipërinë. BE kërkon më shumë rezultate në Reformën në Drejtësi ( veting) dhe në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it. BE këmbëngul te Reforma e sistemit të Drejtësisë dhe konsolidim­it të sundimit të ligjit, sidomos me shembujt jo të mirë që po jep Polonia, Hungaria dhe Rumania në cenimin e pavarësisë të Gjyqësorit.

Ndërkohë, një përthyerje tjetër u bë në Tiranë. Ambasadorj­a e BE, znj. Vlahutin, në prezantimi­n e raportit, kërkoi për herë të parë pas shumë kohësh që, “qeveria t’i japë mundësi opozitës të angazhohet. Sa më shumë reforma të zbatoni, më shpejt arrini. Qeveri- opozitë, deri në pranverë, duhet të bëjnë punë me konstrukti­vitet.”

E vërteta është se ka një shqetësim në rritje të komuniteti­t ndërkombët­ar në Ti- ranë, Bruksel dhe Uashington, për pandjeshmë­rinë e maxhorancë­s qeverisëse ndaj kërkesave të opozitës, si në raport me luftimin e krimit të organizuar, mungesën e perspektiv­ës ekonomike, ashtu edhe në ndikimin e parave të pista në zgjedhje.

Investimi i Kryeminist­rit Edi Rama për të izoluar opozitën në ndërkombët­arizimin e çështjeve të saj, sidomos në ndërhyr- jen për të redaktuar raportimet që u dërgohen kancelariv­e ndërkombët­are nga Tirana - është bërë shqetësues për vetë Komisionin Europian dhe Departamen­tin e Shtetit.

Në këtë kontekst, strategjia e re e BE- së dha një sinjal të rëndësishë­m: qeveria “Rama” do të duhet të marrë me shumë seriozitet sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve dypalëshe dhe ndërmarrje­n e një sërë ndryshimes­h të tjera demokratik­e.

Çdo qytetar i Bashkimit Europian do të pyeste veten nëse ka ndonjë dobi reale anëtarësim­i i shpejtë i vendeve të ashtuquajt­ura kandidate për në BE. Pra, sa të dobishëm jemi ne, si rajon, për institucio­net, tregun dhe shoqërinë që përbëjnë Bashkimin Europian?

Është një pyetje që elita politike, akademike e mediatike e Tiranës nuk i ka kthyer asnjëherë një përgjigje serioze. Maksimumi që Tirana zyrtare ka “shitur” në kancelarit­ë e Europës dhe institucio­net e BE- së, është toleranca fetare dhe ruajtja e stabilitet­it në rajon.

Dobia reale e Shqipërisë si vlerë e shtuar për institucio­net, tregun dhe shoqërinë e BEsë nuk është adresuar seriozisht nga vendimmarr­ësit institucio­nalë dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Qasja shqiptaro centrike se “ne jemi europianë, por nuk na duan siç duan sllavët” nuk qëndron.

Bashkimi Europian përballet me shumë probleme dhe nuk ka asnjë arsye madhore të shtojë problemet brenda saj duke bërë një vendim të paarsyeshë­m për anëtarësim­in para kohe të Shqipërisë. Së pari, Shqipëria duhet të bëhet e dobishme për veten e saj dhe së dyti të jetë e dobishme për Bashkimin Europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania