Panorama (Albania)

Gjykata e Lartë turke miraton ekstradimi­n në Shqipëri, Izet Haxhia: Të rihapet vrasja e Hajdarit

IZET HAXHIA, I DENUAR ME 25 VJET BURG PER VRASJEN E AZEM HAJDARIT. SI U REFUZUA EKSTRADIMI NE 2006

- Izet Haxhia

Gjykata e Lartë e Turqisë i ka hapur rrugë ekstradimi­t për në Shqipëri të Izet Haxhias, i dënuar në mungesë me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

Për më shumë se 7 vjet, drejtësia turke e kishte bllokuar kthimin e tij në Shqipëri, ndonëse e mbajti në burg për 4 vite e 4 muaj, kur u arrestua fillimisht në Kushedasi, me qëllim ekstradimi. I arrestuar fillimisht më 3 qershor 2006, Izet Haxhia rezulton të ketë bërë në Turqi 4 vjet, 4 muaj e 8 ditë burg në pritje të ekstradimi­t. Me këtë çështje, Gjykata turke kishte shkelur të gjitha afatet e për ekstradimi­n e një personi. Gjatë kësaj kohe, shteti shqiptar duhet t’i kishte dërguar Turqisë të gjitha materialet e kërkuara për të arritur kthimin e tij dhe përballjen me drejtësinë, që e kishte dënuar me 25 vite burg në mungesë. Për këtë arsye, më 11 tetor 2010, Gjykata Supreme e Turqisë dha vendimin për ta lënë të lirë. Që nga ai moment, Izet Haxhia ka qëndruar atje, në gjendje të lirë, derisa pasditen e djeshme nëpërmjet avokatit ka mësuar për vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë. Izet Haxhia, njëri ndër të dënuarit për vrasjen e Azem Hajdarit jetonte në ishullin luksoz Kushedasi, duke përdorur një emër tjetër. Arrestimi i tij, në qershor të vitit 2006, u konsiderua si një sukses i nismës “Me duar të pastra”, që ndërmori qeveria e asaj kohe.

IZET HAXHIA Izet Haxhia ka lindur më 9 korrik të vitit 1966 në Tropoje dhe më pas ka qenë banor i Tiranës. Ai është dënuar më parë për armëmbajtj­e pa leje dhe si masë dënimi ka pasur kohën e paraburgim­it. Në mars të vitit 2001, Gjykata në Tiranë deklaroi përfundimi­sht se Izet Haxhia, pjesëmarrë­s në grupin e truprojave të Sali Berishës, në atë kohë president, ishte larguar jashtë vendit. Për këtë arsye, ai u dënua në mungesë me 25 vjet burgim, si bashkëpunë­tor në vrasjen e Azem Hajdarit. Lidhja e tij me Berishën e ka zanafillën në vitin 1992 kur Izet Haxhia u emërua me detyrë në Gardën e Republikës dhe më pas u caktua me shërbim në grupin e truprojave të ish- Presidenti­t. Pak kohë më vonë, Izet Haxhia do të binte në sy jo vetëm si njeriu që dukej në krah të kreut të PD- së në çdo lëvizje, si roja personale e tij, por edhe si një prej personave të besuar të tij. Pas arrestimit në Turqi, në qershor të vitit 2006, gjatë marrjes në pyetje në seancën për ekstradimi­n e tij, Haxhia është shprehur se nuk donte të kthehej në burg në Shqipëri, pasi, sipas tij, ishte dënuar në mungesë dhe nuk i ishin respektuar të drejtat, që i jep ligji. “Atje jam dënuar nga tre shkallët e gjyqësorit, të cilët janë ndikuar nga politika. Unë pranoj të kthehem në Shqipëri vetëm nëse rihapet dosja dhe më premtohet një gjykim i drejtë dhe i barabartë. Do të paraqes prova dhe dëshmitarë, që të vërtetoj se unë nuk kam qenë te selia e Partisë Demokratik­e në kohën e vrasjes dhe nuk kam urdhëruar vrasjen e deputetit Azem Hajdari”, kishte deklaruar Izet Haxhia para Gjykatës Administra­tive në Turqi. VITE burgim ka dhënë drejtësia shqiptare në mungesë për Izet Haxhian, duke e shpallur fajtor si bashkëpunë­tor në vrasjen e Azem Hajdarit VITE 4 muaj e 8 ditë burg ka bërë Izet Haxhia në Turqi, në pritje të ekstradimi­t drejt Shqipërisë, derisa u lirua për tejkalim afatesh, në vitin 2010

 ??  ?? IZET HAXHIA ( DJATHTAS) ME AZEM HAJDARIN NE VITET ‘ 90
IZET HAXHIA ( DJATHTAS) ME AZEM HAJDARIN NE VITET ‘ 90
 ??  ?? Azem Hajdari pasi u qëllua për vdekje
Azem Hajdari pasi u qëllua për vdekje
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania