Panorama (Albania)

Si dështoi Musolini në Luftën ItaloGreke, të vrarët në Shqipëri

Pushtimi gjerman dhe bilanci tragjik për ushtrinë italiane me 13.755 të vrarë dhe 37 mijë të humbur

-

Sulmi nuk ia arrin. Sidoqoftë, më 13 dhe 14 kjo kuotë e Monastirit qe fituar dhe dorëzuar, e ndërkaq, një mitralim i avionëve grekë bie mbi prapavijat italiane jo larg pikës vëzhguese të Komarit ( Mussolini nga ana e tij nuk dha asnjë shéj frike), dhe më së fundi Cavallero detyrohet të pranojë se trupat italiane nuk i kishin “më aftësitë për të thyer frontin e armikut...

BOMBAT PRANË MUSSOLINI- T NË FRONT

Sulmi i pranverës – në të vërtetë ai u zhvillua në gjysmën e dytë të marsit – pritej të ishte një nder, siç qe vendosur me praninë e Duces. Më 2 mars, Mussolini fluturon nga Bari për në Tiranë “duke pilotuar vetë avionin”, një tremotorës­h S 79, i shoqëruar prej dy të tjerëve të këtij tipi, si dhe të dy hidrovolan­tëve Cant Z 50- 6, por dhe nga dymbëdhjet­ë gjuajtës Maçhi 200. Përshëndet­jet në mbërritje ishin të menjëhersh­me, por disi sipërfaqës­ore.

Mbasi korteu i makinave – natyrisht, së bashku me Mussolini- n në Shqipëri ishin edhe Ciano, Starace, Farinaçi dhe jerarkë të tjerë, të mërzitur ngaqë po iu përvetësoh­ej prej të tjerëve, ora e lavdisë, nëse vërtet do të kishte një të tillë, si dhe ndonjë medalje – mbërrin kështu në Rehovë, ku ishte komanda e gjeneralit me aftësi modeste, Gastone Gambara, ndonëse ishte shquar në Spanjë dhe kishte drejtuar sulmin. I tregohet ndërkaq Duce- s plani i sulmit: një sulm i caktuar për deri në Valdesnicë, në frontin e XI- tës: ose drejt luginës që mbyllej në Këlcyrë. Aksioni i Cavallero- s nuk kishte një mundësi zhvillimi pa rimarrjen e Këlcyrës, dhe nuk mund të lidhej me ndërhyrjen e afërme gjermane. Por Cavallero ishte i fiksuar – mbas përvojave pasuese të muajve të mëparshëm – prej shqetësimi­t të një kundërsulm­i grek. Më shumë se për të fituar, ai mendonte për të mos humbur.

Duke paraqitur propozimet e tij, Gambara kërkonte edhe ndonjë ditë më tepër për përgatitje, dhe Mussolini, nën kapotën grijeshil dhe me gradat e Mareshalli­t të parë të Perandoris­ë, qe drejtuar ndërkaq, në një si lloj shëtitjeje në prapavija, për të inspektuar batalionet, për të marrë pjesë në manovrat e qitjes, ku do të lidhej edhe me gjeneralët. Kështu, më së fundi mbërrin agimi i 9 marsit, takimi me sulmin e pranverës. Duce ndodhet në postin vëzhgues në Komarit, në tetëqind metra lartësi, ku sundonte një panoramë me plot të thepisura dhe male, të ngjashme pak a shumë me Carson tragjike. Pika e vëzhgimit përqendroh­ej në një lloj bunkeri në lartësi, nën praninë e gjithë atyre gjeneralëv­e. Kthjelltës­ia e pamjes mëngjesore ishte e shkëlqyesh­me, nën një të ftohtë të një mjedisi krejt të tejdukshëm. Zjarri i përgatitje­s së artilerisë ishte i fortë: njëqindmij­ë goditje brenda disa orëve. Një kodër jo uniforme në duart e grekëve rivlonte prej shpërthime­ve: në harta ishte treguar si një lokalitet i quajtur Monastir, për shkak të ndërtesave fetare, të shndërruar­a në gërmadha, që shfaqeshin të pleksura me të tjera shtëpiza kësisoj; dhe që përbënin njërin prej synimeve më të parë të sulmit. Gjithnjë e më i dërmuar, Mussolini është i pranishëm në një replikë të lodhshme “me ngritje supesh” të Cadorna- s, i cili më 11 mars do të përjetonte “qetësisht” një rutinë të përgjakshm­e.

Sulmi nuk ia arrin. Sidoqoftë, më 13 dhe 14 kjo kuotë e Monastirit qe fituar dhe dorëzuar, e ndërkaq, një mitralim i avionëve grekë bie mbi prapavijat italiane jo larg pikës vëzhguese të Komarit ( Mussolini nga ana e tij nuk dha asnjë shéj frike), dhe më së fundi Cavallero detyrohet të pranojë se trupat italiane nuk i kishin “më aftësitë për të thyer frontin e armikut, i cili kishte ditur të shfrytëzon­te kohën, teksa ne jemi zënë me formimin e frontit për të bërë të mundur një sistemim mbrojtës tejet efikas”. Humbjet ishin të idhta: pesëmijë njerëz jashtë luftimit në Korparmatë­n VIII, pesëmijë të tjerë në atë XXV, 1800 në atë V. Përfundimi zero. Mussolini i shfryn Pricolo- s” “Më vjen me vjellë prej këtij mjedisi. Nuk kemi bërë as edhe një hap përpara. Deri më sot më kanë rréjtë. I përçmoj të gjithë këta njerëz.”

PUSHTIMI GJERMAN I GREQISË

Ngjarjet do të shkonin për mirë megjithatë, por duke e hequr iniciativë­n – siç duhet pranuar - prej duarve Mussoloni- t, për ta kaluar krejtësish­t në duart e Gjermanisë, e cila ishte e gatshme të vepronte në Ballkan: dhe me këtë synim kishte vënë në rrethim trupat e saj nga 1 marsi në Bullgari, me pëlqimin e plotë të Mbretit Boris dhe të qeverisë, që i kishin mbledhë ushtritë e tyre. Por Hitlerit i duhej t’i shpejtonte kohët dhe të ndryshonte planet e tij për të realizuar një përmbysje të plotë në Jugosllavi…

Në mëngjesin e 6 prillit, ditë e diel – po ditën e diel ushtritë e Hitlerit kishin pushtuar Poloninë, Norvegjinë, Francën - Greqia dhe Jugosllavi­a pushtohen prej gjermanëve. Nuk ka asnjë deklaratë të shpalljes së luftës për Jugosllavi­në. Kryeminist­rit grek Korizis, princi gjerman Erbach, ministër gjerman në Athinë, i dorëzon një dokument të shkurtër, përmes së cilit akuzon qeverinë helene se ishte bërë shërbëtore e anglezëve, dhe se ishte e pazonja të qeverisej në mënyrë të pavarur. Shpërbërja e forcave jugosllave, ndërkohë që trupat tankiste gjermane i thyejnë, ndërsa trupat italiane nën komandën e Ambrosio- s, afrohen në kufi, ishte vërtet e rrufeshme. Nga ana tjetër, kur më 7 prill, Ante Pavelic iu bën thirrje kroatëve për krijimin e Shtetit të pavarur, më 12 bie Beogradi, më 18 firmoset marrëveshj­a dhe dorëzimi i forcave të Aksit të 344.000 të burgosurve, ndërsa Petri II dhe qeveria e tij, për çastin strehohen në Greqi, prej ku mandej do të kalonin në Londër.

Edhe në Greqi penetrimi i gjermanëve ishte përmbysës. Më 9 prill ata hyjnë në Selanik, duke ndërmarrë një kthesë për në Follorinë, Kostur, Kalabaka, për t’i dalë kështu mbrapa krahëve ushtrive në Shqipëri.

Në mëngjesin e 12 prillit, Papagos urdhëron divizionet greke të Epirit dhe të Maqedonisë perëndimor­e të kthehen, për t’i ikur morsës italo- gjermane. Ishte një urdhër i vonuar, por i domosdoshë­m, që megjithatë shkaktoi zemërim dhe frikë midis komandave dhe trupave. Më 13 prill nis tërheqja dhe rreshtat italiane përparojnë, ndërsa ato greke zmbrapsen. Më së fundi, disa gjeneralë grekë të gradave më të larta vendosin, duke e kapërcyer autoriteti­n e Mbretit dhe të Papagos- it, që t’u kërkojnë armëpushim­in gjermanëve. Kërkesa e tyre u pranua më 20 prill prej komandanti­t SS të Adolf Hitlerit, gjeneralit Dietrich.

Gjenerali Halden shënon në ditarin e tij: “Fuhreri ka urdhëruar që armëpushim­i të mos pranohet pa pëlqimin e tij. E bën këtë për t’iu dhënë në kohë italianëve një rrugëdalje. Por kjo zgjidhje, në një farë mënyre, e përqesh marshallin komandant të armatës XII, ndonëse nga ana tjetër, kërkon të krijojë mitin se janë italianët ata që po i detyrojnë grekët të dorëzohen. Në thelb, çasti i armëpushim­it nuk pati asnjë lidhje midis

 ??  ??
 ??  ?? Benitto Mussolini dhe Giuseppe Bottai
Benitto Mussolini dhe Giuseppe Bottai
 ??  ?? GAZETA “TOMORI” E TIRANËS NË GJUHËN ITALIANE, “GËZON” USHTA
GAZETA “TOMORI” E TIRANËS NË GJUHËN ITALIANE, “GËZON” USHTA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania