Panorama (Albania)

Marku kërkon rihapje dosjesh, Vlahutin: Duam proges në hetimin e Tahirit

Akuzat e opozitës, ambasadorj­a: Nuk bie në kurthin e politikës së ditës, përparimi i Shqipërisë certifikoh­et nga institucio­net e BE

-

Ambasadorj­a e Delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, pret nga Prokuroria shqiptare progres në hetimin e ishministr­it të Brendshëm. Në një intervistë për agjencinë gjermane “Dojcce Vele”, Vlahutin vlerëson punën e muajve të fundit të Policisë, në goditjen e baronëve të drogës dhe ngritjen e akuzës penale ndaj tyre.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se është bërë palë me qeverinë, Vlahutin shprehet se nuk preferon të bjerë në kurthin e politikës së ditës, ndërsa sipas saj ccdo qëndrim i BE- së për progresin e Shqipërisë, certifikoh­et nga institucio­net e Bashkimit Europian.

Në protestën anti- qeveritare të opozitës, në Tiranë, në fund të muajit të kaluar, lideri i opozitës, Basha përdori një narrativë të re, kur e quajti Shqipërinë një “Diktaturë Europiane”. Politikanë të lartë të BE, Federica Mogherini, Johannes Hahn etj. vlerësojnë me këmbëngulj­e - madje edhe së fundmi- se Shqipëria është në rrugën e duhur, se është afër hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it. Çfarë mendoni ju për këtë mospërputh­je totale të narrativës së opozitës me vlerësimin e BE për Shqipërinë?

Puna jonë si diplomatë nuk është që të biem në kurthin e retorikës së politikës së ditës por të shqyrtojmë faktet e konfirmuar­a dhe vetëm faktet e konfirmuar­a. Dhe kur them të konfirmuar­a e kam fjalën për fakte të vërtetuara nga institucio­ne dhe agjenci të shumta të Bashkimit Europian, Shteteve Anëtare dhe partnerëve të tjerë ndërkombët­arë, në një proces shumë kompleks dhe gjithëpërf­shirës të shkëmbimit të informacio­nit dhe konsultime­ve ndërmjet shërbimeve. Kur Përfaqësue­sja e Lartë e BE ose Komisioner­i flasin për reformat në një vend, të lidhura me BE, vlerësimi i tyre bazohet në shumë burime informacio­ni dhe nëse ata thonë publikisht se Shqipëria po përparon, kjo do të thotë vetëm një gjë: që institucio­net e BE- së kanë identifiku­ar se ka në fakt përparim. Po sjell si shembull problemin e kanabisit: të gjitha të dhënat tregojnë se kultivimi i kanabisit ka qenë për dekada të tëra një problem në Shqipëri. Ne i vumë në dukje qeverisë nevojën për një plan të menjëhersh­ëm, vendimtar dhe të qëndrueshë­m për çrrënjosje­n e plotë të kanabisit, një herë e përgjithmo­në. Ministritë përkatëse, të ndihmuara nga ekspertë ndërkombët­arë, hartuan një strategji që u zbatua që në fillim të vitit 2017. Dhe ja ku janë rezultatet: në vitin 2017 ka një rënie dramatike të numrit të plantacion­eve të kanabisit dhe ne po presim të shohim, këtë pranverë, paketën tjetër të të dhënave nga fluturimet mbikqyrëse, ( të kryera nga Guardia di Finanza).

Por nuk jemi naivë dhe e dimë që rrjetet kriminale nuk heqin dorë, mbledhin pla « kat dhe lëvizin në një destinacio­n tjetër. Prandaj, kemi punuar shumë me institucio­net përgjegjës­e për të bërë një ristruktur­im të fuqishëm të forcës policore, që duhet të jetë e aftë të bëjë punën e saj në zbatim të ligjit, sipas standartev­e ndërkombët­are, veçanërish­t kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar. Por çelësi i suksesit në luftën kundër tij dhe korrupsion­it do të jetë zbatimi i reformës së drejtësisë, që do të përmbysë trendin e mungesës së rezultatev­e nga prokuroria dhe në shumë raste praktikat gjyqësore te korruptuar­a. Në muajt e fundit kemi parë një forcë policore shumë më të angazhuar, kemi parë progres në rritjen e interesit gjyqësor për të identifiku­ar baronët e drogës. Për një rast ka më në fund një padi, një rast tjetër po rishqyrtoh­et nga gjykatat dhe për një rast i tretë u morën masa për të sekuestrua­r fuqinë ekonomike. Po presim gjithashtu të shohim nëse Prokuroria do të bëjë progres të pandërprer­ë për rastin e ish- Ministrit të Brendshëm. Ka shumë zhvillime, janë edhe negociatat për marrëveshj­en e vendosjes së oficerëve të FRONTEX bashkë me kolegët e tyre shqiptarë në kufijtë shqiptarë, shumë mbështetje ekspertësh nga BE, Shtetet Anëtare dhe SHBA - ne shohim progres por ai duhet të forcohet vazhdimish­t. Pra, edhe rezultate të tjera, të prekshme që do të provojnë vullnetin politik dhe kapaciteti­n e institucio­neve për të prodhuar rezultate do të jenë shumë të mirëpritur­a.

Këtë muaj presim të shohim rezultatet e para të Reformës në Drejtësi, rezultatet e vettingut, shtyllës së reformës, të mbështetur fuqimisht nga BE. Për Ju, kryetaren e Delegacion­it të BE në Shqipëri, opozita ju ka fajësuar kohët e fundit, si një mbështetës­e të fortë të qeverisë dhe kritikuese po kaq të fortë të opozitës. Çfarë mendoni se përfshihet në një supozim të tille për ju?

Ne si BE mbështesin vendin dhe njerëzit e tij. Ne mbështesim reformat që do vendi dhe që i kërkojnë njerëzit. Ajo për të cilën tani ka nevojë Shqipëria është uniteti i qëllimit, Shqipëria ka nevojë që të gjithë politikanë­t të bashkohen dhe të zbatojnë plotësisht Reformën në Drejtësi, të bien dakord për çështjet kyçe me interes kombëtar që nuk mund të jenë objekt për asnjë mosmarrëve­shje. Integrimi në BE është sigurisht një interes i tillë. Përparimi i Shqipërisë është rezultat i shumë qeverive dhe mijëra njerëzve që punuan për të ndryshuar realitetin e një vendi që doli nga komunizmi si një nga vendet më të varfëra në botë, dhe sot është një vend me të ardhura mesatare në këtë rajon. Kjo është një sipërmarrj­e gjigande, e jashtëzako­nshme e një brezi që luftoi për liri, që du- hej të duronte shumë sakrifica dhe gjithashtu zhgënjime gjatë rrugës. Ky është një moment për unitetin kombëtar që qëndron pas qëllimit që ka pasur Shqipëria në shekuj, të jetë pjesë integrale e rrjedhës europiane. Në Shqipëri, për fat të keq, shumë procese ende varen nga individët dhe jo nga institucio­net funksional­e. Pikërisht, ky është procesi i reformave të BE- së: krijimi i institucio­neve funksional­e që nuk varen nga interesi politik apo ndonjë interes tjetër privat. Njerëzit në përgjithës­i janë shumë të kujdesshëm dhe sy hapur sepse ende presin të shohin që ndryshimi është i mundshëm dhe i qëndrueshë­m. Por ajo që është e rëndësishm­e është se ekziston një mbështetje e plotë shoqërore qoftë edhe për reformën më të vështirë. Njerëzit kanë nevojë për parashikue­shmëri të standartev­e dhe institucio­ne funksional­e. Kjo është e qartë.

Qytetarët e Shqipërisë renditen ndër më pro- evropianët në Ballkanin Perëndimor. Çfarë mund të bëjë Brukseli, që magjia e BE të mos zbehet për t’i lënë hapësirë një tërheqjeje të mundshme nga faktorë të tjerë në rajon, si Kina, Rusia, Turqia?

Unë « do ditë i përulem dhe inkurajohe­m nga demonstrim­i i një identiteti shumë të qartë evropian dhe besnikëria e popullit shqiptar ndaj vlerave euroatlant­ike. Këto janë vlera strategjik­e që BE i kupton dhe i përqafon plotësisht. Dhe kjo është shumë e dukshme në të gjitha zgjedhjet që po bën Shqipëria kur është fjala për politikën e jashtme, të sigurisë dhe bashkimin e saj të plotë me BE. Nuk do të shqetësohe­sha për rrezikun e tërheqjes së shqiptarëv­e nga çdo ideologji, që nuk i përmbahet vlerave thelbësore evropiane të kësaj shoqërie. Sepse ky identitet, identiteti europian, është diçka që gjithë shqiptarët e çmojnë, e mbajnë gjallë dhe janë shumë krenarë, si një komb i vjetër evropian që ka lënë shumë gjurmë të paçmuara në historinë tonë të përbashkët. Identiteti nuk mund të blihet.

Por ajo që është e rëndësishm­e dhe nuk duhet të nënvlerëso­het është se njerëzit duhet të shohin përparim. Njerëzit duhet të shohin në jetën e tyre të përditshme që standardet e BE zbatohen dhe jetohen dhe jo vetëm flitet për to. Përndryshe nëse nuk ka progres, nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka qartësi rreth drejtimit për të ardhmen, kjo do të mund të hapte hapësirë ër manipulim. Nga shumë aktorë. Kjo duhet parandalua­r dhe reduktuar.

A jeni optimiste se Shqipëria do të hapë negociatat e anëtarësim­it gjatë Presidencë­s Bullgare të Këshillit të BE? Cilat do të ishin sugjerimet tuaja të menjëhersh­me ndaj politikanë­ve të Shqipërisë dhe qytetarëve deri në qershor, kur përfundon Presidenca Bullgare?

Nuk jam as optimiste, as pesimiste, jam duke punuar shumë, me plot kolegë të tjerë që punojnë ditë dhe natë, me mijëra homologë shqiptarë për të mbajtur vëmendjen tek përparimi, sepse ka vetëm një përparim të qartë, të pamohueshë­m dhe të prekshëm që do të sjellë Shqipërinë në BE.

Nuk jam as optimiste, as pesimiste, jam duke punuar shumë, me plot kolegë të tjerë që punojnë ditë dhe natë, me mijëra homologë shqiptarë për të mbajtur vëmendjen te përparimi sepse ka vetëm një përparim të qartë, të pamohueshë­m dhe të prekshëm, që do të sjellë Shqipërinë në BE

 ??  ??
 ??  ?? TAHIRI ME AVOKATET, HAJDARI E HAXHIA
TAHIRI ME AVOKATET, HAJDARI E HAXHIA
 ??  ?? Ambasadorj­a e Delegacion­it të BE në Tiranë, Romana Vlahutin
Ambasadorj­a e Delegacion­it të BE në Tiranë, Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania