Panorama (Albania)

Akademia e Shkencave, përplasje në grupin e punës

Debati për të fituar me shumicë kartonësh dhe jo argumentes­h

- TIRANË

Pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, një grup pune po punon për t’i paraqitur Kryeminist­rit Rama propozimet për reformimin e saj.

Janë 9 akademikë që përbëjnë grupin e punës për reformimin e Akademisë së Shkencave, të kryesuar nga Apollon Baçe e në përbërje të të cilit janë; Skënder Gjinushi, Anastas Angjeli, Kosta Bajraba, Aurela Anastasi, Salvator Bushati, Neki Frashëri, Floran Vila dhe Artan Fuga. Nga Kryeminist­ri, atyre u është kërkuar as më shumë e as më pak, por miradminis­trimi i kësaj të mire publike, pra, reformim nëpërmjet rithemelim­it. Grupit të punës, edhe pak javë i kanë mbetur për të paraqitur platformën e tyre të reformimit. Por mësohet se pjesëtarët e këtij grupi nuk kanë një dakordësi mes tyre. Pra, siç duket, akademikët janë ende larg të gjendurit të një mendimi të përbashkët. Në fakt, gazeta “Panorama” ka marrë infor- macionin se midis pjesës tjetër të komisionit dhe kritikut nga brenda të Akademisë Shkencave, prof. Artan Fugës, i cili i pari ngriti shqetësime për domosdoshm­ërinë e reformës në Akademinë e Shkencave, ka pasur përsëri mospërputh­je thelbësore. Anëtarë të ishkryesis­ë së vjetër theksojnë se kriteri i shumicës vlen për të treguar se cili opinion është i vlefshëm dhe cili jo, kurse kritiku i saj i qëndron idesë se në shkencë as bëhet fjalë për ta barazuar të vërtetën me vullnetin e shumicës. Ai lë të nënkuptohe­t se reforma po bëhet brenda një kuadri, që u përshtatet interesave personale të disa aktorëve brenda Akademisë të Shkencave.

Gazeta “Panorama”, pasi u informua për këtë mosdakordë­si, siguroi edhe pikat ku prof. Fuga mbështet kritikat dhe mospranime­t për një nga dokumentet e reformës, që Komisioni ad hoc aprovoi.

 ??  ?? Apollon Baçe, kryetar i grupit të punës në Akademinë e Shkencave
Apollon Baçe, kryetar i grupit të punës në Akademinë e Shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania