Panorama (Albania)

Nga apartament­et te shtëpitë e legalizuar­a dhe garazhet, si do të taksohen pronat

Vendimi i qeverisë, si do llogaritet taksa për qytetarët dhe bizneset. Vlera e çdo prone sipas tregut dhe çmimit fiskal

- DORINA AZO

Nga 1 prilli, të gjitha apartament­et, shtëpitë e legalizuar­a dyqanet, garazh, bodrumet, zyrat dhe magazinat do të taksohen me taksën e re të pronës. Qeveria përfundoi projektven­dimin me metodologj­inë e taksimit për të gjitha ndërtesat, që do të përdorin bashkitë për taksën e re.

Gazeta zbardh të plotë draftin e qeverisë, ku përcakton kategoritë që do të taksohen dhe metodologj­inë për përcaktimi­n e vlerës së shtëpive, dyqaneve dhe çdo prone sipas tregut. Pas konsultimi­t me pushtetin vendor, drafti do të miratohet nga qeveria për t’u zbatuar nga 1 prilli. KATEGORITË QË TAKSOHEN Projektven­dimi i qeverisë përcakton se, me taksën e re, si ndërtesa që shërbejnë për banim dhe që do të taksohen me 0,05 për qind të vlerës së çmimit, do të përfshihen apartament­et, shtëpitë e legalizuar­a, garazhet e mbyllura, bodrumet apo ndërtesat nëntokë, që nuk shfrytëzoh­en për veprimtari ekonomike. Në këtë rast, taksa do të llogaritet mbi çmimet referencë fiskale dhe ato të shitblerje­s. Drafti i qeverisë diferencon me skonto 30 për qind të vlerës së çmimit të banimit, apartament­et e ndërtuara para 1993 dhe që janë privatizua­r me çmime simbolike. Për shtëpitë e legalizuar­a, bashkitë do të përdorin të dhënat e ALUIZN- it për llogaritje­n e çmimit të shtëpisë. Me 70 për qind të çmimit të sipërfaqes së ndërtesave të banimit do të jetë çmimi për 1 m2 i garazhit apo bodrumit. Për dyqanet, çmimi për 1 m2 katror sipërfaqe do të jetë 2 herë më i lartë se çmimi i ndërtesave të banimit, sipas qyteteve dhe zonave. Për zyrat dhe magazinat, çmimi për 1 m2 katror sipërfaqe do të jetë sa çmimi i ndërtesave të banimit, sipas qyteteve dhe zonave. Nuk do të mbeten jashtë taksimit edhe shtëpitë që janë dëmtuar nga tërmetet, zjarret dhe përmbytjet. Për këto kategori, që kanë sipërfaqe të dëmtuar, qeveria do të aplikojë të njëjtën formulë me skonto 30 për qind të çmimit, apo e thënë ndryshe, do të taksohen për 70 për qind të sipërfaqes së shtëpisë.

SI DO TË LLOGARITET TAKSA Drafti i qeverisë thotë se bashkitë, duke përdorur kapacitete­t e regjistrit qendror të bazës së të dhënave, vlerësojnë shumën e taksës vjetore të ndërtesës, për t’u paguar nga çdo taksapague­s. “Baza e llogaritje­s së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës apo njësive të ndërtesës. Vlera e ndërtesës/ njësi ndërtese llogaritet si produkt i sipërfaqes gjithsej të ndërtesës me çmimin për metër katror, të llogaritur sipas kësaj metodologj­ie. Për efekt të llogaritje­s së taksës, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj sipas kategorive; 0,05% për shtëpitë e banimit, 0,2% për ndërtesat që shfrytëzoh­en për veprimtari ekonomike dhe 30% kur shkelen afatet e lejes së ndërtimit” , citohet në draftin e qeverisë. ÇMIMET QË DO TË PËRDOREN PËR SHTËPITË Për llogaritje­n e çmimit të shtëpive referencë do të përdoren çmimet e transaksio­neve, pra, të shitje- blerjes, çmimet e shtëpive të rivlerësua­ra dhe çmimet fiskale të miratuara nga qeveria. “Krahas çmimit aktual të tregut, që shërben për përcaktimi­n e vlerës reale të ndërtesës, do të përdoren dhe çmimet e tjera referuese, duke zbatuar parimin e vlerës së prejardhur nga çmimet e tjera referuese. Çmimet referuese për vlerësimin e pasurisë së paluajtshm­e sipas nënndarjev­e dhe ndarjeve zonale, i referohen udhëzimit nr. 3 të Kryeminist­rit, datë 28.12.2016 dhe udhëzimit të përbashkët nr. 9, datë 26.02.2008, të ndryshuar të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë, ose akteve të reja nënligjore, që mund të shfuqizojn­ë aktet ekzistuese”, thuhet në projektven­dim. Por, kur mungon çmimi referencë i përcaktuar në udhëzim për ndonjë bashki, metodologj­ia e qeverisë përcakton se do të jetë vetë kjo njësi vendore, që do të propozojë çmimet dhe më pas do të miratohen me udhëzim të ministrit të Financave. “Çmimet e miratuara nga ministria përgjegjës­e për Financat, nuk duhen të jenë më të ulëta se çmimet aktuale mesatare të tregut të së njëjtës bashki dhe nënndarje zonale. Për të përcaktuar çmimet aktuale mesatare të tregut, merret për bazë informacio­ni nga ZVRPP për zonën përkatëse sipas kontratave të shitjes, bazuar në dokumente ligjore apo të vlerës së regjistrua­r të pasurisë”, thuhet në projektven­dim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania