Panorama (Albania)

Guvernator­i Sejko zbardh planin, nis lufta ndaj euros

“Masat e reja do ta bëjnë kredinë në euro më të kushtueshm­e”

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi dje se Këshilli Mbikëqyrës miratoi planin e masave për uljen e përdorimit të euros në vend.

“Dëshiroj ta qartësoj publikun se Banka e Shqipërisë nuk synon uljen në zero të përdorimit të valutave në veprimtari­në financiare, por uljen e euroizimit në nivele të pranueshme për ekonomi me strukturë dhe madhësi të ngjashme. Ajo që ne duam të reduktojmë, të zbutim apo të minimizojm­ë, është prania e pozicionev­e të hapura valutore dhe marrja përsipër e rrezikut të kursit të këmbimit, direkt apo indirekt, në mënyrë të pastudiuar apo të pambrojtur, nga konsumator­i, nga biznesi dhe nga agjentët e tregut financiar”, u shpreh Sejko. Guvernator­i Sejko tha se për të nxitur përdorimin e monedhës vendase dhe për të ulur risqet nga euro, qytetarët e bizneset që do kërkojnë hua nga bankat në euro, por që nuk kanë të ardhura në këtë monedhë, do të përballen me norma interesi më të larta. Studimet dhe analizat tona evidentojn­ë se përdorimi i valutave të huaja në sferën e aktiviteti­t të brendshëm ekonomik finan- MILIONË euro humb në vit vendi ynë nga risku i kursit të këmbimit të euros, për shkak të nivelit të lartë të përdorimit. Shifra bëhet publike në studimin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombët­ar ciar është në një shkallë relativish­t të lartë. Ky fenomen lidhet si me përdorimin e lartë të valutave në transaksio­net tregtare, ashtu edhe me përdorimin e lartë të tyre si mjet kursimi, në formën e depozitave bankare, apo edhe si mjet financimi në trajtën e kredimarrj­es në valutë. Këto ndryshime rregullati­ve synojnë ta bëjnë më të kushtueshm­e ( pra, më pak të preferuar) veprimtari­në në valutë të sektorit bankar dhe të forcojnë mekanizmat e ndërgjegjë­simit të huamarrësv­e ( veçanërish­t të atyre individëve dhe të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit) për rreziqet që sho- qërojnë huamarrjen në valutë. Ky proces kërkon një angazhim afatgjatë, ndaj këto masa mund të plotësohen me të tjera në të ardhmen. Në çdo rast, Banka e Shqipërisë do të veprojë gradualish­t dhe në konsultim me industrinë bankare”, u shpreh Sejko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania