Panorama (Albania)

“Lazarati 2”, psikologia rrëzon pretendime­t për dhunë

Të akuzuarit sulmojnë psikologen: Gënjen, po na mbani në burg kot

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA- s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Ditën e djeshme dëshmoi në seancë psikologia, që ka marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimev­e në Komisariat­in e Gjirokastr­ës. Më herët, të akuzuarit kanë pretenduar se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen. Mirëpo, psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja shume të të pandehurit. Kaq ka mjaftuar që të akuzuarit të shpërthejn­ë ndaj saj, duke thënë se ajo gënjen. Megjithatë, dëshmia e psikologes nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit.

DËSHMIA Avokati: Kur keni shkuar në komisariat?

L. M.: Jam thirrur vetëm kur prokurori i ka marrë në pyetje. Aty ishte avokati, prokurorët dhe një person tjetër. Avokati: A ishte i dhunuar? L. M.: Në fillim e pyeta se kush ishte, është një procedurë që bëhet me të gjithë. Ndërsa sa për dhunë, aty nuk mbaj mend që të kishte shenja dhune. Unë i kam pyetur se si ndiheshin, por nuk më thanë asgjë.

Xhuljo Malo: Çfarë keni parë ju në momentin që jam pyetur unë?

L. M.: Kam shkuar, aty ka qenë avokati, është marrë në pyetje dhe nuk kam konstatuar asgjë. Nuk kam parë shenja dhune.

Xhuljo Malo: Si i kisha rrobat unë, keni parë shenja gjaku? L. M.: Jo, nuk kam parë. Xhuljo Malo: Kjo dëshmitarj­a gënjen, i ka thënë vetë mamasë sime që djali është i dhunuar.

Elson Kazma: Ke qenë kur më kanë marrë mua në pyetje? L. M.: Po, kam qenë. Elson Kazma: Gënjen se nuk ke qenë kur më kanë marrë në pyetje.

L. M.: Te njëri prej jush kam qenë shumë pak...

Elson Kazam: Kjo ka ardhur me një avokat tjetër dhe më tha që ishte avokati që më kishte caktuar familja, ndërsa familja ime kishte dërguar tjetër.

Oltion Proko: Ju thoni se ishim mirë, po ato kokrrat që më keni sjellë, për çfarë m’i sollët?

L. M.: I dhimbtë koka dhe kam pyetur ata aty nëse mund t’i jap qetësues, më lanë dhe ia kam dhënë. Nuk kam konstatuar dhunë.

Oltion Proko: Po kjo mashtron, zoti gjyqtar. Më keni futur në burg që 16 vjeç. Më ndatë nga familja, nga studimet dhe nga shoqëria. Mua më shkoi jeta në burg. E di pse s’keni konstatuar gjë ju, sepse në momentin që më merrnin në pyetje mua, keni pyetur njërin aty, ato lekët...?

 ??  ?? Albion Aliko në gjyq
Albion Aliko në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania