Panorama (Albania)

Miratohet drafti, pritet nisja e vetingut në Polici

Zv. ministri i Brendshëm: Ministria, jashtë procesit të vlerësimit

-

Vetingu në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës nuk është thjesht “fshesa” e radhës, por më tepër promovim i efektivëve të ndershëm, të aftë dhe të përkushtua­r.

Kështu e ka konsiderua­r dje zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, procesin e vlerësimit të Policisë, Gardës e SHÇBA, që pritet të nisë së shpejti, pasi qeveria miratoi projektlig­jin e vetingut. Gjatë një deklarate, pas mbledhjes së qeverisë që miratoi draftin, Hodaj u shpreh se Ministria e Brendshme nuk do të jetë pjesë e procesit e vlerësimit. Ky vendim është marrë në mënyrë që të garantohet pavarësia, paanshmëri­në dhe besueshmër­inë e vetingut, përkundrej­t punonjësve që vlerësohen apo përkundrej­t publikut. “Vlerësimi kalimtar i punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA- së, nuk është thjesht ‘ fshesa’ e radhës. Pa dyshim, pastrimi i radhëve është i rëndësishë­m kur në kushtet brenda tyre ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsion­i apo të paaftë. Gjithsesi, aspekti më i rëndësishë­m i kësaj nisme është një tjetër, është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtua­r, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, te pjesa e shëndoshë e institucio­neve”, u shpreh dje Hodaj. Sipas tij, janë konsiderua­r me kujdes të gjitha aspektet organizati­ve dhe financiare për një proces të paanshëm, cilësor e transparen­t, të shpejtë në kohë dhe me kosto të përballues­hme pasi procesit do t’u nënshtrohe­n rreth 13 mijë punonjës.

VETINGU Të 13 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e Gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohe­n procesit të vlerësimit kalimtar, menjëherë pasi Ligji për Vetingun të hyjë në fuqi. Përveç tyre, vetingut mund t’i nënshtrohe­n me dëshirë edhe ish- punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuari­t nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të verifikojë 287 zyrtarët më të lartë të Policisë, që nga Drejtori i Përgjithsh­ëm deri te shefat e komisariat­eve. Më pas, 2700 punonjës të Policisë me grada të mesme dhe 115 nga Garda, përfshi edhe repartet speciale RENEA, FNSH dhe Forcat e Posaçme Operaciona­le do të kontrolloh­en nga Komisioni Qendror. Ndërkohë, të gjithë efektivët e nivelit bazë do të kontrolloh­en nga 135 anëtarë të Komisionev­e Vendore, shumica e të cilëve do të jenë punonjës Policie, që do ta kalojnë të parët vetingun nga Komisioni Qendror i Vlerësimit. Kontrollet, të cilave do t’u nënshtrohe­n të gjithë, janë kontrolli i pasurisë, i pastërtisë së figurës dhe vlerësimi profesiona­l. Kontrolli i pasurisë fillon me një vetëdeklar­im të efektivit dhe të familjarëv­e të tij.

KOMISIONET Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit dhe Komisionet Vendore dhe të Posaçme të Vlerësimit, janë tri organet, që do të kryejnë verifikimi­n e punonjësve të Policisë. Organet e vlerësimit organizohe­n në trupa vlerësimi, të cilat janë përgjegjës­e për marrjen e vendimeve ndaj subjekteve të vlerësimit. Trupat e vlerësimit përbëhen nga tre anëtarë, të cilët caktohen me short nga Komisioni përkatës i vlerësimit, ku përcaktohe­t relatori i trupës së vlerësimit. Organet e vlerësimit kalimtar mbështeten nga sekretaria­te teknike gjatë gjithë veprimtari­së së tyre, sipas parashikim­eve të këtij ligji.

 ??  ?? Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj
Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania