Panorama (Albania)

Atentat ndaj pronarit të servisit, dyshohet hakmarrje

Hetuesit dyshojnë se gjithçka ka ardhur për shkak të një sherri

- ELBASAN

Atentat ndaj biznesmeni­t në qytetin e Elbasanit, plagoset në këmbë 23- vjeçari. Ende në kërkim autorët. Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, ku mbeti i plagosur një i ri.

I plagosuri, Raif Çaushllari, me banim në lagje “Skënderbej” ka qenë duke lëvizur në këmbë, ku edhe është qëlluar nga pas me një plumb në këmbë. Mësohet se pronari i një servisi motorësh sapo kishte mbyllur biznesin e tij dhe po largohej drejt banesës, në momentin kur ka dëgjuar të shtëna me armë nga pas krahëve. I riu ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa pasojat e atentatit janë të dukshme dhe në dyert e servisit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19: 40. “Afër kryqëzimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri, pistoletë, nga persona ende të paidentifi­kuar, shtetasi R. Ç., rreth 23 vjeç, pronar i një motoservis­i. Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia. Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH, ngriti menjëherë pika kontrolli dhe kanë krehur zonën përreth ku ndodhi ngjarja, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve. Ndërkohë, 23vjeçari i plagosur u transportu­a për në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetëso­re paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se autori ka përfituar nga terreni i errët dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes ku ndodhi ngjarja. Policia për të identifiku­ar autorin ka shoqëruar disa persona, që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet, me grup të posaçëm, për zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur edhe armën e krimit, një pistoletë me të cilën autori qëlloi në drejtim të pronarit të servisit të motorëve. Nga verifikime­t e para të grupit hetimor, mësohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një sherr i vjetër që 23- vjeçari ka pasur me persona të tjerë. Në bazë të kësaj të dhëne, grupi hetimor ka ngritur pistën e hakmarrjes, që çoi në plagosjen e Raif Çaushllari­t. Gjithsesi, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe po pritet që gjendja shëndetëso­re e 23- vjeçarit të përmirësoh­et, në mënyrë që të merret në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Dëshmia e Çaushllari­t pritet të jetë kyçe për zbardhjen e autorit, por ende nuk dihet nëse i plagosuri do të pranojë apo jo të bashkëpuno­jë me Policinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania