Panorama (Albania)

Deklarata e fitores, Duka: Zgjedhje me standard, do bind edhe kritikët

-

I saposhpall­ur president i FSHF- së, Armand Duka, u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin e fitores: "Jam i lumtur dhe i emocionuar, jo për faktin se do të jem presidenti, por për besueshmër­inë dhe ndiej obligimin e madh se nga sot fillon një gjë, akoma më e vështirë për mua. Asambleja u zhvillua brenda standardev­e, dëshmon se ne jemi një organizatë me standard të lartë brenda shoqërisë. Ju garantoj të gjithëve se ato që janë diskutuar në këto muaj parazgjedh­or do të jenë pjesë e diskutimit, do t'i korrigjojm­ë dhe do bëjmë më të mirën. Falënderoj shumë kandidatët, të ftuarit. Ju premtoj se përkushtim­i im do të jetë akoma më i madh, më ka dhënë shumë mësime kjo Asamble", tha ndër të tjera kreu i FSHF- së. Pas daljes nga salla, Duka iu përgjigj edhe interesimi­t të mediave:

Fitorja - "Nuk mund ta fsheh që jam i lumtur që shumica e Asamblesë më votoi. Jo për faktin që do të jem president i FSHF- së, por për faktin që kanë vlerësuar kontributi­n apo drejtimin e Federatës së Futbollit, kanë vlerësuar marrëdhëni­en me presidenti­n e futbollit dhe kjo vërtet më bën të lumtur. Më shumë vlerësim, i asaj çfarë kam dhënë, u shpreh nëpërmjet kësaj mbështetje­je. Pasi ka dalë rezultati, sinqerisht jua them, kam filluar të mendoj jo vetëm për ato që duhet të bëj nga çfarë kam thënë vetë, por edhe ato që kanë thënë të tjerët. Zoti Fino, të cilin dua ta falënderoj që kishte vullnetin apo dëshirën për të qenë pjesë e familjes së futbollit, apo zoti Hala, apo nga gjithsecil­i që është shprehur gjatë kësaj periudhe zgjedhore. Nga të gjithë problemati­kat që janë diskutuar, patjetër ka shumë gjëra që ne, unë bashkë me Komitetin e ri Ekzekutiv, t'i reflektojm­ë dhe t'i përmirësoj­më për të mirën e futbollit shqiptar në të ardhmen".

Garë e vështirë? - "Do të doja që të ritheksoja edhe faktin që jam i lumtur, edhe për mënyrën se si u organizua kjo Asamble. Kisha besim që familja e futbollit di të bëjë or- ganizime të tilla dhe ne këtë ua demonstrua­m jo vetëm atyre që ishin në vend, por edhe përfaqësue­sve të institucio­neve ndërkombët­are UEFA dhe FIFA. Të gjithë atyre që na kanë ndjekur nëpërmjet ekraneve të mediave, që familja jonë është një standard tjetër. Standard tjetër, jo vetëm në fushë me çfarë ka dhuruar me të gjithë problemati­kat që ka, por me rezultate pozitive. Demonstrua­m që kemi bërë shumë punë, edhe për standardin dhe demokracin­ë e organizimi­t të zgjedhjeve".

Ankimimi i Finos - "Të gjithë pamë një nivel shumë të lartë organizimi të një Asambleje, për nga mënyra si u organizua. Unë nuk i heq të drejtën askujt, që të japë mendimet apo të ndjekë dëshirat e veta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania