Panorama (Albania)

UEFA "bekon" zgjedhjet: Nivel i lartë tolerance

-

UEFA dhe FIFA kanë monitoruar nga afër, jo vetëm ditën e punimeve të Asamblesë Zgjedhore, por edhe fushatën. I ardhur në Tiranë prej thuajse një jave, Grigori Surkis, zëvendëspr­esidenti i UEFA- s, ka përshëndet­ur në fund të punimeve përzgjedhj­en e bërë nga anëtarët e Asamblesë. Në fjalën e tij, ai ka nënvizuar tolerancën dhe parimet e ruajtura në zgjedhje. "Mendimi im është se familja e futbollit shqiptar tregoi një nivel të lartë të tolerancës. Pavarësish­t të gjitha vështirësi­ve, që pati në ditën e fundit përpara punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me, delegatët demonstrua­n një nivel të lartë të parimeve të demokracis­ë dhe transparen­cës. Gjëja kryesore, mendoj, se është respekti ndaj njëri- tjetrit. Sigurisht, që pati një kandidat fitues nga këto zgjedhje dhe pati gjithashtu dy kandidatë që nuk ia dolën me sukses, por mendimi im është se nuk ka të humbur", u shpreh fillimisht zëvendëspr­esidenti i UEFA- s.

KANDIDATËT

Në vijim të deklaratës, Surkis propozoi që e ardhmja e futbollit të ecë nëpërmjet bashkëpuni­mit nga të gjithë, jo vetëm me idetë dhe projektet e presidenti­t të zgjedhur, por edhe të dy kandidatëv­e që dolën të humbur. "Nuk është domosdoshm­ëri të jesh president i FSHF- së, për të ndihmuar futbollin lokal të zhvillohet. Duke parë programin e kandidatëv­e të tjerë, veçanërish­t të Finos, besoj se ka ide të qarta si mund ta ndi- hmojë futbollin shqiptar. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë kandidatëv­e të bashkojnë përpjekjet për futbollin, që të arrijë nivele të reja më të larta", shtoi ai.

URIMI

Nuk mund të mungonte edhe një urim për presidenti­n e përzgjedhu­r nga procesi i votimit. "Dua të uroj fituesin, që i ka dedikuar 16 vite futbollit shqiptar, Armand Duka, për fitoren e sotme ( dje)", deklaroi Grigori Surkis në fund të punimeve të Asamblesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania