Panorama (Albania)

Komiteti Ekzekutiv, ja anëtarët e rinj të qeverisë së futbollit

-

Zgjedhje të reja, por qeveria e futbollit është votëbesuar. Në punimet e Asamblesë së futbollit, anëtarësia e Komitetit Ekzekutiv të mandatit të fundit është rizgjedhur plotësisht, me përjashtim të vetëm dy prej anëtarëve që nuk kanë kandiduar. Krahas shtatë anëtarëve, që kanë bashkëqeve­risur me Armand Dukën në katër vitet e fundit, do të jenë në KE edhe Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu, si anëtarët që kanë fituar dje mandatin. Në garë pati edhe "të humbur" të mëdhenj, që vinin si nga bota e jurisprude­ncës me në krye Theodhori Sollakun, por sigurisht edhe nga ajo e sportit me në krye Shkëlqim Muçën, Artan Shytajn dhe Eduard Prodanin.

ZGJEDHJET

Pasi Asambleja votoi presidenti­n e ri të Federatës, punimeve në rendin e ditës, i erdhi radha zgjedhjes së qeverisë së futbollit. Në votim, delegatët me të drejtë vote do të caktonin 9 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv nga 23 alternativ­a, që kishin në fletë. Edhe një herë, votimi nisi me rikujtimin e rregullave të votimit për të saktësuar shenjat me të cilat do të caktohej alternativ­a e zgjedhur, si dhe faktit që një delegat mund të votonte jo më shumë se 9 anëtarë ( aq vende vakantë për KE, duke qenë se presidenti i FSHF- së dhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave janë automatiki­sht të përzgjedhu­r në KE, për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh).

VOTIMET

Edhe për anëtarët e Komitetit ekzekutiv u deshën dy raunde votimi. Në të parin ishin Arben Dervishaj ( 42 vota), Abdyl Kuriu ( 40 vota), Bardhyl Jera ( 37 vota), Lutfi Nuri ( 34 vota), Vasil Bici ( 32 vota), që siguruan mandatin duke marrë vota mbi numrin prej 50+ 1 % të votave. Në këtë raund, pjesa e mbetur prej katër anëtarësh nuk arritën që të siguronin këtë kuotë. Kjo bëri që 18 alternativ­at e mbetura të rihyrin edhe një herë në proces zgjedhjeje.

ANOMALIA

Që në përfundimi­n e raundit të parë të votimit për Komitetin Ekzekutiv, u larguan një pjesë e madhe e delegatëve. Kjo bëri që, në raundin e dytë, prania në sallë të ishte më e ulët. Në këtë raund ia dolën që të sigurojnë një mandat, Enkelejd Alibeaj ( 29 vota), Edvin Libohova ( 26 vota), Bardhyl Minxhozi ( 21 vota), Edmond Spahiu ( 18 vota). Përzgjedhj­a e Libohovës dhe Minxhozit në këtë raund votëbesoi plotësisht qeverinë e futbollit në mandatin e fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania