Panorama (Albania)

Fino: Garë e pandershme, me FSHF shihemi në KAS

"Kam njoftuar FIFA- n dhe UEFA- n për shoqatat e paligjshme"

-

Bashkim Fino e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve në FSHF si të parregullt.

Edhe pse pranon se e ka uruar Armand Dukën pas përfundimi­t të votimit, kandidati për kreun e FSHF- së paralajmër­on një betejë ligjore në vazhdimësi për 12 shoqatat e paregjistr­uara në Gjykatë. Në daljen e parë para mediave pas përfundimi­t të Asamblesë, Fino theksoi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme, pasi Duka manovroi me listën e delegatëve dhe votuan disa klube që nuk ekzistojnë.

Zoti Fino, ju zhgënjen ky rezultat?

Jo, nuk jam i zhgënjyer nga rezultati, pasi e prisja diçka të tillë. Procesi ishte i parregullt, duke filluar nga listat e delegatëve, të cilat ne i kemi denoncuar prej kohësh. Po të shikoni edhe diferencën me 14 vota, janë ato që ne kemi thënë gjatë këtij muaji. Kishim të bënim me 12 shoqata ilegale, të pandershme në këtë votim. Për këtë do të vazhdojmë procesin gjyqësor dhe kjo nuk diskutohet. Nga ana tjetër, vendosja e disa klubeve që nuk ekzistojnë për të votuar si Pojani, Olimpiku, Vlora, Fieri etj., por edhe emërimi i delegatëve, bëri që ky proces të ishte i parregullt. Pra, FSHF kishte edhe gurin, edhe arrën në këto zgjedhje, pasi bëri jo vetëm listat e shoqatave, por edhe ekipeve që nuk janë fare pjesë e lojës dhe votojnë në mënyrë absurde. Natyrisht, kjo solli diferencën në këto zgjedhje.

A ndihesh keq për ata që kanë votuar Dukën?

Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5- 6 klube ilegale, që janë vendosur nga administra­ta e FSHF- së, natyrisht që do të ishte një garë "fair- play" dhe më e fortë.

Pse nuk bëtë asnjë veprim gjatë Asamblesë, për të ndaluar këto shoqata?

Realisht, anëtarët e Asamblesë e ngritën çështjen e shoqatave. Komisioni i Verifikimi­t lexoi një raport që ishte bërë gati nga administra­ta e FSHF- së. Përgjigjet që dhanë juristët, të cilët kanë konflikt interesi dhe natyrisht s'mund të mbrojnë një gjë të tillë. Do të ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur për të thënë fjalën e tyre, por ne këtë çështje e kemi çuar në Prokurori dhe Gjykatë, teksa shpresojmë ta çojmë deri në fund për të mirën e futbollit, jo për mua personalis­ht.

Cilat do të jenë hapat konkretë që do të ndiqni?

Fillimisht do të respektojm­ë gjykatat shqiptare dhe, më pas, do të vazhdojmë jo vetëm në KAS, por edhe në FIFA.

Ju nuk e njihni këtë rezultat?

Rezultati është i anëtarëve të Asamblesë, të cilat janë klasifikua­r nga ky Komitet. Sigurisht ne e kundërshto­jmë këtë rezultat dhe kemi të drejtë të vazhdojmë çështjen ligjore, tashmë. Kjo është në të mirën e anëtarëve dhe jo për mua personalis­ht. Megjithatë, unë i urova suksese zotit Duka pas mbarimit të raundit të dytë.

Nëse UEFA dhe FIFA certifikoj­në rezultatin, atëherë çfarë do të bëni?

Nuk e di se çfarë do të bëjnë FIFA dhe UEFA. Unë kam dërguar personalis­ht në këto dy organizma, qoftë edhe nëpërmjet anëtarëve të Asamblesë, të gjithë dokumentac­ionin e këtyre shoqatave të paligjshme. Ato janë të informuar për këtë çështje, por ne do të vazhdojmë gjyqin, sepse është ndryshe në Lozanë dhe ndryshe në UEFA apo FIFA.

A ju penalizoi fakti, që nuk hoqët dorë nga mandati i deputetit?

Nuk ka të bëjë fare kjo. Gjysma e presidentë­ve në Europë janë deputetë apo politikanë. Edhe vetë zoti Surkis, zv. presidenti i UEFAs, që erdhi këtu, ka qenë deputet.

Çfarë përgjigje do t'i jepnit pas këtij rezultati alibisë së Dukës para zgjedhjeve për ndërhyrjen e politikës...

Unë nuk e kam përdorur politikën. Nga ana tjetër, më vjen keq, sepse kundërshta­ri im e ka përdorur politikën. Për mua, ishte një garë sportive dhe kështu doja të përfundont­e. Mirëpo, me sa duket, në Shqipëri nuk shkëputemi dot nga politika e ditës.

 ??  ?? Bashkim Fino dje në Asamblenë e Pëgjithshm­e Zgjedhore
Bashkim Fino dje në Asamblenë e Pëgjithshm­e Zgjedhore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania