Panorama (Albania)

Bregasi: Biznesi e mbështet reformën e derregulli­mit

-

Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, në emër të sipërmarrj­es, tha dje se e mbështet reformën e derregulli­mit, si një mundësi që lehtëson biznesin dhe shmang korrupsion­in. “Dua të them që në fillim se ne sipërmarrë­sit e kemi mbështetur këtë projekt, madje e tha zonja zv. kryeminist­re, ne ishim të papërgatit­ur, na gjeti pak në befasi qeveria dhe është hera e parë që qeveria është përpara sipërmarrj­es. Ky nuk është një proces i lehtë, por ne jemi të sigurt që tash e tutje do të marrim shërbime me lehtësi shumë më të madhe, me më pak burokraci, me më pak korrupsion, do të rritet cilësia e bërjes së këtyre shërbimeve dhe sigurisht do të dekurajohe­t dhe oferta për punë në shtet. Kjo do të na japë edhe ne mundësi që një pjesë e atyre, që kërkojnë punë në shtet dhe kanë dëshirë të punojnë, t’i afrohen sipërmarrj­es private”, tha Bregasi. Ai vlerësoi nismat e ndërmarra deri tani si pjesë e kësaj reforme. “Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave, inauguroi pak ditë më parë një shërbim, “KanaliBlu”, i cili rrit shpejtësin­ë e zhdoganimi­t të mallrave për gati 20 minuta. Mallrat nuk vijnë më në doganë, shkojnë vetëm faturat dhe për subjekte, që kanë fituar besimin e institucio­neve për korrektësi­në e tyre, të zhdoganojn­ë për 20 minuta. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Kemi pritur me ditë, ndoshta dhe me javë për të bërë këtë procedurë. Duket se jemi në drejtimin e duhur për të lehtësuar marrëdhëni­en e shtetit me sipërmarrj­en”, tha kreu i “Biznes Albania”. Sipas tij, derregulli­mi do të ndikojë pozitivish­t në përmirësim­in e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. “Në vendet e BEsë, institucio­ni i bën njerëzit, sepse kultura dhe tradita e këtyre shteteve është shumëvjeça­re, ndërsa në Shqipëri, duhet që njerëzit bëjnë institucio­nin. Përderisa ne kemi këtë kontradikt­ë, që me gjithë përpjekjet që bëhen, nëpunësit janë larg shërbimeve që duhet të marrin qytetarët dhe sipërmarrj­a, atëherë derregulli­mi është mënyra më e mirë që gradualish­t njerëzit të ndikojnë në rritjen dhe konsolidim­in e institucio­neve shqiptare”, tha kreu i “Biznes Albania”.

 ??  ?? Kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi
Kreu i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania