Panorama (Albania)

Eduard Halimi tërhiqet nga politika, dy gra dorëhiqen për Astrit Veliajn deputet

Ish- ministri: Do t'i përkushtoh­em një projekti privat

- JUXHIN MUSTAFARAJ Eduard Halimi

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Eduard Halimi, ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe ka njoftuar se do të largohet nga politika aktive.

Me një vendim të papritur, nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve në Kuvend ka njoftuar largimin përmes një statusi në "Facebook". Kryesuesi i listës së PD- së në Berat, në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2017, sqaroi se tërheqja e tij nga politika ka ardhur si pasojë e një angazhimi të ri të tij në fushën e jurisprude­ncës. "Për mua ka qenë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuua­r më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër, i përkushtoh­em një projekti të së drejtës ndërkombët­are private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot", ka deklaruar Halimi. Ish- ministri i Drejtësisë, gjatë qeverisjes së djathtë, nuk ka harruar të falënderoj­ë për besimin e dhënë ish- kryeminist­rin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha. "Dua të falënderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontribuoj në jetën politike të vendit në këto vite. Falënderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpuni­min e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptim­in në çdo vendim, prej ditës së parë e deri më sot. Falënderoj të gjithë kolegët e nderuar të Grupit Parlamenta­r, për gjithë bashkëpuni­min në këto vite në politikë. Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminal­izimit dhe paketën kushtetues­e të drejtësisë, në 22 korrik 2016. Falënderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit, që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratik­e do të vijojë përgjatë gjithë jetës sime, si një anëtar i thjeshtë dhe i përkushtua­r", sqaron Halimi.

LARGIMI Vendimi i largimit të Eduard Halimit nga politika ak- tive vjen në një kohë kur gjithë ekipi i juristëve të Partisë Demokratik­e janë angazhuar për të denoncuar në mënyrë të vazhdueshm­e kapjen e drejtësisë nga Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e tij. Halimi, në të njëjtën kohë, mbante detyrën e nënkryetar­it të Komisionit të Ligjeve dhe ishte një nga oponentët e fortë brenda demokratëv­e, për çdo nismë ligjore që qeveria sillte në Parlament. Nëse u rikthe- hemi mbledhjeve të Grupit Parlamenta­r të një muaji më parë, kujtojmë se Halimi ishte protagonis­ti kryesor i një diskutimi të gjatë me kreun e PD, në lidhje me vendimet që opozita duhet të merrte përballë kësaj qeverie dhe një Kryeminist­ri si Edi Rama. Në mbledhjen e zhvilluar në 9 janar të këtij viti, Halimi i kërkoi Bashës që deputetët e PD- së të djegin mandatet parlamenta­re pasi maxhoranca po uzurpon çdo institucio­n. "Nëse në diskutim janë opsionet për bojkot apo djegie të mandateve, unë personalis­ht do të isha për opsionin e propozuar nga doktor Berisha, që është ai për djegien e mandateve. Ato që ndodhën në Parlament, me bllokimin e foltores kur do të fliste Berisha dhe kapjen e drejtësisë me zgjedhjen e një Kryeprokur­ori të njëanshëm, ishin pa dyshim ngjarje të rënda. Por një bojkot do të ishte i dëmshëm për PD", deklaroi Halimi në atë mbledhje. Në të njëjtën mbledhje, nënkryetar­i i Komisionit të Ligjeve kundërshto­i idenë e hedhur në grup për bojkot të komisionev­e Ad- Hoc, për përzgjedhj­en e anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë. "Bojkoti që mund t'i bëhet Reformës në Drejtësi është i dëmshëm pasi e favorizon kundërshta­rin, duke ia lënë atij tërësisht rrugën të lirë për kapjen e plotë të drejtësisë", deklaroi Halimi një muaj më parë, në Grupin Parlamenta­r të PD.

 ??  ??
 ??  ?? EDUARD HALIMI DHE LULZIM BASHA
EDUARD HALIMI DHE LULZIM BASHA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania