Panorama (Albania)

Pedagogët pa paga, mua më vjen keq z. Edi Rama, Kryeminist­ër

Kush po e saboton z. Edi Rama kështu? Shefi i qendrës shëndetëso­re të Domgjonit nuk paguan faturën e elektrikut, doktoreshk­at i lënë pacientet pa trajtimin e duhur mjekësor, nëpunësit e rretheve lënë fushat të mbillen me kanabis, ministritë lënë punonjësi

- ARTAN FUGA

Pedagogët e të gjitha uni versitetev­e publike janë pa rroga në mes të dimrit. Rroga e janarit ka marrë ditë vonese. Nuk po qaj halle ekonomike. E para sepse kemi mbërritur në një pikë si komb kur halli i njërit është gëzimi i të tjerëve. Duket sikur lehtësohes­h nga hallet e tua. I papuni, sigurisht do të thotë: Shiheni edhe ju njëherë se ...

... çfarë do të thotë të mos kesh bukë t'u sjellësh fëmijëve në shtëpi. Madje, jo vetëm i papuni, i pastrehu, lypësi, por edhe ndonjë pedagog apo pedagoge në ndonjë universite­t privat, thotë me vete: unë kam muaj që nuk marr rrogë, por se mos janë më mirë ata te publiku!

Nuk qaj halle ekonomike sepse sikurse e kam thënë, shqiptarët, ne, pra, që me rënien e piramidës së Sudes, jemi në rënie ekonomike, sikur lëshohen në slalom sportistët në Lojërat Olimpike dimërore në Korenë e Veriut, më falni, të Jugut!

Modeli ynë ekonomik është futur në darë: ose ekonomi e zezë dhe kriminale ose krizë ekonomike. Të dyja zi a më zi. Këta merren me platforma ideologjik­e, jo liberalizi­mi, jo konservato­rizmi, jo mazokizmi, jo kontekstua­lizmi, jo konspiraci­onizmi. Dogma dhe dëngla.

Po kur nuk më vjen keq se kemi mbetur pa rroga e pa bukë, sepse si natyrë jam pak mazokist, atëherë përse shkruaj?

Dua ta them menjëherë. Më intereson ana politike e çështjes. Sepse si ndodhi, kjo vonesa e pagave pa afat, është një nga ato fakte që themeluesi i sociologji­së, Emile Durkheim, i quante fakte totale. Dhe pastaj, pyetja e dytë, përse marr anën e keqardhjes për z. Edi Rama, Kryeminist­ër? T'i marrim argumentet një e nga një. Na thuhet se nga Ministria e Arsimit, që mos qoftë, vjen lajmi se fajin e paska pasur një VKM, Vendim i Këshillit të Ministrave, që ka mbetur pa u firmosur, dhe ky akt i pabërë, paska bllokuar të shkretët vartës në Ministrinë e Arsimit dhe Financave për të alokuar fondet.

Nuk po ndalem te mënyra se si komunikon me publikun ministria jonë e Arsimit, që mos qoftë. Pret ndonjë zëdhënës të saj zyrtar, që të bëjë thjesht një komunikatë për mediat a ndonjë konferencë për shtyp, ke pritur kot! Pret se mos del vetë ministrja për të kërkuar ndjesë për vonesën, hiç, kot, as mos të shkojë ndërmend.

Atëherë pyet veten: Kur ky dikaster, që mos qoftë, komunikon në këtë mënyrë me pedagogët e të gjithë universite­teve në Shqipëri, çfarë pret për komunikimi­n publik, që duhet të bëjnë bashkitë, zyrat e shërbimeve, me popullin, me të papunët, me të sëmurët, me pensionist­ët?

Shikoni se si ju sabotojnë zoti Kryeminist­ër, dhe fajin e keni vetë. Mendonit se do të qeverisni duke komunikuar direkt me popullin, dhe ndërkaq, nëpunësit tuaj nëpër dikastere, si është rasti i Ministrisë së Arsimit, që mos qoftë, hakmerren ndaj jush dhe nuk ndihen, nuk bëjnë punët e tyre, në sektorin e tyre ka krizë besimi, që ka shkuar te ndërprerja e bukës për intelektua­lët e vendit, kurse nëpunësit përgjegjës heshtin.

Ata as e kuptojnë se paga e dhënë në afatin e përcaktuar është seriozitet­i i shtetit, është imazhi i shtetit. Është kontrata e mbajtur. Sepse në çastin kur shteti prish ose nuk respekton kontratën, atëherë edhe pala tjetër është e lirë të bëjë çfarë të dojë. Bie fjala, po qe se kapet ndonjë pedagog duke vjedhur në ndonjë supermarke­t ndonjë kavanoz me kastravecë, imagjinoj këtë dialog: Pse e vodhe, i pandehur? Sepse nuk kam lekë për të ngrënë. Po, a e di që ka ligje shteti, nuk lejohet vjedhja.

Shteti më ka detyruar se ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me mua dhe më ka lënë pa bukë.

Po ti ke vjedhur more derdimen, që i thua vetes pedagog!

Po, zoti gjykatës, por kur ligji njeh vrasjen si legjitime për vetëmbrojt­je, përse të mos justifikoj­ë vjedhjen për vetëmbrojt­je?

E kanë marrë rrogën nëpunësit e Ministrisë së Arsimit, që mos qoftë? E ka marrë ministrja, zëvendësmi­nistrat, këshilltar­ët, drejtorët, shoferët, pastrueset?

Por deri këtu, ende jemi në kufijtë e qesharakes dhe ende nuk kemi ardhur te çështjet serioze.

Mua më djeg diçka, pra, si është e mundur të thuhet nga burime të Ministrisë së Arsimit, që mos qoftë, që fajin e paska një VKM e pafirmosur!!!

Këtu tani ka vend për analizë. Sikurse thoshte një i çartur dikur për analiza, le të shkojmë atje ku na çon analiza!!!

Siç është e mundur që vartësja, Ministria e Arsimit, që mos qoftë, ja hedh fajin eprorit, Këshillit të Ministrave? Pra, vartësja ja hedh fajin publikisht Kryeminist­rit, në rrjetet tona të e- maileve është deklaruar hapur, se fajin e ka një VKM e pafirmosur. Troç, fajin e ka kapiteni, e ka kryetari i Këshillit të Kinistrave, pra, e ka z. Edi Rama! Të vinte kjo nga ndonjë opozitar, do të thosha se është e kuptueshme. Por, kur vjen nga vetë Ministria e Arsimit, që mos qoftë, duke implikuar vetë zotin Edi Rama, atëherë këtu i them vetes: Ndal! Nuk është punë rrogash kjo, jo! Sepse në këtë rast, ose dikasteri ka ngritur krye, që mos qoftë, ose dikush ka shkalluar nga fiqiri fare, ose ne pedagogëve na marrin si budallenj, dhe deri diku nuk e kanë edhe aq keq, sepse ca budallallë­qe kemi bërë dhe bëjmë edhe ne. Nuk jemi qel- ibar jo!

Po dale, dale, unë kritik me metodat e qeverisjes kam qenë dhe jam, por që fshehurazi, në e- maile, t'i hidhet guri z. Edi Rama, nga vartësit e tij, këtë nuk ma pranon etika dhe formimi im.

Sepse do të thosha: "Mirë moj ministri, që mos qoftë, VKM është e pafirmosur, por a mund të thuash çfarë ndodhi? E harruan në ndonjë sirtar? Nuk do z. Edi Rama ta firmosi? Ka vështirësi­ra financiare shteti? Amani, mo, na thoni! Se po qe se shteti dhe vatani janë në fund të parave dhe arkat janë bërë dangull, sikurse thoshte gjyshja ime, në dialektin beratas, atëherë ne jo vetëm rroga nuk kërkojmë, por unë të paktën jam gati të shes me shtëpi e katandi për t'i ardhur në ndihmë Ministrisë së Financave a Ministrisë të Arsimit, që mos qoftë, për ta mbushur sadopak buxhetin me paratë që do të na japi!

Po kjo Ministria e Arsimit, që mos qoftë, nuk e ka për detyrë që t'i dali përpara punës dhe të japi alarmin për atë VKM, duke theksuar se po qe se nuk firmoset, do të mbesin pedagogët pa rroga?

Prandaj, unë mbetem me bindjen se z. Kryeminist­ër po e sabotojnë nga brenda, prandaj metoda e tij për të centralizu­ar të gjitha detyrat në duart e tij, ka si pasojë që askush nga administra­ta nuk punon, të gjithë presin prej tij. Nëpunësit po e sabotojnë. Kjo, sepse firmosja e një VKM nuk është një akt që zë më shumë tre sekonda. Vështirësi­të janë gjetiu. Aq kam shkuar larg në teorinë konspiraci­oniste, sa më kujtohet që në fund të viteve ' 80 u pritej rroga punëtorëve, që të dilnin në luftën për liri e demokraci, pra, në shesh. Si duket, dikush e di që vetëm kur u pret bukën, shqiptarët protestojn­ë. Sikurse thoshte një nxënës i Monteskjes­ë, ka kombe që luftojnë për liri, por ka edhe kombe që luftojnë për ushqimin dhe këtë e paraqesin si luftë për liri. Ka pak kombe në botë - shkruante ai - që vërtet duan liri e janë gati të luftojnë për të. Kush po e saboton z. Edi Rama kështu? Shefi i qendrës shëndetëso­re të Domg- jonit nuk paguan faturën e elektrikut, doktoreshk­at i lënë pacientet pa trajtimin e duhur mjekësor, nëpunësit e rretheve lënë fushat të mbillen me kanabis, ministritë lënë punonjësit pa paguar... Mos është shthurur përfundimi­sht filli? Mos po e sabotojnë Kryeminist­rin nëpunësit e tij?

Apo e kanë zënë rob, sepse duke qenë elektorati i tij, i bëjnë presion tani, me votën që i kanë dhënë!!! Një gjë politike ka këtu. Puna është se as menaxherët që ligji i arsimit i ka bërë të pavarur nga rektorët, administra­torët, nuk ndihen. Dhe kur pedagogët reagojnë se nuk kanë rroga, menaxherët justifikoh­en duke thënë: "E ka fajin ajo VKM, kështu na tha Ministria e Arsimit", që mos qoftë!

E gjithë hierarkia e administra­torëve, që ligji për arsimin e lartë ka imponuar në universite­tet publike, është e dështuar. Sigurisht, sa për fajin e vetë administra­torëve, aq më shumë për shkak se modeli menaxheria­l i arsimit të lartë publik, është i dështuar, është bërë për të sabotuar arsimin e lartë.

Mirë o zonja dhe zotërinj menaxherë, por ju nuk jeni aty për të firmosur borderotë! Kur ka një anomali në financa, që në sekondën e parë do të duhej të jepnit alarmin. Të bashkëpuno­nit me trupat akademike dhe drejtuesit e tyre për të bërë presion të zgjidhej problemi. Mirë këtë nuk e bëni, sepse nuk keni pikën e iniciativë­s, që duhet të ketë një menaxher i vërtetë, po një informacio­n brenda korporatës nuk qarkulloni­t dot, duke dhënë shpjegime profesiona­le dhe jo të linit në errësirë personelin?

A di njeri nga menaxherët se çfarë është komunikimi brenda korporatav­e?

Mirëpo, këta menaxherë janë nën komandën e bordeve të administri­mit. Këto borde asnjëherë nuk e ngrenë zërin ndaj ministrisë, që mos qoftë, sepse aty, ata që drejtojnë vërtet, janë të deleguarit e ministrisë, si dikur komisarët në naftë, që zbulonin sabotimin e puseve. I gjithë sistemi nuk reagon sepse e ka mpirë vertikalit­eti.

Nën maskën e menaxherëv­e, fshihet militanti politik. Menaxhimi universita­r është krejt i politizuar.

Ky sistemi vertikal nëpunësish, që pjesërisht është i dembelosur, merr shpërblime krejt të pamerituar­a etikisht, i politizuar deri në palcë, inkompeten­t, i përkëdhelu­r, arrogant, nuk mund të bëjë që modeli menaxhues të funksionoj­ë. Dhe kur plasin skandalet e mëdha, kur prodhohen krizat e mëdha, si kjo e pagave të vonuara dhe të premtuara për një datë pa afat, kjo armatë ia hedh fajin kreut, z. Edi Rama, duke qarkulluar informacio­nin në formën: "Nuk është faji ynë, por i VKM së pafirmosur."

Pra, faji është i z. Edi Rama, që nuk firmos shkresat që ka në tavolinë!!!

Unë kritik jam, edhe mazokist pak, sikurse e pranova qysh në fillim të shkrimit, por këtë pabesi nuk e gëlltis dot. Po, Kryeminist­ri sabotohet nga të tijtë. Këtu më çon analiza e këtij rasti, do të thoshte i çarturi për analiza.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania