Panorama (Albania)

Marku në Vlorë: Kapni organizato­rët e drogës, jo vetëm korrierët

“Policia të mos ngutet me operacione­t, duhet verifikim dhe sekuestrim i pasurive që mund të lidhen me drogën”

- ERALD DELIU

Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme, Arta Marku, ishte ditën e djeshme në Vlorë, për analizën e organit të Akuzës atje.

Marku dha një apel të rëndësishë­m, si për Prokurorin­ë, ashtu edhe për Policinë e Vlorës. Ajo tha se nuk duhen arrestuar vetëm shpërndarë­sit, kultivuesi­t apo përdoruesi­t e drogës, por edhe organizato­rët dhe financuesi­t e saj. “Duhet mosngutje në përfundimi­n e operacione­ve të organizuar­a në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumator­ët, shpërndarë­sit e vegjël, korrierët apo mjetet e transporti­t, por bërja e përpjekjev­e dhe shfrytëzim­i i çdo metode të mundshme ligjore, hetimi dhe shfrytëzim­i i bashkëpuni­mit ndërkufita­r dhe ndërkombët­ar, për të mundësuar identifiki­min, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizato­rëve të grupeve kriminale”, tha Kryeprokur­orja e përkohshme në takimin me prokurorët e Vlorës. Sipas saj, Vlora është një prej vendeve më të njohura të prodhimit të kanabisit, por edhe i drogave të tjera, si edhe vend i rëndësishë­m transiti, rrugët detare të së cilës lidhen me vendet e BEsë. Marku propozoi një forcim të bashkëpuni­mit mes Policisë, asaj kufitare dhe autoritete­ve doganore, që të frenohet trafikimi ndërkombët­ar i lëndës narkotike. “Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishë­m transiti për në vendet e Europës, specifikis­ht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet forcim i bashkëpuni­mit mes Policisë, autoritete­ve Policore Kufitare dhe autoritete­ve Doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifiki­min, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëv­e dhe shkëmbim i informacio­nit në kohën e duhur, me shpejtësin­ë dhe cilësinë e duhur mes tyre”, tha ajo më tej. Kryeprokur­orja pranoi në takim se droga nuk kultivohet dhe trafikohet pa ndihmën e zyrtarëve publikë. Sipas saj, përfaqësue­sit e pushtetit vendor duhet të sinjalizoj­në autoritete­t kur kanë të dhëna për kultivim kanabisi. “Veprimtari­a kriminale në fushën e narkotikëv­e nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimi­t edhe të zyr- tarëve publikë, në hallka kyçe të strukturav­e të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësue­sit e pushtetit vendor, që hezitojnë të sinjalizoj­në kur konstatojn­ë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administra­tive, ashtu edhe të funksionar­ëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsion­it, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Zhvillim të hetimit, duke nisur nga identifiki­mi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtari­së kriminale”, tha ajo më tej. Kryeprokur­orja vuri theksin edhe te pastrimi i produkteve të veprave kriminale, duke thënë se është me rëndësi që të sekues- trohen apo konfiskohe­n bizneset dhe pronat, që janë vënë me para droge ose të pajustifik­uar. Ajo preku edhe një çështje tjetër, atë të falsifikim­it të dokumentev­e, sidomos ato që lidhen me pronën. “Vlora karakteriz­ohet nga falsifikim­i masiv i dokumentev­e, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacio­n turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve. Kjo bëhet evidente edhe në sekuestrim­et e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshm­e dhe të luajtshme. Të verifikohe­n dhe hetohen deri në origjinë, transaksio­net e kryera mbi pronat”, përfundoi Marku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania