Panorama (Albania)

Universite­tet, ulet mesatarja e pranimeve te Mjekësia

Demo: Problemi teknik me thesarin, të hënën pagat në llogari

-

Ndryshe nga pjesa tjetër e administra­tës shtetërore, pedagogët e universite­teve nuk kanë gëzuar ende këtë fillimmuaj­i pagën mujore. Ankesat e ardhura nga radhët akademike se mesi i muajit po i gjen pa paga, thonë se ngërçi është në Ministrinë e Arsimit, e cila nuk ka bërë në kohë kërkesën për fonde nga qeveria, duke bërë kështu që 10- ditëshi i parë i shkurtit të kalojë pa paga. Sakaq, një gjë e tillë hidhet poshtë nga numri 2 i ministrisë, Ervin Demo, i cili thotë se bëhet fjalë vetëm për një problem teknik. Gjithsesi, sipas tij, gjithçka është zgjidhur një ditë më parë dhe të hënën, në datën 12, do të kryhet kalimi i fondit për të gjithë pedagogët e universite­teve. "Ka qenë një problem teknik me thesarin, të cilin e zgjidhëm sot dhe ditën e hënë paradite, të gjithë pedagogët i kanë pagat nëpër llogari. Nuk ka lidhje me bllokimin, ka qenë çështje rakordimi i të ardhurave dytësore me grantin e buxhetit", sqaron Demo. Me ligjin e ri të Arsimit të Lartë, Ministria e Arsimit është përgjegjës­e vetëm për pagat e pedagogëve, ndërsa fondet e siguruara nga universite­ti, shumica e të cilave vijnë nga tarifat e studentëve i menaxhon vetë ai. Me rritjen nga viti i kaluar, niveli i pagave varion nga 73.400 për lektorët apo kërkuesit shkencorë deri në 138.800 për rektorët e universite­teve. Sjellim në kujtesë që këtë fillimjavë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, mu- ngoi në dëgjesën në Komisionin e Medias dhe Edukimit, i cili kishte të bënte me mungesën e akteve nënligjore të ligjit të Arsimit të Lartë, i hyrë në fuqi që në 2015- ën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania