Panorama (Albania)

Koalicioni në Gjermani, shumë vonë për Schulz!

- KATHARINA KROLL*

Çfarëlëviz­jesh marra mendëse. Të mërkurën Martin Schulz u duk si fitues. Ai arriti maksimumin për Partinë Socialdemo­krate në bisedimet për koalicioni­n qeverisës me Partinë Kristiande­mokrate të Angela Merkelit. Ministria e Punës, ajo e Financave dhe Ministria e Jashtme, që do ta drejtonte ai vetë. Tani ai mbetet pa asnjë post. I tërhequr nga kreu i partisë, ai po ashtu humbet edhe ...

... postin e preferuar të tij si ministër i Jashtëm. Përse ndodhi kjo lojë e trishtuesh­me?

Martin Schulz e stërmundoi partinë me shumë kthesa të forta dhe bëri shumë gabime strategjik­e. Këtë ai e kuptoi edhe vetë dhe donte të shpëtonte me postin e ministrit të Jashtëm, duke hequr dorë vullnetari­sht si kryetar partie. Por Martin Schulz i bëri hesapet pa Sigmar Gabrielin. Ky i fundit është i preferuar

artinM si asnjë politikan tjetër në Gjermani dhe donte të mbetej vet ministër i Jashtëm.

Të gjithë indinjatën dhe mllefin e tij, Gabriel e shprehu në një intervistë: "Vajza ime e vogël më tha sot në mëngjes: ' Ti nuk duhet të mërzitesh babi, tani do të kesh më shumë kohë për ne. Është më mirë me ne, se me atë burrin me flokë në fytyrë'". Anë e mbanë u citua dhe mund të lexohet kjo intervistë. Madje, kjo është edhe tema numër një e bisedave në Berlin. Ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish- kryetari i partisë Gabriel flet përmes fjalëve të vajzës së vet. Nuk mund të ketë teatër më të shëmtuar se kaq mes dy burrave, që dikur e quanin veten shokë. Përmes kësaj fjalie bëhet shumë e qartë se ç'po ndodh pas kuintave në partinë tradiciona­le SPD! Edhe Merkeli është tani në tension Martin Schulz e di, që nuk mund ta marrë më veten prej kësaj goditjeje. Kokulur ai tërhiqet tani. E me këtë, ai do t'i bëjë shërbimin e fundit partisë. Ai shpreson që kështu do t'u jepet fund "urgjentish­t" debateve për personelin në SPD. Me këtë, ai do t'i verë në lëvizje anëtarët e partisë, që të miratojnë marrëveshj­en e koalicioni­t me unionin e Angela Merkelit. Sepse miratimi i marrëveshj­es nga baza e SPD- së, është pengesa tjetër përpara, në mënyrë që të mund të krijohet qeveria e re.

Martin Schulz nuk mund të mbështetej më te partia e vet, që e zgjodhi atë me 100 për qind të votave kryetar dhe kandidat për kancelar para zgjedhjeve. Në fund, SPD- ja dukej si një parti tërësisht e refuzuar. Për ta nxjerrë atë tani nga ky batak, është një detyrë e vështirë e kryesisë së mbetur të partisë. Pyetja është, nëse mund të realizohet kjo deri më 4 mars, në ditën vendimtare të votës së anëtarëve të partisë. Në rast të kundërt, jo vetëm SPD ndodhet përballë rrënojash, por edhe vetë Kancelarja Merkel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania