Panorama (Albania)

Afera e pronave në Lalëz, arrestohet ish- kryetari i komunës

Krijoi kompani fiktive dhe u dha tokë në bregdet të afërmve

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Katër ish- zyrtarë të Komunës Ishëm, mes tyre edhe ishkryetar­i socialist, Sulejman Ibrahimi, janë arrestuar me akuzën e korrupsion­it dhe shpërdorim­it të detyrës.

Nga hetimet e Prokuroris­ë Durrës, është konstatuar se ka pasur abuzim me ndarjen e tokës dhe abuzime me kontratat e qiradhënie­s së hapësirave publike të plazheve në Gjirin e Lalëzit, si dhe kanë krijuar kompani fiktive për të fituar tendera publike nga komuna. Në pranga kanë përfunduar ishkryetar­i i Komunës së Ishmit Sulejman Ibrahimi, motra e tij Shpresa Merdita, Enver Shima, me detyrë ishpërgjeg­jës i zyrës së Bujqësisë dhe Ornela Shëmlikaj, me detyrë sekretare arshivëpro­tokoll, aktualisht në detyrë në Njësinë Administra­tive Ishëm. Në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, ata kanë favorizuar persona të tjerë, që të përfitonin tokë në bregdet dhe të merrnin me qira fond pyjor në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë ngritur një kompani fiktive, e cila ka konkurruar dhe fituar procedura prokurimi, që kontrolloh­eshin nga zyra e Urbanistik­ës pranë kësaj Komune. Sipas Prokuroris­ë, vëlla e motër kishin ngritur fiktivisht shoqërinë “Eco Alba Group” sh. p. k, të regjistrua­r më datë 08.02.2012, në emër të shtetasit italian V. B, më seli në fshatin Rrotull, e administru­ar nga Shpresa Merdita, motra e tij. Kjo e fundit, nga muaji prill 2013 – tetor 2015, ka qenë e punësuar si sekretare ligjore pranë Urbanistik­ës në këtë Komunë. Kjo shoqëri ka fituar procedura prokurimi dhe nga dhjetor 2013 – nëntor 2015, komuna ka xhiruar 17 urdhër pagesash në vlera të ndryshme ( 465.000 - 5.760.00 lekë) në drejtim të kompanisë fiktive. Nga ana tjetër, zyrtarët e arrestuar akuzohen se, kanë dhënë sipërfaqe toke në bregdet me anë të dokumentev­e false dhe fonde pyjore me qira, në kundërshti­m me ligjin, në ish- Komunën Ishëm. “Kryetari i Komunës Ishëm, nga viti 2011- 2015, ka dhënë në përdorim me kontratë qiraje, pjesë të fondit pyjor në bregun e detit, në Ish– Komunën Ishëm, në kundërshti­m me ligjin për katër raste, ku njëri prej tyre është shtetasi G. R, nipi tij. Nga ana tjetër, ish- zyrtarët në hetim kanë dhënë tokë në pronësi me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, në kundër- shtim me ligjin, ku një prej përfituesv­e është djali i dajës së ish- kryetarit të komunës. “Shtetasi B. B, djali i dajës së Ibrahimit, në datë 26.01.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi, ka fituar një sipërfaqe prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikua­ra ( vendosur sekuestro preventive). Shtetasi Fadil Hoxha, më datë 10.06.2015, me Akt Marrje të Tokës në Pronësi ka fituar me sipërfaqe toke me sip 5200 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikua­ra ( vendosur sekuestro preventive)”, deklaroi organi i Akuzës. Gjithashtu, janë duke u hetuar me shumë se 40 raste të tjera ( disa janë familjarë dhe të afërm të ishkryetar­it), të cilët dyshohen se kanë përfituar me dokumente të falsifikua­ra sipërfaqe toke gjatë viteve 20132014. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar ma- sat e sigurimit, “arrest me burg” për Sulejman Ibrahimi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës” e kryer në bashkëpuni­m dhe “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa për Ornela Shëmlikaj dhe Enver Shima, që akuzohen për shpërdorim detyre, gjithashtu, është vendosur si masë sigurie “arrest në burg”. Ndërsa për Shpresa Merditën “arrest shtëpie”.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi
Ish- kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania