Panorama (Albania)

Dy gra drejt dorëheqjes, Astrit Veliaj gati të rikthehet në Parlament

E gjashta në listën e PD: Kontaktova me Bashën dhe do ta refuzoj mandatin. Veliaj: Pres vendimin e KQZ- së

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ish- deputeti i Partisë Demokratik­e, Astrit Veliaj, pritet të marrë sërish mandatin e deputetit.

I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit. Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratik­e është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespekt­imit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëv­e. Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëv­e u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj. Mandati i deputetit, në rast të penalitete­ve për mosrespekt­im të kuotës gjinore, i kalon kandidates femër, të vendosur më lart në listën shumemëror­e të kandidatëv­e për deputetë. Megjithatë, burime të sigurta nga Partia Demokratik­e konfirmojn­ë për "Panorama", se do të jetë Astrit Veliaj, ai që do të zërë vendin e lënë bosh në Parlament nga Halimi. I kontaktuar nga "Panorama", ish- deputeti Astrit Veliaj ka theksuar se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z. Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarr­jen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat", ka deklaruar Veliaj.

LISTA Kreu i PD Lulzim Basha, në listën e Beratit ka vendosur të kandidojnë dy femra, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Nisur nga vendimmarr­jet e mëparshme të KQZ- së, mandati i deputetit të lënë nga Eduard Halimi, i kalon psikologes së renditur e gjashta në listë, Juvina Janit. Por vetë Jani, në një prononcim për "Panorama", ka konfirmuar se do ta refuzojë mandatin e deputetit për arsye personale. Jani ka pohuar se është kontaktuar nga kreu i PD, Basha, dhe se i ka shpjeguar edhe atij arsyet e heqjes dorë nga mandati. "Kam pasur kontakte me z. Basha, lidhur me mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Kreu i PD më ka shprehur kënaqësinë e bashkëpuni­mit, por unë kam vendosur të mos e pranoj këtë mandat. Arsyet janë personale. Im bir do të duhet të bëjë një ndërhyrje shumë të rëndësishm­e kirurgjika­le në javët e ardhshme dhe unë si nënë do t'i qëndroj pranë. Nuk do të doja të lija pa ligjvënës Beratin për një kohë të gjatë, ndaj edhe kam vendosur të mos e pranoj mandatin e lënë nga zoti Halimi", ka deklaruar për "Panorama", Jani. Përballë një vendimmarr­jeje të tillë, KQZ do t'ia kalojë mandatin kandidates Monika Qosja, e cila renditet e shtata në listën e demokratëv­e në Berat. "Panorama" kontaktoi edhe me zonjën Monika Qosja, e cila mohoi të ketë pasur kontakte me drejtues të lartë politikë të PD. Qosja theksoi se nuk ka një vendimmarr­je për të lënë mandatin, duke shtuar se nëse KQZ do të kishte një vendimmarr­je pro saj, do të ndihej e vlerësuar. "Nuk kam pasur asnjë kontakt me drej- tues të lartë politikë të PD. Jam njohur vetëm përmes medias me zhvillimet e fundit. Aktualisht nuk kam një informim të saktë lidhur me këtë çështje. Nëse KQZ do të më japë mandatin e deputetit, unë do të ndihesha e vlerësuar", deklaroi për "Panora- ma", kandidatja e renditur e shtata në listën e PD- së në Berat. Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t'i kalojë ishdeputet­it Astrit Veliaj.

 ??  ?? Juvina Qevani, kandidatja e renditur e 6- ta në listën e PD në Berat Monika Qosja, kandidatja e renditur e 7- ta në listën e PD në Berat
Juvina Qevani, kandidatja e renditur e 6- ta në listën e PD në Berat Monika Qosja, kandidatja e renditur e 7- ta në listën e PD në Berat
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania