Panorama (Albania)

Basha: PD po lobon të hapen negociatat e Shqipërisë në BE

“Vendi përballet me shqetësime serioze, me krimin, drogën, korrupsion­in e emigrimin”

- TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se opozita është duke lobuar me faktorin ndërkombët­ar, që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha ka thënë se shqiptarët dhe PD duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE- së, pavarësish­t se raporti i Komisionit Europian në Strategjin­ë për Ballkanin Perëndimor ka nxjerrë në pah shumë problemati­ka për vendin tonë. “Shqipëria në BE është aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëv­e. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratik­e e do Shqipërinë në BE. Unë personalis­ht dhe bashkëpunë­torët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë, që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëv­e dhe së ardhmes sonë të përbashkët. Ne duam që negociatat të hapen, edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze, nga një sërë vendesh anëtare të BE- së, në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracion­in e paligjshëm nga bashkëqyte­tarët tanë, që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri”, shkruan Basha. Por në mesazhin e tij, kreu i PD- së ka thënë se problemet e ngritura në raportin e KE- së të mos ndikojnë në vendimin për çeljen e negociatav­e për vendin tonë. “Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE- së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast, përshëndes raportin për strategjin­ë për zgjerim të BE- së, e cila konfirmon vullnetin e BE- së për anëtarësim­in e vendeve të Ballkanit. Por, qartësisht, përtej këtij vullneti politik, strategjia gre probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë”, thekson ai.

PROBLEMET Pas listimit të problemeve në Shqipëri, Basha ka shprehur vullnetin e tij dhe të PD- së për të ndryshuar politikën dhe ekonominë e Shqipërisë dhe për ta përafruar atë me standardet e BE. “Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsion­it, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokon- kurruese, që duhet të reformohet thellësish­t, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike. Me këtë rast, dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratik­e dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare, duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade”, shkruan kreu i PD.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania