Panorama (Albania)

Lista e KLGJ dhe KLP Bylykbashi: Vendimi nul, s’kishte kuorum

-

Demokratët e quajnë si të pavlefshëm miratimin e listës së kandidatëv­e të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Sipas deputetit të PD- së, Oerd Bylykbashi, lista me 10 kandidatët e KLGJ dhe KLP nuk mund të quhet e miratuar, pasi në sallë nuk ishin prezentë gjatë votimit 94 deputetë, por vetëm 73 deputetët e maxhorancë­s. “Kushtetuta kërkon që Kuvendi të votojë me 94 vota, dhe nëse nuk arrihet një rezultat pozitiv për listën, që do të thotë lista rrëzohet, në raundin e tretë, listat e dala nga shorti quhen të emëruara. Dje nuk ka ndodhur proces votomi, nuk jemi përpara një rezultati ku rrëzohet lista. Procesi i votimit është nulë për një fakt të thjeshtë kushtetues. Neni 78 i Kushtetutë­s përcakton: Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar, në rastin konkret Kushtetuta parashikon 94 vota bazuar në jurisprude­nca e Gjykatës Kushtetues­e Shqiptare, në jurisprude­ncën e Kolegjit Zgjedhor dhe jurisprude­ncën kushtetues­e të vendeve të tjera, përfshirë Kosovën”, tha dje Bylykbashi. Për demokratin, opozita nuk mund të ishte pjesë e këtij procesi, të cilin e quajti si farsë antikushte­tuese, por sipas Bylykbashi­t, i takonte maxhorancë­s që të kërkonte konsensus. “Është detyrimi i maxhorancë­s që të ulej të kërkonte zgjidhjet kushtetues­e dhe politike, në mënyrë që të kishim një proces, siç u projektua në datën 21 korrik 2016. Tentativa e Edi Ramës për ta kapur me çfarëdo lloj mbështetje­je dhe çdo lloj përpjekjej­e, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka rrënuar procesin. Për rrjedhoje, lista e djeshme është nulë, procesi i djeshëm është nulë dhe nuk ka asnjë emërim automatik. Nëse do të konstituoh­ej në të ardhmen, KLGJ ose KLP, me këta 5 anëtarë në secilën trup, do të rrënonin legjitimit­etin kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Prokuroris­ë, e për rrjedhojë, do të bënim nulë vendimmarr­jet e këtyre organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë”, ka thënë dje deputeti i PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania