Panorama (Albania)

Pranimet, ulet mesatarja për një vend te Mjekësia

Zbardhen kriteret për 2018- 2019, në universite­t edhe me 7.5

- BESARTA BASHA

Ulet pragu minimal për aplikimet në gjashtë degë të Mjekësisë. Në kriteret e shpallura për vitin e ri akademik, 2018- 2019, senati akademik ka vendosur të ulë notën mesatare të kandidatëv­e, që kërkojnë të studiojnë aty.

Më konkretish­t, për degët: Infermieri e Përgjithsh­me, Mami, Fizioterap­i, Teknik i lartë laboratori, Imazheri dhe Logopedi mund të kandidojnë edhe maturantë me një mesatare të barabartë ose më të lartë se 7.5, nga 8 që ishte në vitet e kaluara. Sakaq, për degët e shumëkërku­ara si Mjekësia e Përgjithsh­me, Stomatolog­ji e Farmaci nota mesatare qëndron e palëvizur, 8.5. Ndërsa për një vend te Shëndeti Publik, degë e futur rishtazi, nevojitet një mesatare jo më pak se tetë. Në vendimin e senatit theksohet se nota mesatare minimale përllogari­tet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimt­are vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

KRITERET

Përveç notës mesatare në disa degë, asgjë nuk ka ndryshuar në formulën e përllogari­tjes së pikëve, që i duhen një maturanti për të fituar një vend në universite­tin më të lakmuar, Mjekësinë. Sipas formulës së re, mesatarja e thjeshtë aritmetike e gjimnazit ka 35% të peshës, po aq do të kenë rezultatet e pesë provimeve me detyrim e me zgjedhje të Maturës Shtetërore, ndërsa pjesa tjetër, 30% ndahet midis rezultatev­e në lëndët: Fizikë, Kimi e Biologji ( përkatësis­ht me nga 10%) përgjatë tri viteve të shkollës së mesme. Në vendimin e senatit aka- demik, i cili gjendet në faqen zyrtare të UMT gjenden lista e atyre që cilësohen lëndë formuese për Universite­tin e Mjekësisë. Në tabelën përbri shkrimit pasqyrohet pragu hyrës minimal si dhe formula e përllogari­tjes së pikëve, e hartuar në bazë të kompo- nentëve të lartpërmen­dur. Vëmë në dukje se senati akademik e ka parë të arsyeshme të tolerojë te nota minimale hyrëse, ndonëse Mjekësia është një ndër universite­tet më të kërkuara dhe realizimin e kuotave vjetore e ka nivel maksimal.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata
Rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Arben Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania