Panorama (Albania)

IKMT nis shembjen e lokaleve në plazhin e Golemit

Pronari i lokalit: Na dhanë afat vetëm dy orë, kemi leje

-

DURRES - Fadromat dhe mjetet e rënda të IKMT do të shembin objektet e ngritura përgjatë vijës bregdetare në Durrës. Shembja ka nisur të premten në mbrëmje, në vijën bregdetare, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit. Paraprakis­ht, bëhet fjalë për shtatë objekte, kryesisht bar- restorante, të cilat janë ngritur në brezin e pishave dhe brezin e rërës në vijën bregdetare. Të mbështetur edhe nga forcat e rendit, IKMT hasi në kundërshti­min e pronarëve të objekteve, të cilët pretendojn­ë se janë konform ligjit, me dokumentac­ion të rregullt dhe leje ndërtimi nga bashkia. Edhe pse ka pasur një urdhër të mëparshëm, pronarët e këtyre bizneseve kanë kundërshtu­ar punonjësit për prishjen e objekteve të tyre. Por, ka zgjatur shumë pak rezistenca e tyre, pasi fadromat marshuan drejt objekteve të ndërtuara kryesisht me skelete druri, duke i rrafshuar në harkun e pak minutave. Sipas banorëve, pas këtij aksioni qëndron Kryeminist­ri pasi në këtë zonë, sipas tyre, gjendet një vilë qeveritare. Pronarët pretendojn­ë se kanë leje nga bashkia dhe institucio­net e tjera për të ushtruar aktiviteti­n e tyre, ndërsa akuzojnë se nuk u është lënë afat. “Kemi leje ndërtimi, bashkie dhe të gjitha të tjerat. Pas këtyre lokaleve ndodhen vilat e Ramës, ka nevojë për diell, prandaj po shemben objektet. I kemi me letra, me të gjitha, nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim. Aksioni filloi të mërkurën dhe nuk na u dha njoftimi, duhet të paktën një javë që të merren masat. Në mëngjes na thanë nuk do të shembet dhe tani na dhanë afat dy dorë” deklaroi Shkëlqim Dervishi, njëri nga pronarët e bizneseve. Ndërkohë që IKMT ka reaguar për situatën e krijuar, duke sqaruar se po prish ndërtimet e bëra rishtas në Golem dhe se përgjegjës­it do të paditen. IKMT deklaron se lokalet dhe restorante­t janë ngritur në rërë, ndërsa janë brenda fashës së mbrojtur nga bregu. “Janë objekte të ngritura në brezin e rërës brenda fushës së mbrojtur. Ndër- tues, mos ndërmerrni iniciativa antiligjor­e. Ka dokumentac­ione të dyshimta, të dhënat nga zyrtarët e Bashkisë dhe ministrisë, do verifikohe­n. Këta zyrtarë do të mbajnë përgjegjës­i ligjore, që kanë lëshuar këto dokumentac­ione. Do bëhet spastrim i zonës. Pa favorizuar askënd. Edhe ata që janë me leje. Le të përgjigjen bashkitë, si i kanë dhënë këto leje. Nuk është puna jonë kjo. Janë institucio­net kompetente, që do merren me hetimin se si janë marrë këto leje ndërtimi. Ne zbatojmë detyrën”, deklaroi IKMT. l. m

 ??  ?? Dje, gjatë aksionit të IKMT
Dje, gjatë aksionit të IKMT
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania