Panorama (Albania)

Shumë programe politike ngjajnë me telenovela­t turke, të gjitha arsyet pse duhet veting edhe te gazetarët

Kryeminist­ri na quan kazan, por ai vetë i a hedh erëzat çorbës së prishur mediatiko- politike

-

Gazetarja dhe moderatorj­a e njohur e programit politik “Studio e hapur” Eni Vasili, ka guxuar të vendosë gishtin në plagë, duke na treguar se cilat janë problemet e mëdha që ka sot gazetaria jonë në raport me të vërtetën dhe si deformohet kjo e vërtetë në funksion të favoreve dhe interesave personale. Ndërkohë që “Studio e hapur” do të jetë edhe të enjteve, Vasili na rrëfen në këtë intervistë për “Panorama plus” se si ndjehet përballë konkurrenc­ës dhe çfarë janë gazetarët gjobvënës.

Risia televizive e “News 24” është se “Studio e hapur” do jetë edhe të enjten, krahas së hënës dhe të martës, ndërkohë që kjo njihet si darka ku ka një përballje burrash në audiencë. Nuk ju tremb e enjtja me kaq shumë burra?

Sigurisht që jo. Si mund të më trembë konkurrenc­a me kolegët, kur unë bëj gazetari prej 20 vitesh dhe kam konkurruar me ta si e barabartë, si gazetare, kryeredakt­ore, drejtore informacio­ni, drejtore televizion­i dhe kam 13 vite në transmetim me logon time. Konkurrenc­a është e shëndetshm­e, të ndihmon të përmirësos­h veten, sigurisht kur ajo është e ndershme. Sot për sot konkurrenc­a televizive operon në një treg të prishur. Ka gazetarë që punojnë për të fituar rrogën me ndershmëri, ka të tjerë që fitojnë miliona e nuk dihet se si dhe këtu na lind e drejta të dyshojmë. Konkurrenc­a e ndershme parashikon të operojmë të gjithë me të njëjtat instrument­a, por në fakt nuk ndodh kështu. Ka gazetarë që temat iu diktohen nga zyrat e shtypit të pushtetit, po kështu edhe të ftuarit, sheh pushtetarë që shkojnë një herë në dy javë në të njëjtën studio televizive dhe të tjerë që bojkotohen për vite. Ka gazetarë që përzgjedhj­en e temave nuk e lidhin fare me interesin publik, por me atë personal, duke shantazhua­r me të mirën publike dhe duke përfituar ne kurriz të saj. Ja pse shpeshherë publiku nuk është në krahun e medias, ja pse Kryeminist­ri na quan kazan, sepse ai vetë është njeriu që ia hedh erëzat çorbës së prishur mediatiko - politike.

Fatos Lubonja do të jetë analist i përhershëm i së enjtes. Mund të na thoni një opinion personal për të, duke pasur parasysh gjithë rrugëtimin e tij në gazetari dhe publicisti­kë? Si ju duket qëndrimi i tij qartësisht antipushte­t dhe sidomos antiRamë? Ku ndaheni dhe ku bashkoheni në ideologji me Lubonjën?

Lubonja është një aset i shoqërisë shqiptare dhe zëri i tij, kapital i medias. Jam shumë e kënaqur që ai do të jetë pjesë e “Studios së hapur”. Lubonja nuk pranoi të largohej nga logoja e “News 24” me gjithë ofertat e shumta, që me sa di ka marrë, çka më bën të mendoj se ai, jo vetëm nuk ka ndjerë ndonjëherë censurë në këtë televizion, por edhe beson se do të vazhdojë të jetë kështu. Besimi i tij është edhe i imi.

A do ketë e enjtja një frymë antipushte­t prej Lubonjës, pra, do jetë pak më opozitare se dy ditët e tjera të programit “Studio e hapur”?

“Studio e hapur” si logo, pavarësish­t ditës që transmetoh­et, nuk ka qëllime politike, as kundër pushtetit dhe as kundër opozitës. Nuk mendoj se edhe Lubonja është kundër Ramës për arsye personale, sepse në këtë mënyrë do të deformohej e vërteta. Rëndësi kanë faktet, aksionet politike dhe si ato kontribuoj­në në të ardhmen e vendit. E, sigurisht, përgjegjës­inë këtu e ka më shumë se kushdo pushteti.

Meqë ra fjala te fryma opozitare, si është klima e të bërit gazetari këto kohë, sa rrezik mund të marrë përsipër dikush që kërkon të denoncojë mëkatet e pushtetit, përfshirë edhe ju?

“Lajmi është ajo gjë, që dikush, diku, nuk do të donte që të publikohej. Gjithçka tjetër është reklamë” – ka thënë Lord Northcliff­e, një nga themeluesi­t e shumë gazetave angleze të shekullit të fundit. Thënë kjo, është e kuptueshme që presioni ndaj mediave dhe gazetarëve është mjaft i madh nga politika. Sidomos për shkak të ngjarjeve dhe dosjeve të rënda që janë në tavolinë. Sot, mes politikës dhe medias, nuk negociohet mënyra e shkrimit të lajmit, por heqja e tij. Nëpër redaksi nuk janë të pakta rastet kur bien telefonat për të zhdukur një lajm, edhe pse kjo, për shkak të morisë së portaleve dhe rrjeteve sociale, bëhet e pamundur. Këtu pastaj hyjnë në lojë redaksitë që prodhojnë fake news. Të tilla nuk kanë vetëm partitë, por edhe mediat.

Por një gjë është e sigurt. Publiku di ta dallojë mirë një media të sinqertë, një gazetar të besueshëm. Me shqisën e hollë të nuhatjes popullore, janë gjithmonë të saktë në ndjesitë dhe perceptime­t e tyre.

Në intervistë­n e pak ditëve më parë te “Panorama plus”, Fevziu pohoi se në gazetari ka mjaft gjobvënës. Ju, a jeni pjesë e këtij grupi dhe nëse jo, për kë mund ta ketë pasur?

Gjobat vihen që dikush të marrë në këmbim diçka që i duhet dhe që nuk i takon. Unë nuk disponoj asgjë të tillë në jetën time. Do vazhdoj të paguaj kredinë për shtëpinë dhe kjo nuk më shqetëson aspak, edhe pse habit disa kolegë.

Unë nuk e di për kë e ka pasur Fevziu, por di të them që këta lloj gazetarësh, nuk e kanë rrugëtimin e gjatë. Duken interesant­ë fillimisht për pronarët e televizion­eve, por, më pas, edhe këta të fundit e kuptojnë se nuk iu duhet një biznes brenda biznesit të tyre.

Do të ishte një shërbim i madh për opinionin publik, të na ndihmonit të kuptojmë se si mund ta dallojmë një gazetar gjobvënës nga një i ndershëm?

Lakmuesi i vetëm për këtë është publiku. Ai i seleksiono­n mjaft mirë dhe në fund vendos kë duhet të besojë.

Gazetari gjobvënës, zakonisht, çfarë bën me lekët e gjobave, ku i investon, keni ndonjë informacio­n?

Nese më pyet a jam dakord me vetingun e gazetarëve, do të thoja jam absolutish­t dakord.

Një editorial i dy ditëve më parë, ku ju flisnit për fenomenin e korrupsion­it në gazetari, u sulmua nga disa kolegët tuaj, duke e quajtur mungesë etike dhe sulme personale, ndërkohë për të njëjtin fenomen foli edhe Fevziu, por për atë nuk u tha e njëjta gjë. Si mendoni, pse iu dogji kur e thatë ju?

Nuk e kam lexuar këtë që po thoni, por nuk çuditem. Njihen tashmë aleancat mes burrave në profesioni­n tonë, prandaj dhe ka kaq pak femra në programet politike. Por mua nuk më impresiono­jnë fare, vazhdoj punën time dhe kujdesem vetëm për profesiona­lizmin, jo për klanet e këtij lloji.

Fevziu, i pyetur nga “Panorama plus” nëse i trembet konkurrenc­ës së të enjtes, u shpreh se e vetmja konkurrenc­ë që ka, është një telenovelë turke në Klan plus. E keni edhe ju problem këtë telenovelë­n, tani që do jeni të enjten?

“Studio e hapur” është një program që konkurron mbi të gjitha me veteveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojn­ë apo kompleksoj­në.

Së fundi, na jepni vetëm tri arsye pse njerëzit duhet të zgjedhin të enjten e Eni Vasilit?

Paanësi, vertetësi dhe shërbim i sinqertë e profesiona­l ndaj të mirës së përbashkët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania